PD: Rama duhet të japë dorëheqjen si Gatuzo i Milanit

31 Maj 2019, 17:10Politika TEMA

Java po mbyllet me 3 ngjarje politike. Komisioni Europian rekomandoi çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE; PS do të çelë zyrtarisht fushatën elektorale, ndërsa opozita zhvillon një ditë më pas, pra të dielën protestën e 7 kombëtare. Edi Paloka, nënkryetar i PD-së ishte sot në Top Talk për të folur për këto ngjarje.

Paloka tha se është fatkeqësi që Edi Rama nuk tërhiqet, duke e ironizuar me anë të një paralelizmi me Gatusson, ish-trajnerin e Milanit, që dështoi në misionin e tij dhe dha dorëheqjen.

“Është fatkeqësi që Edi Rama nuk tërhiqet sepse nuk është presioni i opozitës që duhet ta detyronte këtë Kryeministër që të reagonte. Janë një sërë faktorësh që një njeri normal, një Kryeministër normal do e kishte bërë me kohë që të reflektonte.

Nuk e kam fjalën për të gjithë ato skandale që ai ka rreshtuar në këto vite, por për ngjarjet e fundit dhe për ato fakte që kanë dalë në lidhje me dy dosjet e përgjimeve  ku rezulton se funksionarë të Partisë Socialiste që në bashkëpunim me kriminelë blejnë votat.

Janë  këto fakte që janë edhe shtysa e fundit që neve na kanë nxjerrë në rrugë. Sot jemi aty për të kërkuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kryeministri vazhdon me këmbënguljen e tij për të mos u tërhequr.  Për sa i përket shkeljes së Kushtetutës e ka kërkuar ky zotëria vetë dhe është shtyrë data e zgjedhjeve. Rasti i fundit ka qenë rasti i fundit i Kavajës, dy ditë përpara zgjedhjeve dhe janë shtyrë me disa muaj.

Ne nuk kemi më asgjë për të humbur. Ky zotëria  është kapur duke blerë zgjedhje që në zgjedhjet e para, të zhvilluara në 2013 në Korçë.

Zgjedhje krejtësisht të mbyllura dhe pa asnjë nevojë që ky t’i manipulonte. Në Dibër, sikur fare të mos kishte prova, të mos ishte ajo dosja “Nr 184” fare, vetëm me logjikën e një njeriu normal, që thotë Dibra historikisht e djathtë herën e fundit që fitoi PS, fitoi si fitoi ndodhi një skandal.

Largohet kryetari i Bashkisë me një skandal dhe në vend që skandali t’i kthehet kundër një zone të djathtë, fiton Partia Socialiste me 4 mijë vota para. Që këtu njeriu normal thotë se ka diçka që nuk shkon. Por sot nuk jemi përpara kësaj, por kemi një dosje.

Ky as Gattuso nuk është, as sa Gattuso, ish-trajneri i Milanit që dështoi në kampionat dhe tha ‘unë po iki, do ta mbyll mandatin’. Ndërsa ky nuk ikën se thotë se ka kontratë me qytetarët”, tha Paloka.

6 komente në “PD: Rama duhet të japë dorëheqjen si Gatuzo i Milanit”

  1. Ladi says:

    Ah keta qyqare: e dine shtetin si loje kalamjsh – nuse dajash!!?? Mjer ky vend dhe ky popull..

  2. Juristi says:

    Lyli ik.Kjo duhet ta udheheqe popullin opozitar

  3. Ben says:

    Po.pse.ekip sportiv është Shqipëria o fare e keqe. Ju veproni.me populli shqiptar sikue eshte.shaka.. Rrace muti! Nga keni dalë ju.more.aman! Keni gjak Shqiptari apo majmuni?

  4. Oparaku says:

    keto langaraqe kane gati nje vit qe pellasin si gomari. Po zeri i tij nuk shkon ne qiell.Tani ka ardhur koha qe populli opozitar te therase Basha ik.se vetem largimii bashes mundet ta nxjerri PD nga ngerci qe ka hyre. PRANDAJ BERTISNI DHE VEPRONI BASHA IK BASHA IK.

  5. Zagali says:

    Merni nga nje brisk te markes xhillet dhe shkoni e ja rruani lesht Edi Rames.

  6. Johani says:

    Rama jo qe iken por nuk duhet dhe nuk do te ike aq sa zotibi ja dhane jete, jane shume arsye pse nuk duhet te ike sot; se pari nuk eshte paloka dhe klubini tij kriminal qe vendos se si duhet te jetojne shqiptaret dhe nga kush duhet te qeverisen, sepse lojen e vendos rezultati qe ska ndodhur kurre ne histori qe kupen ta ngrej humbesi siq duan paloka e PD, prandaj Rama sduhet te terhiqet per asnje qmim dhe duhet ti tregohet palokes se sot kemi shtet dhe para ligjit skanpaloke apo paloqe qe guxon te kercenoi vendin, poashtu quditem pse Rama dhe drejtesia nuk merret me problemin e vjedhjes se votave qe dihen boterisht se palika dhe PD jo vetem kane vjedhur e blere por edhe kane dhunuar e vrare njerez diten e zgjedhjeve,eshte kapur qindra pikerisht pola duke dhunuar gazetar pse po paraqisnin vjedhjet, andaj dikush duhzt tia tregoje vendin keti cjapi te tredhur nga trute.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje