Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: Basha të përgjigjet për 400 mijë votat e humbura në 6 vite, përjashtimet dhe mbushjen me njerëz pa identitet

29 Maj 2019, 10:23Politika TEMA

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Edvin Kulluri, në një postim në rrjetin social akuzon fort Lulzim Bashën se për 6 vite me radhë i ka hequr partisë plot 400 mijë vota.

Ndërkohë që sipas Kullurit, kreu i PD ka përçarë partinë, përmes përjashtimeve dhe i ka mbushur strukturat drejtuese me njerëz të pa indentitet.

Postimi i plotë i Kullurit:

A eshte bere ndonje debat ne PD pas 6 vitesh, pse i mungojne te djathtes mbi 400 mije vota nga 2013 e ketej?

Apo do vazhdojme ti shmangemi thelbit te problemit duke u marre vetem me kundershtaret?

A eshte e djathta alternativa me e mire qeverisese dhe pse?

Apo e djathta do rri neper cadra dhe sheshe duke prodhuar protesta dhe rezistence nderkohe qe duhet tu ofroje shqiptareve nje filozofi qeverisese dhe njerez me te zotet dhe te moralshem se kundershtaret?

Cfare perfaqeson PD sot, nje zgjatim perserites te viteve 2005-2013 apo nje trajektore te re politike?

A ishte “republika e re” e 2017 nje deshtim apo sukses?

Ne vitin e 6-te te opozites duhet te kete entuziazem per fitoren e zgjedhjeve apo perpjekje per ekzistence?

Pse mijera militante dhe qendrestare te PD nuk besojne tek lideri dhe ekipi i tij?

Pse PD ne vitin 2005 ishte e bashkuar ndersa sot eshte me e percare se kurre?

Pse ne baze njerezit perplasen me njeri-tjetrin dhe nuk bashkohen ndaj qeverisjes?

Edhe per sa kohe cadra, bojkoti, djegia e mandateve do fshehin problemet e verteta te se djathtes?

Pse Keshilli Kombetar 2014-2018 nuk u mblodh asnjehere dhe kete vit eshte mbledhur rregullisht?

Pse eshte eshte mbushur ky keshill me njerez pa asnje atribut politik dhe publik, ku shume syresh kane qene aleate te Rames deri ne 2017?

Pse lideri i partise vetem prodhon armiq dhe nuk shton mbeshtetesit brenda dhe jashte Shqiperise?

Pse e vetmja mbeshtetje nderkombetare eshte katandisur tek nje keshilltar i nje prej dhjetera bordeve te CDU, nderkohe qe gjithe qeverite e vendeve mike jane te vendosura kunder djegies se mandateve dhe bojkotimit te zgjedhjeve?

Kur lideri i PD te jape keto pergjigje PD mund te filloje te binde shume votues te PD te kthejne optimizmin dhe votat per PD!

Dhe natyrisht qe ceshtja e identitetit politik ndodhet ne udhekryq me shume se kurre sidomos pas zgjedhjeve per parlamentin europian dhe ato per Presidentin ne SHBA 3 vite me pare.

A do jemi parti liberale e qendres se djathte(qe po zbehen me shpejtesi), parti konservatore moderne(qe po rriten me shpejtesi ne te anet e Atlantikut), apo nje grup njerezish qe ecin politikisht kuturu pas kryetarit te partise?

Kur nuk e dijme vete se cfare perfaqesojme, cfare presim nga shumica e qytetareve?

Gare per qeverisjen nuk eshte vetem lufta ndaj kundershtarit por oferta elektorale me e mire.

Ky moment perplasjeje nje dite do mbaroje, per mire apo per keq, por zgjedhjet nje dite do te behen dhe pa pergjigje per keto ceshtje rezultati final do jete i paqarte.

6 vite jane shume per tu endur mes kaosit, paqartesise dhe shpreses “nje dite do te vijme ne pushtet”!

2 komente në “Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: Basha të përgjigjet për 400 mijë votat e humbura në 6 vite, përjashtimet dhe mbushjen me njerëz pa identitet”

  1. anonim says:

    tani qe situaten e ka mare ne dore Flamur Herman Geringu , kryegangsteri i pd-se komandanti i naziskineve te mamurasit kjo shifer do shkoje nga 400 mije ne 650 mije vota minus pd-ja . Do e shohim ne zgjedhjet e 2021 se sa poshte ka rene pd-ja me keto mitingjet me molotov te drejtuara nga Sahit Tritol molotovi se ku e kane katandisur imazhin e pd-se ne popull,,,,

  2. ce says:

    kur e shoh dhe Aleksander Biberajn qe bashkohet me disa vandale qe hedhin molotov tek dera e kryeministrise une i mbaj turpin ,,,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje