Në konferencën për shtyp, futbollisti i Kombëtares, Odise Roshi shprehet se e vlerëson Panuçin për punën, ndërsa shtoi se trajneri Reja është i komunikueshëm duke llogaritur eksperiencën e tij. Ndërkohë, shtoi se vjen nga një dëmtimi gjatë por ndjehet thuajse në 100% të formës.
“E kemi nisur mirë me trajnerin e ri dhe stërvitja po shkon mirë dhe çdo gjë shkon perfekt. Jemi të koncentruar për ndeshjen me Islandën dhe të shohim. Do të thoja se për trajnerin Panuçi ka respekt pasi jemi profesionista dhe nuk i hedhim poshtë, por Reja është i komunikueshëm pasi ka eksperiencë dhe çfarë kam parë këto ditë, çdo gjë është perfekt. Çunat janë më të lirshëm dhe stërvitja ka më shumë ritëm.
Çdo gjë po shkon mirë. Kemi bërë më të mirën për Kombëtaren, por nuk duhet të shohim të kaluarën por të ardhmen. Reja dhe lojtarët po mundohen të japin më të mirën në këto javë të para.
Kemi lojtarë të mirë me kualitet dhe po bëjmë çdo ditë skema. Duhet të punosh shumë në mbrojtje dhe sulm por më mirë është që t’ia lëmë ndeshjes pasi edhe mund të fitojmë”.
Forma fizike dhe kundërshtari
“Roshi ka ardhur nga një dëmtim i gjatë por kam punuar çdo ditë fort. Kam dy muaj që kam filluar të luaj dhe kjo është java e parë me Kombëtaren dhe do të jap më të mirën time. Jam thuajse 100%.
Islanda ka pasur ekip të fortë dhe e kam ndjekur kundër Francës, ku pavarësisht se humbi ka ekip të mirë. Mendoj se do të jemi të barabartë dhe do të jetë ndeshje e fortë”, tha Roshi.