Edi Reja me dhimbje koke, tre lojtarë lënë grumbullimin

31 Maj 2019, 16:11Sport TEMA

Ka ndryshime në listën e kombëtares A për dy ndeshjet zyrtare ndaj Islandës në transfertë më 8 qershor dhe Moldavisë në “Elbasan Arena” më 11 qershor ora 20:45.

Egzon Binaku është dëmtuar në ekipin e tij IFK Norrkoping në ligën suedeze dhe në këto kushte e ka të pamundur të bashkohet me kuqezinjtë.

Po ashtu mesfushori Ledian Memushaj i grumbulluar me përfaqësuesen në kompleksin “Tropikal” ka shfaqur probleme fizike duke e bërë të pamundur rikuperimin në kohë për dy përballjet.

Një tjetër futbollist që do të mungojë është edhe Marash Kumbulla, i cili për shkak të angazhimit me klubin e tij, Hellas Verona në Itali do të bashkohet me U-21 në datë 3 qershor për transfertën e Turqisë.

1 komente në “Edi Reja me dhimbje koke, tre lojtarë lënë grumbullimin”

  1. Tefa says:

    Kush merr vesh nga topi?
    Suma apo gerdeci
    Balliu apo Mehdiu
    Se Lulka Hollanda e luan nga mbrapa
    Klani Zemunit lun drogen
    Dash sheh lun goten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje