Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, luajti golf gjatë fundjavës me Kryeministrin japonez, Shinzo Abe dhe prezantoi një trofe ndaj fituesit të një turneu sumo. Presidenti ka përdorur aftësitë e veta diplomatike për të dytën ditë gjatë vizitës së tij në Japoni, ku priteshin bisedime të ashpra tregtare.
Donald Trump është i pakënaqur me sufiçitin e madh tregtar të Japonisë me Shtetet e Bashkuara, dhe ka konsideruar vendosjen e tarifave të mëdha ndaj eksporteve japoneze të makinave, nëse nuk arrihet një marrëveshje dypalëshe tregtare.
Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë përfshirë gjithashtu në një luftë tregtare të kushtueshme, që ka tronditur tregjet financiarë në të gjithë botën. Trump, presidenti i parë amerikan që sheh sumo në vendin e origjinës së sportit, u prit me duartrokitje nga audienca.
“Në nder të arritjes si kampion i madh i sumo, unë të dhuroj kupën e presidentit të Shteteve të Bashkuara”, tha Trump.
Megjithatë, pavarësisht miqësisë, tregtia nuk u injorua. “Është bërë progres i madh në negociatat tregtare me Japoninë. Bujqësia ka qenë në qendër të bisedimeve”, shkroi Trump në Twitter.
Në politikë kemi një mënyrë të veçante për tu pasuruar në bazë të publikimit të një libri kariere ” mémoire ”, siq bëri ish Presidenti Topi këtë vit., ndaj letrat e Ramës ndaj kryetarit të PD-së të mos keqinterpretohen pasi kanë vlerën e letrës së Ramiz Alisë për Ismail Kadarenë.
Ne foto eshte me Xi Jinping Presidentin Kinez. Jepini nje kafe gazetarit se nuk i ka dale gjumi drekes. Sayonara