VIDEO/ Ekipi ra nga kategoria, babai i Lorik Canës shpërthen ndaj Federatës: Mafie, ky është futbolli në Kosovë!

1 Qershor 2019, 19:57Sport TEMA

Vëllaznimi do të garojë në nivelet e ulëta të futbollit kosovar duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Skuadra e presidentit, Agim Canaj nuk arriti që të ruaj avantazhin e krijuar në pjesën e parë ndaj Trepça ’89, duke u mposhtur me shifrat 4-2.

Gjakovarët kishin ankesa të mëdha për gjykimin, ku futbollistë të shumë i janë vërsulur gjyqtarit kryesor, Mervan Bejtullahut, duke i kërkuar llogari. Pas takimit, në dhomat e zhveshjeve është paraqitur numri 1 i klubit, Agim Canaj.

Nga aty, ish-futbollisti ka mbajtur një fjalim prekës, ku ka pohuar se skuadra e tij u përball me një legen, një pis, një tradhtar, me të cilin do të përballet në prokurori.

“Derisa punojnë me shitblerje, me bastore, me pare, kurrë s’do të shkojmë përpara, kurrë. Nuk mundeni ju kundër mafisë, sepse mafi janë edhe ata që na kanë bërë këtë lojë. Le të zgjohet ky popull, këta sportistë në këtë tokë. Mos të lozin me djersë tonën, me familje tona, me fëmijë tonë, se janë qindra mijëra euro që hargjohen për një legen, për një pis, për një tradhtar. Ngriteni kokën sepse jam krenar me ju, jeni sportistë, nuk e shitni klubin, kjo është gjëja më e bukur, nuk mundeni të shtyheni ju me mafinë”.

“Ka kohë kur flasim për Federatën, sot u pa shumë mirë, u pa qartë, jetoj me shpresë që njerëzit e ndërgjegjshëm dhe të ndershëm, më në fund do të thonë stop. Të kanë kujdes shumë, sepse tash e tutje, kanë punë me mua, unë do t’ju tregoj disa gjëra. Të gjithë e panë sot, ngriteni kokën. Kam thënë që e ndërprej ndeshjen nëse ka gjëra të tilla, edhe nëse dënohem me 10 vjet, sepse duhet të dalë dikush të thotë stop. Hajde djem hajde, se tani merret Prokuroria me këtë punë. Qetësohuni dhe bëni dush”.-ishte mesazhi i Canës për futbollistë të cilët shpërthyen në lot.

1 komente në “VIDEO/ Ekipi ra nga kategoria, babai i Lorik Canës shpërthen ndaj Federatës: Mafie, ky është futbolli në Kosovë!”

  1. Drenicak says:

    Fatkeqsisht në Kosovë gjithëqka është kataftrof….!
    Edukatorët e qerdheve vjedhin, mësuesit vjedhin, profesorët vjedhin, politikani vjedh, hoxollaret vjedhin kta plus kanë në shtëpia edhe sex në grup pra kanë pufa, vjedhin mjekët, vjedhin sportistët….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje