De Boer “i nxjerr bojën” Interit: Si aty, nuk ndodh kurrë në klube të tjerë

4 Qershor 2019, 11:43Sport TEMA

14 ndeshje në krye të Interit në vitin 2016 dhe lamtumirë, pas një kohe shumë të shkurtër të kaluar në stolin zikaltër.

Frank De Boer nuk pati fat në Itali, i angazhuar nga klubi i Milanos papritmas, për të zëvendësuar Mancinin, që po largohej.

Në tri vitet e fundit, tekniku holandez shpesh ka folur negativisht për eksperiencën e tij të shkurtër në Serie A.

Këtë herë nuk ka kursyer drejtuesit e zikaltërve. I intervistuar nga Yahoo, në fakt, ish-trajneri i Inter-it zbuloi prapaskenat me menaxherët e lojtarëve, të cilët shpesh ishin të pranishëm në terrenin stërvitor të skuadrës dhe më gjerë.

De Boer, tani trajner i Atlanta në MLS, e konsideron këtë një situatë, që kurrë nuk e ka ndeshur tjetërkund.

Sipas tij, rëndësia e menaxherëve tek Interi ishte në nivelin më të lartë:

“Ne shpenzuam kaq shumë kohë duke folur për çështje individuale me menaxherët e lojtarëve.

Kjo situatë më merrte 50% të kohës që kisha në dispozicion, kur ajo duhej të ishte jo më shumë se 10%.

Njëherë, një menaxher më tha: “Nëse do ta dija që nuk do ta aktivizoje klientin tim (futbollistin tim), nuk do të kishim marrë kurrë si trajner.

Kjo ishte influenca që ai kishte mbi ata që ishin në krye të klubit”.

Gjatë viteve, Interi nuk arriti të gjejë stabilitet në stol, duke ndryshuar disa trajnerë, nga Pioli te Mazzarri, duke kaluar edhe nga De Boer, Mancini dhe Spalletti.

Tani, Antonio Conte, në teori përbën një siguri më tepër për zikaltrit në Serie A, por edhe më tej.

Mbetet të shihet produkti në fushë, që nga gushti i ardhshëm.

1 komente në “De Boer “i nxjerr bojën” Interit: Si aty, nuk ndodh kurrë në klube të tjerë”

  1. Alo alo says:

    Se në fakt tani De Boer është trajneri i Real Madridit !!! Si lojtar ishte i mirë, por si trajner nuk kishte as idenë më të vogël. Do mbahet mend vetëm për fitoren kundër Juves, humbjen kundër Hapoel Beer Sheva në San Siro dhe një loje të ç’rregullt pa asnjë lloj skeme. Pas Interit shkoi tek Crystal Palace po edhe që atje e hoqën pas vetëm 3 muajsh. Edhe aty ia kishin fajin lojtarët dhe klubi ! Në Amerikë mund të rrij se ata nuk kanë ndonjë nivel kushedi çfarë të futbollit por prapë nuk e ka të sigurtë. Edhe për mos tu harruar se kur iku e la Interin në vend të 12 !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje