Menaxheri Giuffredi çon Hysajn tek Juventusi

30 Maj 2019, 16:05Sport TEMA

Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli e ndoshta do t’i befasojë të gjithë, duke firmosur për kampionët e Italisë. Sigurisht, nëse Maurizio Sarri do të emërohet trajner i tyre.

E thotë menaxheri i Hysajt, Mario Giuffredi, i cili këmbëngul që me Sarrin trajner shkodrani ishte më i miri në rolin e tij.

“Kritikat për Elseid Hysajn? Mund të them që me Sarrin ishte anësori më i mirë në Itali dhe Europë. Më ka telefonuar edhe më parë Juventusi, por Hysaj këmbënguli se dëshironte të fitonte titullin me Napolin. Nuk e kuptoj se si mund të kritikohet. Është normale që të ndryshohet ambienti pas 4 viteve te Napoli. Do të bëhet pjesë e një klubi të rëndësishëm.”

Do të jetë Juventusi? Gjasat janë që të ndjekë Sarrin, i cili një vit më parë e kërkoi me ngulm edhe tek Chelsea, por Napoli kërkoi një çmim të lartë për kartonin e tij, shkruan Super Sport.

Ndoshta rrethanat janë të tilla që e favorizojnë transferimin e tij në Torino. Mund të ndodhë befasia dhe të firmosë me Interin, ku do të përshtatej më së miri me skemat e Contes.

E ardhmja e Hysajt është një rebus që kërkon zgjidhje. Te Napoli i Ancelotti duket se nuk mund të ketë më vend.

1 komente në “Menaxheri Giuffredi çon Hysajn tek Juventusi”

  1. tifozi says:

    Me mire Hysajn cojeni me lope se ne menyren se si eshte katandisur, as me Paskuqanin nuk mund te luaj. Tek Napoli eshte lojtari me i dobet qe bie menjehere ne sy. Per te ardhur keq, por eshte e vertete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje