"Lëvizja Vetëvendosje": Dorëheqja e Ramës nuk mjafton! Të shembet sistemi

27 Maj 2019, 09:26Politika TEMA

Qendra në Tiranë e Lëvizjes Vetëvendosje ka komentuar krizën politike dhe përmes një deklaratë është futur në mes të sherrit mazhorancë-opozitë. Në deklaratë, kjo Lëvizje thotë se vetëm dorëheqja e Kryeministrit Rama nuk mjafton për ta nxjerrë vendin nga kriza e gjithanshme.

“Pushteti ka abuzuar me mandatin e dhënë nga qytetarët. Rritjes së varfërisë dhe pabarazisë i është përgjigjur me arrogancë e dhunë. Paaftësinë ka tentuar ta mbulojë me marketing dhe kontroll mediatik, dhe nuk jep më llogari. Kriza në Shqipëri nuk është mes opozitës dhe pozitës, por është një krizë e përgjithshme ekonomike, shoqërore dhe insitucionale”, thuhet në deklaratë.

Vetëvendosje mendon se parlamentarizmi në Shqipëri ka rënë dhe mazhoranca është duke u përpjekur që të krijojë një opozitë formale që e kontrollon vetë. Por, përgjegjësi për këtë situatë nuk i jep vetëm shumicës aktuale.

“Shqiptarët nuk janë të verbër. E kanë të qartë se për këtë gjendje përgjegjësi mban edhe opozita, e cila ka pranuar më herët të ndryshojë edhe sistemin elektoral për të siguruar përjetësinë e dy partive që kanë gati 30 vite që sundojnë Shqipërinë me trajtat e një sistemi neo-feudal.

Prandaj është e kuptueshme pse gjatë protestave studentore, studentët i mbajtën larg partitë. Këto parti politike kanë braktisur shumë prej kauzave që kanë mbështetur, dhe nuk e gëzojnë besimin e qytetarëve.

Por qytetarët e kanë bërë tashmë të qartë me pjesëmarrjen e tyre nëpër protesta se status quo-ja nuk është më e pranueshme. Kush nuk e sheh këtë kërkesë legjitime të qytetarëve, nuk është duke e ndjerë apo kuptuar momentin kritik në të cilin ndodhet vendi”, vijon deklarata.

Si zgjidhje, VV sheh pikësëpari ndryshimin e sistemit zgjedhor, nga proporcional rajonal me lista të mbyllura, siç është aktualisht në proporcional kombëtar me lista të hapura.

“Nuk ka asnjë arsye legjitime pse sistemi elektoral në Shqipëri mos të jetë proporcional kombëtar, me lista të hapura, siç është edhe në Kosovë. Në këtë mënyrë qytetarët do të mund t’i zgjidhnin vetë kandidatët brenda listave, si kundërpeshë edhe e mungesës së demokracisë së brendshme në subjektet politike në Shqipëri, ku i pari i Partisë vendos thuajse gjithçka”, propozon VV.

Vetëvendosje thotë se sot vendi nuk qeveriset nga asnjë parti, por nga një grusht politikanësh. Sipas Lëvizjes, PS ka humbur vlerat e së majtës dhe si shembull për t’u ndjekur propozon laburistët e Jeremy Corbyn në Britaninë e Madhe.

“Duhet thënë se Partia Socialiste nuk është në pushtet, pasi vendi drejtohet nga një klikë politikanësh e tajkunësh që numërohen në gishta të dorës. Kjo linjë shkon në drejtimin e kundërt me zhvillimet në partitë socialdemokrate në Europë.

Mjafton të japim shembullin e Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, e cila ka hequr dorë nga slogane si “përtej të majtës e të djathtës”, që përsëritnin udhëheqësit e saj të mëhershëm dhe tashmë është rikthyer te socialdemokracia përmes luftës kundër pabarazisë për shumicën dhe jo për privilegje për pakicën.

Me programin politik të ngritur mbi drejtësinë sociale, ajo ka rritur dukshëm edhe përkrahjen nga qytetarët”, thotë deklarata.

Vetëvendosje deklaron se politika deri më tani, për të ruajtur pushtetin ka përçarë qytetarët duke tentuar edhe diskriminimin mbi bazën e prejardhjes.

“Duke treguar një mendësi qeverisëse krejtësisht pronvicialiste dhe klanore në drejtimin e vendit. Shqipëria nuk mund të vazhdojë më kështu. Shqiptarët meritojnë udhëheqje dhe programe përparimtare ekonomike dhe politike. Le të nisë ndryshimi me një akt emancipues si dorëheqja”, mbyllet deklarata.

10 komente në ““Lëvizja Vetëvendosje”: Dorëheqja e Ramës nuk mjafton! Të shembet sistemi”

  1. jo per gje... says:

    O Albin po me kriminelin e Serbise ne Tirane perse u takove buzagaz? Ti sikur je djale trim qe i thua te vertetat hapur apo jo? Thuaju shqiptareve te vertetat perse mendon ti se Shqiperia ka 30 vjet ne krize? S’ka gisht krimineli i Serbise ne djegien dy here te Shqiperise dhe konfliktualitetit konstant politik? Apo mos udhezimet i ke ndryshe?
    Jo flm ‘vetevendosja’ me mire degjoj ata qe e kan provuar veten kunder armiqve te Shqiperise me lufte dhe jo me pordhe.

  2. anonim says:

    Pak deme i ke bere Kosoves me politiken tende o Albin dhe ke ardhur me rregulluar Shqiperine , nuk je i mirpritur ketu , nuk ke imazh pozitiv por vetem nje politikan i pakuptueshem qe ben vetem show dhe rremuja,,,,,

  3. Tiranasi 2020 says:

    Pirdhuni nga Shqiperija ju plehrat e Kosoves qe po fusni percarje , ju te vetvendosjes jeni barbare dhe anadollak.

  4. arberbrooklyn says:

    majat nga themrat ti kakac i qelbur, apo bete lemsh kosoven ju dordoleca dhe po i vini ne ndihme sali qelbesires te beni gjullurdi dhe shqop[erine , jasht plera , dhe mos flisni per gjera qe sju takoj n fare .

  5. ali peza says:

    Kush dreqi te degjon se çfare pjerdh ti.Ketu ne Shqiperi nuk ke vend pa rregulluar punet qe ke nisur ne Kosove.Ik qerohu.

  6. Flutura says:

    Sistemi nuk shembet me doreheqje, por me voten e qytetareve.

  7. K. P. says:

    Nuk e di, se c`ka bere apo thene dikush ne kete apo ate kontekst!
    Propozimi i paraqitur nga VV lidhur me berjen e politikes, ngritjen dhe funksionueshmerine e superstruktures se shtetit eshte per mendimit tim i sakte dhe shpresoj te gjeje mbeshtetje ne popull!
    Por kam frike, se ne “kanunoret” jemi ne pergjithesi aq loqe, saqe nuk perqafojme apo mirepresim ide te vyera per vendin tone kur keto ide mund ta kene zanafillen nga nje zone apo krahine e caktuar, sic mund te jete Kosova! Nese idea vertet vjen qe andej, kuptohet! Gjithashtu duhet thene, se kjo ide nuk do ndonje shkolle apo nivel te vecante intelekti per tu “thurur”! Aq me pak, kur ne tekst na sugjerohet nje orientim pas nje praktike te nje partie nga Britanie e Madhe, pra modelet e mundshme ekzistokerkan! Ne na duhet guxim! Guxim per te kerkuar nga larot e politikes shqiptare pushtetin, te cilin e mbajne qe prej thuajse dri dekadash duke na q*re nga mengjesi e gjer`ne darke!
    Shpresoj te mos tregohemi driteshkurter e kanunore te ndyre, pasardhes te bace Berishes, Metes dhe pse jo edhe te Rames dhe tu tregojme ketyre ate sjellje qe duhet treguar per te vene ne vend dinjitetin tone popullor! Por:
    ta zeme se u zbrapsen larot; kush do te vinte ne vend te tyre?

  8. Taraboshi says:

    Altin nuk po e marr vesht se kujt i sherbenti dhe V V jote Ishe ne Kosove dhe nuk ndrite asgje.po perkundazi bere percarje.Tani na erdhe edhe ne Shqiperi dhe mundohesh te besh te njejten pune.Qe ne fillim utakove me perfaqesuesin e PD more udhezimet dhe po ecen nen drejtimin e tij.Dorheqia e KM nuk eshte atribut per te miren e vendit por ne dobi te shkaterrimit te reformes ne drejtesi dhe reformave te tjera.
    Per levizjen studentore qe u perzive edhe ti. Nuk e kuptova se cfare kerkonin ne interes te ecies perpara te vendit.Per protestat qe ti i quajte popullore.perseri nuk mora vesht se ku ishte prograsi i saj.Ne keto protesta nuk pashe asgje perveq nje grupi cetnikesh prej 60 apo 70 kacakesh
    qe sulmonin institucionet dhe policet.DMTH dhunen e tyre dhe kjo ishte ne interes te lidereve te partive PD dhe LSI qe i sherben prishjes se shtetit te se drejtes me qe reforma ne drejtesi eshte afer fundit dhe do te ngrihen organet perkatese se saj.
    Krahasimi i Partive Angleze me PS Pse nuk bere krahasim per ekonomine e Anglise dhe Shqiperise.Ku ne cdo vend te botes.tregues i nivelit te politikes eshte ekonomia.

  9. Anti Janatullos says:

    Vv‘je,është themeluar nga shërbimi intelegjent Serb.
    Kosova,për gjashtë vite 2008-2014 ka arritur një zhvillim ekonomik e arsimor më të mirin në Rajon,gjatë këtyre gjashtë viteve vv‘je,e‘ka luftuar shtetit e Kosvës me një brutalitet të papar.
    Hapja e degës së vv‘jes nė Tiran,është bërë për ta perqar PS‘në,dhe për ta ndimuar shtetërrenusin-SRBerishen.
    Ftojë të gjithë Shqiptaret të bojkotojnë organizaten,Palaqo,vv‘je.
    Pershendetje nga Dardania.
    Tung

  10. a.f. says:

    Ideja eshte e mire, por po te kishte qene e mundur, Vetvendosja duhet ta kishte aplikuar me pare ne Kosove, qe te kishim modelin edhe ne Shqiperi. Kjo parti duhet te ndryshoje emrin qe te sjelle ndryshimin ne te dyja anet e kufirit, sepse “me forcat e veta” shqiptaret nuk do dalin per te pakten 100 vjet nga rrethi vicioz qe sorollaten prej shekujsh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje