Pas largimit të mistershëm të trajnerit, Skënder Gega, nga drejtimi i Partizanit, drejtuesit e kuq janë duke punuar për të gjetur zëvëndësuesin e tij.
Gega arriti që të shpallte kampion Partizanin pas 26 vitesh dhe ndërkohë që pritej që ai të stërviste skuadrën për para elminatoret e Champions League, u largua nga stoli i kuq ku që të dy palët si trajneri ashtu dhe klubi Partizani lëshuan një njoftim, duke mos sqaruar arsyet e largimit të Gegës, duke u mjaftuar vetëm me një “arsye personale”.
Tashmë, emri më i bujshëm që po përflitet për të marrë drejtimin e 16 herë kampionëve të vendit është ai i Zdenek Zeman.
Sipas RTSH Sport, drejtori Olsi Rama ka udhëtuar drejt Italisë për të bindur trajnerin që të marrë drejtimin e klubit kryeqytetas.
Zeman është një emër i madh në futbollin Italian pasi ka drejtuar klube me emër, si Roma, Lazio, Napoli, Cagliari etj.
Ndërkohë, klubi i Teutës ka rikonfirmuar sërish në krye të stolit trajnerin Bledi Shkëmbi.
Tekniku korccar që mori drejtimin e “Djemve të Detit” në fillim të sezonit duke arritur objektivin që ishin Kupat e Europës, ka marrë besimin e drejtuesve të klubit për të vijuar punën.
“Klubi i Futbollit Teuta njofton se do të vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin Bledi Shkëmbi dhe stafin e tijë. Drejtuesit e Klubit dhe Bledi Shkëmbi kanë arritur me mirëkuptim marrveshjen e bashkëpunimit dhe për një sezon,” – thuhet në deklaratën e klubit të Teutës. (TemA)
sjellje tipike shqiptare primitive dhe mosmirnjohese , ndjekin nje njeri punetor dhe te ndershem si zoti skender gega , dhe sjellin nje kah plak si ky gerdalla , zendek zeman thone idiotet , po ky eshte thartuar nga trute more ju marrte lumi , ku ka me ky , jane vitet eshte perkushtimi , jo emri , ky vjen thjesht tu marri ca para dhe tju veje hune , jeni primitiv e jo profesional o deshtake .
Nè se Zeman vjen nè Tiranè pèr tek ” Partizani ” ka disa gjèra pèr tu theksuar. Gjèja mè kryesore pèr tu mbajtur mènd nga presidenca e klubit , pavarsisht nga rezultatet, èshtè zbulimi i talenteve nè mesin e tè rinjve. Mbi kètè çèshtje ti jepen mundèsi tè pakufizuara. Futbolli i Zemanit, shfaq gjithmonè anèt mè argètuese tè sportit popullor, saqè edhe kur skuadra nè fund mund tè humbasè sportdashèsit nuk ndjehen aspak tè humbur dhe do tè kthehen me dèshirè ndeshjen e ardhèshme. Nuk duhet nè asnjè moment qè kèshillat e tija tè mbeten pa u analizuara…. Nè mos gaboj Ai nuk ka arritur asnjè trofe nè karjerèn e tijè, uroj qè tek ” Partizani ” tè mbetet thellè pèrvoja e tijè si zhvillues e pasurues i futbollit tè bukur ! Nuk kam qènè fans i ” Partizanit ” por, jam fans i partizanève tè luftès ! Pèr ta mbyllur, tani qè shkruaj mè sjell nè mèndje vèllain tim tè vetèm qè nuk èshtè mè e qè kèndonte nè mesin e laprakèsve : Na na Nannaa … Hej ! hej ! Partizoni ! Kèndoni Djema !