SHBA-ja ka rritur sigurinë e bazave ushtarake në rajonin Anbar të Irakut në një çast që janë rritur tensionet me Iranin.
Sipas mediave irakiane, mësohet se SHBA-ja ka rrethuar me barrikada prej dheu perimetrin përreth bazave ushtarake Ajnul’ Esed, Kaim dhe Rutbe në perëndim të vendit dhe në afërsi të kufirit me Sirinë.
Po ashtu janë instaluar edhe kamera vëzhgimi me ndjeshmëri të lartë për të përcaktuar menjëherë çdo sulm kundër bazave dhe është rritur ndjeshëm lëvizshmëria ajrore në krahasim me kohën e mëparshme.
Në Irak që nga fillimi i shfaqjes së organizatës terroriste ISIS në vitin 2014, ndodhen rreth 5000 trupa amerikane që po shërbejnë për të luftuar kundër organizatës dhe për të ofruar mbështetje për forcat e sigurisë në rajon.
Pas rritjes së tensioneve midis Uashingtonit dhe Teheranit, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi dje miratimin e dërgimit të rreth 1500 trupave shtesë në Lindjen e Mesme.
SHBA me qëllim për të ndërmarrë masa kundër kërcënimeve që mund të vijnë nga Irani, kohë më parë dërgoi në Gjiri, Njësinë e Forcës Bombarduese të përbërë nga katër avionë bombardues B-52 me kapacitet bërthamor dhe aeroplanmbajtësen “USS Abraham Lincoln”.
Protesta e një pjese të vockël të opozitës (e 6-ta, në mos u gabofsha), të ne në kryeqytet, është autogol. Së pari është pozitive që gjëndja shëndetsore e protestuesve është mirë, e dyta është që protesta mbyllet në shumicën e rasteve në qetësi, e treta është që qeveria është e mir organizuar në raste të tilla. E katërta është një mesazh për NATO-n që kemi njerëz që janë gati të luftojn për të mbrojtur të arrdhmen e të gjithve. E pesta është që situata qetësohet gradualisht vetë vetiu. E gjashta është që kemi halle ndaj negociatat, turistët, investuesit., janë të mirë pritur.