Tashmë është zyrtare. Antonio Conte është trajneri i ri i Inter.
Njoftimi vjen nëpërmjet klubit ziklatër, i cili i ka uruar mirëseardhjen pasusit të Luciano Spalletit.
Ish-trajneri Chelsea-t dhe Juventus ka firmosur për tre vite në Milano atje ku do të përfitojë 9 deri në 12 milionë euro në sezon, kjo në varësi të bonuseve të ndryshme.
Edin Dzeko, sulmuesi i Romës, është emri i parë në listën e kërkesave të 49-vjeçarit që me shumë që ka nxjerrë nga planet e tij argjentinasin, Mauro Icardi.
Conte do të jetë prezent në Madrid këtë të shtunë së bashku me drejtuesit e Inter për të ndjekur nga pranë finalen e Champions League.