“Der Standard”: PD ka lidhje të mira në Gjermani dhe duan që BE të përfshihet në konflikt, Rama po lobon për “Shqipërinë e Madhe”

30 Maj 2019, 11:03Politika TEMA
“Der Standard”: PD ka lidhje të mira në Gjermani dhe duan

Gunther Kirchbaum- Lulzim Basha

Gazeta austriake “Der Standard”, ka bërë një shkrim për situatën politike në Shqipëri.

Autori i shkrimit, Adelheid Ëoelfl, është shumë kritik me Ramën dhe thotë se ai po bëhet autoritar dhe po shfaqet si nacionalist.

“Qeveria shqiptare vendosi që shqiptarët, të cilët jetojnë në Malin e Zi dhe në Maqedoninë e Veriut, nuk do kenë më nevojë për leje pune nëse dëshirojnë të punojnë në Shqipëri. Kryeministri shqiptar, Edi Rama, po ndjek një kurs shumë nacionalist dhe po simpatizon gjithmonë idetë e Shqipërisë së Madhe.

Ai përpiqet ta portretizojë veten si udhëheqës të shqiptarëve në rajon. Po ashtu, Rama ka ngritur vazhdimisht qytetarët kosovarë në poste ministrore në Shqipëri. Zëvendësministri i Jashtëm, Gent Cakaj është kosovar.

Ai erdhi në detyrë, kur Rama shkarkoi në janar ministrin e Jashtëm të njohur ndërkombëtarisht, Ditmir Bushati. Bushati e kishte kundërshtuar idenë e orientuar nga Rama, i cili kishte folur në favor të ndarjes së Kosovës, në mënyrë që veriu, ku jetojnë shumë serbë, të bëhet pjesë e Serbisë.

Në terma afatgjatë, kjo politikë e Ramës përbën një kërcënim për integritetin e Kosovës, për shkak se forcon zërat, që kërkojnë të bashkojnë Kosovën me Shqipërinë”, shkruan “Der Standard”.

“Rama nuk është vetëm një nacionalist, por vepron gjithmonë e më shumë si autoritarist. Për shembull, Shqipëria ka rënë së fundmi në renditjen e Reporterëve pa Kufij me shtatë vende, në vendin e 82-të në krahasimin ndërkombëtar.

Sulmet e qeverisë dhe grupeve të krimit të organizuar kanë arritur në vitin 2018 në nivele të pashembullta. Reporterët pa Kufij kanë raportuar për fyerje, kërcënime me vdekje dhe padi ndaj gazetarëve, që kanë për qëllim t’i trembin.

Vetë Rama i quan gazetarët ‘kazan’. Një nga gazetarët, Ylli Rakipi, e ka mbrojtur veten dhe ka ngritur padi ndaj Ramës. Më herët Rama e kishte paditur Rakipin, për shkak se gazetari televiziv e kishte përshkruar kreun e qeverisë si një ‘kloun’.

Diskursi politik në Shqipëri është tejet i ashpër. Ai, gjithashtu, ka të bëjë me faktin se të dyja partitë- socialistët dhe demokratët- luftojnë me njëra-tjetrën për dekada me radhë në mënyra të tilla që më shumë të kujtojnë një luftë asgjësuese sesa një mosmarrëveshje politike.

Asnjë fjalë e mirë nuk rezervohet për kundërshtarin dhe ka vazhdimisht përpjekje për të bërë fushatë ndaj kundërshtarit politik në vende të huaja”, vijon shkrimi.

Më pas, “Der Standard” shkruan se Partia Demokratike ka lidhje të forta në Gjermani (gjë që është parë së fundmi me kundërshtimet për hapjen e negociatave për Shqipërinë), dhe kërkon të përfshijë BE-në në konfliktin politika shqiptar.

“Konservatorët e PD kanë kontakte të mira me Gjermaninë dhe duan që BE të përfshihet në konflikt, siç ishte rasti me Maqedoninë Veriore në vitin 2015”, thuhet në shkrim.(TemA)

11 komente në ““Der Standard”: PD ka lidhje të mira në Gjermani dhe duan që BE të përfshihet në konflikt, Rama po lobon për “Shqipërinë e Madhe””

  1. fati says:

    Shkrim muti dhe nga nje gazetar qelbesire. Turp per ate gazete dhe per ata qe e funnizojne me genjeshtra dhe mashtime. Si ka mundesi qe nje gazete qe e heq vehten te rendesishme te beje genjeshtra dhe shpifje te ndyra si keto.

    1. Mendim personal says:

      Argumenti qe ministri i jashtem eshte nga Kosova per nje gazete Europiane eshte Rracizem
      Eshte nje punonjes administrate me vendlindje jashte kufijve administrativ te vendit ku punon
      Puna e tij nuk varet se ku ka lindur
      Po i sjell zoterise nje shembull:
      Ministri i emigracionit te Kanadase eshte refugjat nga Somalia, apo ai i ish misistri i mbrojtjes nga Pakistani
      Tramp e ka pasur gjyshin Gjerman apo Obama me prinderit nga Kenia

  2. Vatra says:

    Ky far mercenar i si po duket qenka i shoqrisë të Peter Handke

  3. TR says:

    SA ESHTE LOBIMI I KETIJ GJERMANI TE PASKRUPULLT ,QE INFLUENCOHET NGA NJE MASHTRUES ORDINER ,I CILI SE SHPEJTI DO TE NJOFTOJ KAPITULIMIN E TIJ SI KAMIKAZ .

  4. PO , PO says:

    Shqiptari pergjithesisht i merr te mireqena ato qe shkruan shtypi i
    huaj , por … , si ta marresh te mireqene kete qe thote kjo gazete :” …
    Partia Demokratike ka lidhje te forta ne Gjermani, ngje qe eshte pare
    se fundmi me kundershtimet per hapjen e negociatave per Shqiperione….”!
    E thene me shqip , qe Partia Demokratike e Shqiperise paska lobuar
    (paguar) per te penguar celjen e negociatave dhe , megjithate kjo gazete
    nuk reagon fare per politiken antikombetare qe ndjek kjo parti , por e ve
    theksin, tek “corapet e kuqe” te Edi Rames ! Pra idjote ka kudo , edhe media
    e gazetare me emer , shkelin mbi veten e tyre , kur dikush i paguan per ta
    bere te bardhen te zeze dhe anasjelltas !

  5. ppa says:

    Gazete qelbesire qe qelb dynjan njelloj si gazeta Standart ne Shqiperi, financuar nga I. Meta ; do ia pranoja te gjitha verejtjet per E.Rama, por kur nuk thote asnje fjale per reformen ne drejtesi, tregon se furnizohet nga “kazani” shqiptar i medias.

  6. vera says:

    Njaja gazet me gjithe ato gazetare qe ka brenda po duket si gazeta 55 dhe R.D ja dhe sikur e kan shkruar gazetaret Çim Peka , Fahri Balliu , Zhej , Andi Bushati , Fatos Lubonja apo Bledi Fevziu .

  7. Fred says:

    Asnje, por ama asnje, fakt i dhene nga gazetari nuk qendron. Eshte mese e qart se kush ia ka furnizuar ato. Shkaterruesi, dhunuesi i shqiptareve dhe vrasesi i tyre. Duan ta shikojne zi e ma zi Shqiperine veç te shpetojne lekuren e vet. Te kishin ikur me gjithe grabitjet e tyre e te na kishin lene te qete ne hallet tona. Shkaterrimtare deri ne fund. Mos pafshin nje dite te bardhe me gjithkend qe i rrethojne.

  8. lisi says:

    Cilesia e letres se gazetes DER STANDARD eshte shum,e e pershtateshme per leter higjenike ashtu si dhe gjuha e perdorur prej saj ndaj vendit tone PRAPA DIELLIT…….

  9. Taraboshi says:

    Per mua ishte nje sshkrim pa vlera.Me qe Luli.Si preferuar i Gjermanise u dashka qe dikush ti dali per zot.Duke kundershtuar te gjithe arritjet e bera nga qeveria Rama.Bashkimi i Gjermanise.ne nuk e kemi quajtur kurr si nacionalizen.por si nje e drejte e popullit Gjerman per te riparuar pad
    rejtesite e historise.Diversiteti qe mundohet te beje me ministrat ky u hoq dhe ky u vendos jane te pakuptimtadhe nderhyrje ne punet e nje qeveri
    e tjeter.
    Por per te tjerat nukka shume rendesi.Por rendesi ka per kete gazetar qe mundohet ti dali per zot Artur Zheit apo Ylli Rakipit eshte qe te futesh veten ne kete kazan apo ne Kadri.
    Me shkrimin tend nuk bere gje tjeter vetem ule prestigjin e gazetes Gjermane ne lexuesit e saj.e per cfare per dy leke qe more nga Luli e fute veten ne kazan.

  10. me dhimbset vendi says:

    Ky shkrim duket sikur ka dale nga goja e ish opozitareve. Kaq influence paskan tek gazeta Standart dhe personi ne fjale apo kane parane e madhe qe i bejne ata qe lumi te vervitet perpjete. Fatkeqesi, shqiptare qe u mblidhni pordhet ketyre tradhetareve, krimineleve dhe hajduteve dhe u vini prapa se burraçin kane per te marre e jo ne jete te jeteve pushtet. U provuan dhe na dogjen shpirtin dhe jeten, Lulezimi me gjithe Moniken se ata e perfaqesojne koleren ne Shqiperi sot zyrtarisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje