Një tifoze e Liverpool-it dhe një i Tottenham martohen ditën e finales: Nuk besonim se do të ndodhte

31 Maj 2019, 22:30Sport TEMA

Rriten ethet për finalen e Champions League mes Liverpool-it dhe Tottenham-it. Finalja e gjitha angleze konsiderohet nga tifozët e të dy ekipeve si ‘dita e madhe’, dita e së vërtetës. Mbështetësit e të dy skuadrave janë gati të vuajnë dhe të ruajnë qetësinë sa më shumë të jetë e mundur.

Për ironi të fatit, dita e së vërtetës do të jetë akoma më emocionuese për Abby Norman dhe James Alexander, tifozja e Liverpool-it dhe tifozi i Tottenham që do të martohen pikërisht ditën e finales. Të dy kanë vendosur ta transmetojnë ndeshjen gjatë dasmës.

Me sa duket, bëhet fjalë për një çift të fortë, një çift të rinjsh që e kanë menduar dhe larguar mundësinë e një divorci pak orë pas martesës. Tema e dasmës, natyrisht, do të jetë përballja mes dy skuadrave dhe vendet e dasmorëve do të organizohen në bazë të skuadrës me të cilën ata janë tifozë. Çifti është ftuar në emisionin televiziv “This Morning ITV” dhe kanë shpjeguar si kanë shkuar gjërat.

“Kemi qeshur dhe kemi bërë shumë shaka në lidhje me mundësinë që një gjë e tillë mund të ndodhte, por nuk besonim se do të ndodhte. Pas ndeshjes së Tottenham-it kundër Ajax-it, telefonat tanë janë çmendur. James ishte në Londër në atë moment dhe nuk arrinim të besonim atë që kishte ndodhur”, ka thënë nusja e ardhshme.

“Nuk kemi menduar në asnjë moment të anulonim muajin e mjaltit, dinim vetëm se duhej ta transmetonim ndeshjen gjatë dasmës”, ka thënë bashkëshorti i ardhshëm.

Në fund, të ftuarit që janë tifozë me skuadra të tjera do të duhet të marrin pjesë në  një lloj lotarie dhe të bëhen tifozë me njërën prej dy skuadrave finaliste. Ka shumë mundësi që pas dasmës, në varësi të rezultatit të ndeshjes, të sapomartuarit të premtojnë se do të tallen me njëri-tjetrin derisa vdekja t’i ndajë.

2 komente në “Një tifoze e Liverpool-it dhe një i Tottenham martohen ditën e finales: Nuk besonim se do të ndodhte”

  1. Sel dhemokrati says:

    Siç duken bathët naten e marteses ka me ja hyp kjo liverpulsja burrit gjith noten..
    Si per 8marsin..

  2. Nul Noka dhe Paloka says:

    Duhet te kene ndonje parti te forte atje ne Angli, se nuk ka mundesi!
    A thua qe tifozet e Totenhemit te sulmojne Parlamentin me molotov po nuk fituan?
    Apo do t’i fusin edhe nja dy birra te tjera mbas ndeshjes, me muhabet sporti, dhe do ikin ne shtepi si njerez te qyteteruar?
    Anglezet e kalojne kohen mbas pune ne pab, duke pare sport, duke pire ndonje pije, dhe duke bere muhabet sporti, apo qyfyre.
    Shqipetaret e kalojne kohen ne kafene duke bere muhabet partish, dhe duke share apo mbrojtur politikanet. Dhe kjo nuk eshte mbas pune, por para pune, gjate punes, dhe mbas pune. Dhe politikanet tane kete shfrytezojne. Dhe pastaj themi se kush na e ka fajin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje