Pas fitores së Europa League me Chelsean ku që të gjithë iu gëzuan këtij suksesi, kishte një lojtar që kishte më shumë arsye se të gjithë për të festuar: Pedro Rodriguezo.
Sulmuesi spanjoll i “Bluve të Londrës”, i cili shënoi në fitoren e djeshme në finalen e Baku, në fakt është bërë lojtari i parë dhe i vetëm në botë që ka fituar gjithçka: 3 Champions League, 3 Superkupa Europiane, 2 Botëror Klubesh, 5 La Liga, 3 Kupa Mbreti dhe 4 superkupa spanjolle me fanellën e Barcelonës.
Gjithashtu, Pedro ka fituar dhe një Premier League, dhe Europa Leaguen me Chelsean.
31 vjeccari edhe me fanellën e kombëtares së Spanjës ka fituar Kupën e Botës në vitin 2010 dhe Kampionatin Europian në vitin 2012. (TemA)