Progres-raporti, reagon SHBA: Shqipëria vijon që të bëjë përpara me reformat

30 Maj 2019, 18:00Politika TEMA

Ambasada amerikane ka reaguar lidhur me progres-raportin e Këshillit Europian që rekomandoi çeljen e negociatave me BE.

Përmes një deklarate zyrtare, ambasada vlerëson progresin e Shqipërisë duke nënvizuar se janë bërë hapa para për implementimin e reformave.

“Ne mirëpresim rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe konfirmimin e saj se Shqipëria vijon të bëjë përpara në zbatimin e reformave jetike dhe të pakthyeshme. 

Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara që të punojnë me partnerët tanë shqiptarë dhe të BE-së për të siguruar integrimin me sukses të Shqipërisë në Bashkimin Europian, përfshirë edhe mbështetjen tonë të plotë për zbatimin në vijim të reformave legjitime dhe kushtetuese gjyqësore”, deklaron ambasada e SHBA-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje