"Sherr" për sulmuesin shqiptar, në skenë dalin dhe francezët e Toulouse

1 Qershor 2019, 15:56Sport TEMA

Vedat Muriqi është emri që ka mrekulluar Turqinë këtë sezon. Sulmuesi i Rizesporit luajti një sezon fantastik në elitën e futbollit turk duke shënuar 17 gola dhe dhuroi 18 asist në 34 ndeshje.

Shtatlarti ka fituar vëmendjen e shumë klubeve, ndërsa klubi aktual i Rizesporit e ka të qartë se nuk do t’ia dalë për ta mbajtur dhe sezonin e ardhshëm.

Fenerbahçe u duk skuadra që do ta rrëmbente, madje mediet turke shkruanin se kishte një marrëveshje paraprake, por në lojë kanë hyrë francezët e Toulouse., shkruan telesport

Francezët mund të sulen për ta afruar, por problemi i vetëm mund të jetë kërkesa e lartë ekonomike. Rizespori do 4 milion euro për ta lënë të lirë dhe kjo shifër mund të trembë pak francezët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje