Peticioni i tifozëve të Juves: Hiqeni yllin e Contes nga Allianz Stadium!

30 Maj 2019, 19:08Sport TEMA

Interi ka zyrtarizuar lamtumirën e Luciano Spallettit dhe ditën e nesërme pritet që të zyrtarizojë dhe trajnerin e ri që do të jetë Antonio Conte.

Një lajm që nuk i ka pëlqyer aspak një pjese të madhe të tifozëve të Juventusit, pasi e konsideronin Conten një simbol për atë që bëri me Bianconerin si lojtar dhe si trajner.

Një pjesë e tifozëve, kanë nisur një peticion në internet në faqen e njohur ‘ change.org ‘ për të propozuar që ylli me emrin Conte i pranishëm në Stadiumin Allianz  të hiqet.

Ky peticion i nisur nga një tifoz i Juventusit, për pak orë ka marrë më shume se 200 nënshkrime. (TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje