Bota e futbollit ka marrë sot një tjetër lajm të keq duke qenë se ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike sulmuesi 35-vjeçar Antonio Rejes.
Ish-futbollisti i Spanjës që në të kaluarën ka luajtur me skuadra si Arsenali e Sevilja, ka ndërruar jetë ditën e sotme për shkak të goditjeve të marra pas një aksidenti automobilistik.
Lajmi për vdekjen e tij u publikua pak minuta më parë në mediat spanjolle ndërkohë që shumë klube nga La Liga spanjolle dhe jo vetëm kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjarët e futbollistit.
Së fundmi, Rejes aktivizohej në Spanjë me një ekip modest.
Ai ishte pjesë e skuadrës së Ekstremaduras, ndërkohë që ka veshur edhe fanellën e Realit, Atletikos, Espanjolit. Sakaq, ka shënuar edhe 4 gola në 21 ndeshje me fanellën e Spanjës ku si pozicion natyral kishte sulmuesin e krahut por shpesh luante dhe në qendër të sulmit.