Tashmë që sezoni futbollistik ka ulur siparin, është momenti për të parë edhe lojtarët të cilët në këtë sezon udhëhoqën ekipet e tyre drejt sukseseve teksa arritën të evidentoni sërish vlerat me golat dhe futbollin tërheqës.
Në këtë formë edhe trajneri Hoze Murinjo, i cili për momentin është pa punë ka vendosur të krijojë formacionin ideal të tij për këtë sezon futbollistik.
Ajo që bie në sy në formacionin e luzitanit është se ka lënë jashtë Kristiano Ronaldon dhe gjithashtu nuk ka përfshirë asnjë futbollist nga ish-ekipi i tij i fundit, Mançester Junajtid, ndërsa në formacion dominojnë lojtarët e Liverpulit.
Kështu, në portë Murinjo ka zgjedhur Alison, për të vazhduar me 4 mbrojtësit, Aleksandër Arnold, Van Dajk, De Ligt dhe Robertson.
Ndërkohë, Murinjo ka përfshirë në mesfushë dy lojtarë të Ajaksit si Frenki De Jong dhe Van De Bek, ndërsa bën pjesë edhe Eriksen i Totenhemit. Në repartin e avancuar treshja, Salah, Mesi dhe Mane.
perfekt!