VIDEO: Kombëtarja viziton Shtëpinë e Foshnjes në Durrës, surprizë për 1 qershorin!

31 Maj 2019, 13:30Sport TEMA

Ekipi kombëtar ka vizituar ditën e sotme Shtëpinë e Foshnjes në Durrës.

Trajneri Reja, sëbashku me ndihmësit Bulku, Salihi, Porrini, dhe lojtarët Berisha, Mavraj, Hysaj, Lenjani, Cikalleshi dhe Roshi shpërndanë dhurata për të gjithë fëmijët.

Me kontributet e të gjithë lojtarëve ishin blerë disa pajisje elektroshtëpiake që ndihmojnë sadopak në përmirësimin e kushteve për fëmijët e kësaj shtëpie.

Në një atmosfere festive lojtarët dhe stafi teknik iu bashkuan fëmijëve të cilët kishin përgatitur një festë për 1 Qershorin. Ishte shumë emocionuese dashuria e vogëlushëve kur u takuan me mysafirët e kësaj qëndre.

Federata Shqiptare e Futbollit mbështet dhe inkurajon organizime të tilla, e sidomos nga komuniteti që përfaqëson futbolli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje