Historike: Deputetja e parë shqiptare në Parlamentin Europian, mbesë e Musine Kokalarit

27 Maj 2019, 01:18Politika TEMA

Arba Kokalari është eurodeputetja e parë shqiptare e zgjedhur në Parlamentin Europian.

Deputetja që përfaqëson Suedinë në Parlamentin Europian, është mbesa e intelektuales, disidentes dhe atdhetares së njohur Musine Kokalari.

“Para disa minutave u publikuan rezultatet pleliminare të zgjedhjeve në Suedi për Parlamentin Europian.

Arba Kokallari pas një fushate fantastike pushtoi Suedinë.

Ajo tani ka siguruar një vend në Parlamentin Europian duke u bërë deputetja e parë me rrënjë shqiptare sipas rezultateve preliminare.

Partia e Arbës ka fituar 17.6 % me të cilin rezultat ju garanton 4 deputetë. Arba Kokalari u lind në Tiranë me 27 nëntor 1986.

Ajo ishte mjafte aktive në Partine Moderate ku udhëhoqi me rininë dhe departamentin e kulturës në qytetin e Stokholmit.

Urime Arba , gëzuar shqiptarë kudo ku ndodheni”, shkruan gazetari Astrit Gashi.

Kush është Arba Kokalari?

Arba Kokalari, lindi më 27 nëntor 1986, është politikane suedeze në Partinë Moderate.

Ajo është deputete në kryesine federative për Partinë Moderate në qytetin e Stokholmit dhe u zgjodh zëvendëse e kryetarit të shoqatës së EPP-së YEPP në maj 2015.

Kokalari më parë ishte sekretare ndërkombëtare e Shoqatës Rinore Moderate

Arba Kokalari, mbesa e intelektuales, disidentes dhe atdhetares se njohur Musine Kokalari, ishte në listë nga partia Partia Moderate që qeveris Suedinë, si një kandidaturë shumë serioze për deputete në Parlamentin Europian.

Ishte vetëm 16 vjeç kur nisi të merrej për herë të parë me politikë, ndryshe nga shumë bashkëmoshtarë të saj. Ajo e shikon politikën si të lidhur ngushtësisht me jetën e saj, pasi edhe studimet i ka mbaruar pikërisht për Politikë dhe Politikë Europiane.

Kokalari premton se do të jetë një zë i fortë edhe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Prandaj shqiptarët që jetojnë në Suedi kishin një arsye më shumë për ta votuar atë të jetë një deputete në PE.

44 komente në “Historike: Deputetja e parë shqiptare në Parlamentin Europian, mbesë e Musine Kokalarit”

  1. Raimond vlonjati says:

    Bravo bravo !

    Urime urime !
    Hajde suksese ne detyren e re Arba !

    1. Titi says:

      Te lumte! Shqiptaret kane nevoje per disa parlamentare europjane qe ti mbrojne nga pretendimet e arrixhive neogrek.

  2. Peço says:

    Është vërtetë për tu përshëndetur dhe uruar. Natyrisht kjo bëhet e mundur në një vënd si Suedia. Por, si anëtar i zjarrtë i LSI-së që jam, do doja të ish plotësuar dëshira e udhëheqsit tim shpirtëror, shokut të lavdishëm Ilir Meta, presidentit më të madh që ka nxjerrë historia jonë qysh nga koha e Tanzimatit, i cili më herët dhe jo në një rast ka deklaruar se do të ishte ai deputeti i parë shqiptar në parlamentin europian. Sepse ky është dhe misioni i ndritur për të cilin Zoti e dërgoi LSI-në tokë dhe bëri po ashtu të mundur që ajo të udhëhiqet nga një vizionare e madhërishme si shoqja Mona. Rroftë LSI.

    1. Mo says:

      Budallakia nuk ka fund

    2. NIKOLLA says:

      nga florinjte e shtetit shqiptare , pa tjeter duhet te kene dhene edhe ty keta hajduterit e kombit tone . si ilir meta e munika kryemadhi . ose i keni vjedhur bashke , ti duhet te keshe qene , hamalli qe i ke transportuar nga krraba , ndermjet tiranes e elbasanit . boll e fryu barkun monika , ka ardhur koha ta uli pak , te haje ndo nje cope buke thate , edhe ndo nje fukara qe fle rrugeve te shqiperise . BOLL ME , ME ILIR METERA E MONIKERA .

      1. Peço says:

        Mo dhe Nikolla! Ndjej keqardhje për ju. Por fajtor jam vet, nuk duhet të tallesha kaq hapur me LSI dhe Ilir Metën. Kënaqësia që ndjej për arritjen e kësaj vajze brilante, sikur mu zbeh, kur kujtova pretendimin e vagabondit politik Ilir Meta, i cili kohë më parë mburrej për misionin për të cilin u krijua LSI, gjoja për integrimin e Shqipërisë në BE. Atëhere kjo vemje e Ramiz Alisë qysh në fëmininë e hershme, u mburr duke thënë se ëndrra e tij na paskesh qënë të bëhet i pari shqiptar deputet në parlamentin europian. Por ka zot dhe ai sheh. Është zoti që zgjodhi nga kjo familje atëdhetare një bijë të mrekullueshme, duke bërë të pavlerë ëndrrën e këtij çobani dhënësh dhe këlysh bariu, pa nder dhe dinjitet, një hajduti të zënë me presh në dorë, të ishte i pari shqiptar deputet i parlamentit. Pse ne udhëhiqemi nga ky kontigjent pa nder dhe dinjitet, është shkaku i vetëm që as kemi për ta parë ndonjëherë dritën e BE. Vetëm kur të kuptojmë se europianët nuk do ti lejonin kurrë vehtes të ulen në një sallë me banditë dhe hajdutë ordiner si përfaqsuesit aktual të klasës sonë politike, vetëm atëhere ka për të hapur dyert BE për këtë vënd.

  3. Shume Urime e suksese pafund Arba Bardhyl Kokalarit!!

  4. ideali says:

    C e do. Bythegrisurit e Enverit, pa asnje skrupull edhe asaj i shkojne prapa. Te shohim, interesant, c qendrim do te mbaje per rrugen demokomuniste te atyre qe treguan barbarine dhe egersine e nje kafshe te eger ndaj gjakut te saj.

  5. Ari says:

    Urime! Nder dhe Kernari per ne te gjithe. Epo, “dardha nen dardhe bie..”

  6. LABI says:

    URIME DHE SUKSESE MUSINE KOKALARIT, TE GJITHE SHQIPETARET NDIHEN KRENAR PER TY ,PA DALLIM PARTIE,FEHE,URIME….

    1. populli says:

      URIME DHE SUKSESE ARBA KOKALARIT,TE GJITHE SHQIPETARET NDIHEN KRENARE PER TY ,PA DALLIM PARTIE ,FEHE,URIME……

  7. fantoma says:

    Është fakt i pamohueshëm, që shqipot bëhen njerëz normalë, vetëm jashtë vëndit të tyre (dhe kjo kur riten që në moshë të vogël), ndërsa në Shqipëri, janë vetëm “kafshë” të tribuve prehistorike (ose e shumta mesjetare…)

  8. Epiroti i vuajtur says:

    Urime vajze e mbare, Te uroj nga zemra sukse dhe sa me dinjidoze ne perfaqesimin tuaj dhe si zog shqiponje u shumofshi ne vendkuvendin tone te munguar. Si jugor nga me jugoret kujtoj shptehjen tone popullore uruese Dardha nen dardhe bie!!!

  9. O Labi eshte mbesa e Musines,vajza e djalit te vellat te saj,Hamitit.
    Krenare e suksese e vetem suksese kesaj vajze te mencur Arba Bardhyl Kokalarit!
    Dardha bie ndene dardhe!Rrace e mencur

  10. shqiptar me tru në kokë e këmbë në tokë says:

    Shoh në foton nr. 5 (në spotin e reklamës për Kokalarin) duket se emri i saj i parë është KRYSSA (ΗΡΥΣΣΑ në greqisht)… (?!) Shahinët “patriotë” të Meros, e përmëndin vetëm me emrin e dytë ARBA… (?!) Kjo vërteton diçka që thash më lart, se shqipot në Shqipëri, janë në “kohën e tribuve shpellare mesjetare”…! Gjysëm të vërtetat, gënjeshtrat sipas oreksit dhe dinakëritë turko-anadollake, i kemi në gjak…!

    1. Alban says:

      Cfare idioti qe je more mavri ( turqizem i huazuar nga greqishtja). Kryssa ne Suedisht, do te thote ‘ veji kryqin’, ose ‘ sheno’- Dhe ne kete rast perkthehet ‘ veji kryqin nr.4 voto Arba Kokalarin’. Por ju filogreket jeni me qesharak se orangutanget qe i mbajne ere kakes se vet, pasi e kane bere.
      Goca, s’ka lidhje me Greqine dhe eshte 100% shqiptare si nga e ema, si nga ati, i cili ka qene ambasador i Shqiperise ne Suedi, Bardhyl Kokalari. Por dhe ti besh analizat njerzve nga emrat, duhet te jesh shume deficent.

      1. Lali says:

        Ti mire ben qe i pergjigjesh ne kete rast, por ketyre ne shume raste nuk ia vlen as te marresh mundimin t’u kthesh pergjigje, e jo me te argumentosh me ta.

        Dhe nje njeri qe nuk di fare suedisht mund ta kuptoje se ajo fjale mund te nenkuptoje ver kryqin ose me thjeshte akoma, voto. Por nuk mund te argumentosh me fanatike te verber qe per qellimet e tyre, kerkojne dhe prezantojne si fakte gjera te paverteta. Madje kush flet per njerez “qe jetojne ne kohen e tribuve shpellare mesjetare”…

  11. Petrit says:

    Ne fakt mero baze do te ishte shume i lumtur sikur te kishte fituar nipi i enver hoxhes.
    Por per fatin e mire te shqiptarëve ka fituar ster- mbesa e MUSINE KOKALARIT e cila u perndoç dhe u internua nga fara e keqe komuniste.
    Ju perkrahës te mjerë te komunizmin nuk duhet te shkruani asnje fjale per kete zonje te nderuar.
    Sepse ju ne te vertete e urreni ate dhe te gjithe ata qe jane kunder jush.
    Ashtu siç edhe un urrej per vdekje kriminelët komuniste.

  12. Virusi says:

    Ate qe ta mohon vendi jot, ta mundeson liria e perendimit. Ok, ta pershendesim kete vajze. Po te ndryshojme qendrimin ndaj kesaj kategorie, qe shoqeria jone I ka sakatuar.

  13. Une e dua babin ambasador says:

    Vajza e ish ambasadorit tone ne Suedi… Pa i hequr aspak meritat vajzes, perfaqesuesit tane neper bote punojne per Shqiperine apo se si te sistemojne familjet e tyre jashte Shqiperise? Ka ndonje (ish) ambasador te Shqiperise qe i ka femijet me pune a sholle ne Shqiperi??

  14. mateo says:

    KOKALARËT KANË QÈNË DHE JANË KRENARIA E SHQIPËRISË.”DALL FRUTTO SI CONOSCE L’ALBERO”(NGA FRUTI NJIHET PEMA).
    Edhe një urim,siç eshtë ai i një militanteje që
    shkruan mësipër,duam ta politizojmë.Gjithmonë,krahasimet çalojnë.
    Urime zj.Kokalari.

  15. Klimax says:

    Urime Kokalarit! Moderatet jane ne opozite dhe nuk qeverisin Suedine ketu e me shume se kater vjet duke humbur ne zgjedhjet e shtatorit te 2014-tes dhe po ashtu te shtatorit te 2018-tes!

  16. H says:

    Tani edhe suedia i përket shqiptarëve. Duhet të na japin ndihma ekonomike.

  17. Votuesi shqiptar ne Suedi says:

    Kenaqesi qe une dhe familja ime i dhame voten ketu ne Stockholm. Poste te larta kane edhe shume shqiptare te vertete ketu ne Suedi, te arritura me shume pune, perpjekje dhe perkushtim, duke bere krenare veten, familjet dhe te gjithe bashkeatdhetaret e vet.

  18. Astriti says:

    Urime dhe zoti e bekofte ate vajze.

  19. Salistani says:

    Edhe kjo nga Gjirokastra?!

  20. albaniafirst says:

    E po dardha do bjere nen dardhe thote nje fjale e urte e popullit te mencur shqiptar.
    Urime vajzes tone.

  21. Naimi says:

    Zghedhja e Arba Kokalarit ne PE po komentohet ne menyrat nga me te ndryshmet ku nje pjese e tyre Po i kapercen edhe imagjinaten .
    Eshte cudi se keto komente e interpretime tregojne shkallen e intelighences,qytetarise dhe civilizimit jo vetem te individeve por te krejt shoqerise.
    Perasonalisht i uroj Arbes ,me gjithe zemer ,
    Suksese dhe gjithe te mirat ne perfaqesimin dinjitoz te PE.
    Por a duhet thene jo eshte mbesa e.Musine.Kokalarit je.dreqi me te birin.
    A e ka.njohur Musinene Arba ???? Jo
    Kush nga keta qe bejne komente e interpretone e ka njhur Musinene ? Askush.
    Te ghithe duan te hiqen si te mencur dhe padashur tregojne injorancen e tyre.
    Tregojne nivelin dhe shpirtligesine qe u bren perbrenda duke i interpretuar politikisht te gjtha problemet.Ja kjo eshte gjithcka,ky eshte njeriu i ri i kohes qe nuk shkeputet dot nga psikoligjia e trajtimit te luftes se klasave.Njeres qe e heqin veten te perparuar dhe nuk dalin dot nga bataku i psikologjise komuniste.
    Musineja ishte nje vajze me ideale qe fatkeqesisht pati fatin e zi ne kohen qe jetoi
    Ajo nderohet dhe perkujtohet e respektuar.
    Po perse duhet ti themi Arbas ,mbesa e Musinese?????? Pse Arba ketu ku ariti ariti ne baze te kontributit te Musinese apo me kontributet e veta.
    O njeres shpelahuni nge myky ne trurin tyaj dhe vleresoni njerzit konkrete per punen e vet e jo te hallave ,tezeve,baballareve.Hiqni dore nga keto mendesi tribale.

  22. Elisabeta Lorge says:

    Nje pjese e atyre komrentusve , qe shkruajn se Arba eshte turke , greke e turli sallatash po ju sqaroj : Arba eshte 100 perqind Shqipetare. Ka ardhur ne Suedi ne moshen 5 vjece ka sudjuar edukuar ne nje vend demokratik ka sudjuar e punuar per 28 vjet me shume djerse pa haruar per asnje cast vendlindjen e origjinen demokratike te familjes se saj . Perballe saj ajo kishte konkurent shume te forte ishte ne Nr 4 ku ajo fitoj . Me respekt nga nje bashkeatdhetare Elisabeta Lorge.

    1. Ambasador, oh sa qejf says:

      Nuk po i heqim meritat Arbes, as shtetesine. Ajo qe duhet te theksojme eshte fakti qe Arba eshte bija e ish ambasadorit shqiptar ne Suedi dhe si e tille, tregon qe babi ka menduar per vete dhe jo per shtetin qe e ka zgjedur ne ate post. Pse nuk u kthye ne Tirane Bardhyli pas sherbimit po qendroi familjarisht ne Suedi? Kjo eshte drama, jo pashaporta apo kombesia e vajzes.

  23. kodrasadikit says:

    Urime shendet e qdo te mire ne jete . Jeni shembull per te mire si ne Shqipni e ne EU .Te shpresojme qe rrugen tuaj ta ndjekin shum te rinje e te reja ne menyre qe zeri i Shqipnise e shqiptarise te ndegjohet gjithandej .

  24. leonard Jani says:

    Me behet shume qejfi ne rradhe te pare se eshte vajza e nje mikut tim ing. Bardhyl Kokalarit, i cili u largua nga Shqiperia kur u emerua ambasador i Shqiperise ne Suedi. Suksese Bardhi vajzes.

  25. Koz says:

    Urime e dashur Arba !
    Shume suksese e mbaresi ne punen tende fisnike.

  26. eri says:

    Bravo Arba! Bravo per veten tende, per familjen, per emrin e Musinese qe u kujtua dhe njehere tjeter per mire fale fitores tende! Bravo per te gjithe shqiptaret e mire, ata me edukate, me kulture, me bindje dhe me karakter! I tregove dhe njehere te gjithe shqiptareve se ato familje te persekutuara me te vertete, ato me vlera me zgjuarsi dhe tradita jane te zotet te cajne dhe tregojne veten kudo neper bote. Ish te persekutuarit e vertete (dhe jo ish-komunistet qe moren libreze te persekutuari–shume abuzime u bene me emrin te persekutuar–xhelatet jane sot kudo ne bote me letra te persekutuari–kjo eshte vrasje dhe turp per se dyti i hedhur mbi te persekutuarit e vertete) e kane teguar veten se kush jane jashte atdheut. I keni sot mjeke, notere, avokate, inxhiniera kudo ne USA, ne Kanada, ne Australi, ne Itali, ne Suedi, ne Angli etj, Ish-pedagoget dhe inxhinierat komuniste dhe bij komunistesh i shikoj me shume gezim te bejne pune te rendomta dhe te shtrojne kurrizin per te ngrene nje cope buke. Emigracioni jashte shqiperise eshte ilaç per shume syresh. Ata justifikohen qe erdhen ne moshe te madhe ne emigracion, jo veshtiresia e gjuhes, etj. Po femijet tuaj more horra, çfra kane ndritur ketu? I sollet nga 10 vjec dhe nga 5 vjec ne emigracion. Po deshtake ngelen, deshtake e bij deshtakesh. Fardha bie nen dardhe ka thene dikush me lart. Eshte e vertete, familjet e medha dhe me tradite ia fusin gishtin halabakeve. Mos harroni Enveri uli malet dhe ngriti halet, po kjo per nje kohe te shkurter se po e pate prejardhjen nga muti, nuk vonon shume e do fillosh te mbash ere te keqe brez pas brezi. Po rrojme dhe po shohim.

  27. Per memedhene e rezuar pertoke says:

    Pak e dine, pervec ne gjirokastriteve me rrenje, se po te mos ishte Enveri, Musineja me ate qendrim antikomunist te paperkulur e te hapur do te ishte pushkatuar si u pushkatua shoqja e saj gjirokastrite, Liri Gega.
    Musineja kishte dy vellezer te pushkatuar ne 45. Ajo vertet jetonte ne Rubik, por lejohej te vinte regullisht te vellai i saj Hamiti ne Tirane. Vete Hamiti, nje intelektual e perkthyes nga me te miret, nuk u leviz ndonjehere nga Tirana dhe punoi duke i dale emri si perkthyes ne nje sere romanesh franceze (ka qene nje nga 2-3 njohesit me te mire te frengjishtes ne Shqiperi), dhe djalit te tij, Bardhylit , ose te Arbes eurodeputete, me porosine e Enverit iu dha e drejte studimi dhe mbaroi ne ate kohe inxhinierine mekanike.
    Ne kete rast miqesia familjare dilte mbi bindjen ideologjike te Enverit. Po keshtu ka ndodhur edhe me te madhin Eqrem Cabej te cilin Enveri personalisht e ka hequr nga lista e atyre qe Mehmet Shehu do te pushkatonte ne 1951 per “bomben ne Ambasaden Sovjetike”

  28. Per memedhene e rezuar pertoke says:

    Pak e dine, pervec ne gjirokastriteve me rrenje, se po te mos ishte Enveri, Musineja me ate qendrim antikomunist te paperkulur e te hapur do te ishte pushkatuar si u pushkatua shoqja e saj gjirokastrite, Liri Gega.
    Musineja kishte dy vellezer te pushkatuar ne 45. Ajo vertet jetonte ne Rubik, por lejohej te vinte regullisht te vellai i saj Hamiti ne Tirane. Vete Hamiti, nje intelektual e perkthyes nga me te miret, nuk u leviz ndonjehere nga Tirana dhe punoi duke i dale emri si perkthyes ne nje sere romanesh franceze (ka qene nje nga 2-3 njohesit me te mire te frengjishtes ne Shqiperi), dhe djalit te tij, Bardhylit , ose te Arbes eurodeputete, me porosine e Enverit iu dha e drejte studimi dhe mbaroi ne ate kohe inxhinierine mekanike.
    Ne kete rast miqesia familjare dilte mbi bindjen ideologjike te Enverit. Po keshtu ka ndodhur edhe me te madhin Eqrem Cabej te cilin Enveri personalisht e ka hequr nga lista e atyre qe Mehmet Shehit do te pushkatonte ne 1951 per “bomben ne Ambasaden Sovjetike”

  29. Cajupi says:

    C’do te thote Ismaili qe ka akuzuar disa vjet babane e Arbes (Bardhyl Kokalarin), ish ambasador i Shqiperise ne Suedi, se e ka penguar te marre Cmimin Nobel.
    C’far folklori Nobelist!!!!!!

  30. kodrasadikit says:

    E majta dhe e djathta e kuptohet ppsh parti famkeqe qe e lan Shqipnin e Kosoven ne balte ose ne lloq ! Vetem te rinjet si kjo e shum e shum te rije qe po rilindin ne trojet shqiptare do ta ngritin Shqipnin aty ku e don shpirti e zemra jone .Uime nga Prizreni legjendare …

  31. . says:

    urime Arba shqiptare si ti na japin krenari.

  32. ...... says:

    Përse nuk i botoni të gjithë komentet këtu?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje