E BUJSHME: Skënder Gega largohet nga drejtimi i Partizanit, mister arsyet!

1 Qershor 2019, 18:51Sport TEMA

Një lajm i bujshëm vjen nga klubi i Partizanit: Skënder Gega nuk do të jetë më trajner i skuadrës së Partizanit.

Lajmi i raportuar në media është konfirmuar dhe për Gaztën TemA nga ana e drejtuesve të klubit të Partizanit.

Ata kanë konfirmuar largimin e trajnerit 55-vjeçar.

Trajneri Gega e mori drejtimin e Partizanit në fillim të këtij sezoni, duke kthyer në kryeqytet titullin kampion tek të kuqtë qe mungonte prej 26 vitesh.

Të dy palët kanë vendosur që të ndërpresin me mirëkuptim marrveshjen.

Për momentin nuk dihen arsyet e këtij divorci të papritur, pasi deri më sot nuk kishte pasur asnjë pakënaqësi apo mosmarrëveshje mes palëve.

Partizani më pas ka lëshuar një njoftim, duke mos sqaruar arsyet e largimit të Gegës.

Klubi i kuq mjaftohet vetëm me një “arsye personale”.

Për largimin ka reaguar edhe Gega

Deklarata e Partizanit

Klubi i Futbollit Partizani falenderon trajnerin Skënder Gega për arritjen e fitimit të titullit të 16 Kampion të Shqipërisë, i cili u rikthye në shtëpi pas 26 vitesh.

Trajneri Gega ka një meritë të padiskutueshme në arritjen e këtij suksesi fantastik. Falë kontributit, punës, sakrificës, përkushtimit dhe disiplinës, Gega arriti të krijonte një grup triumfues, duke fituar respektin e lojtarëve, stafit drejtuesve dhe tifozëve të shumtë të Partizanit.

Klubi saktëson se për arsyet e tij personale, trajneri Gega ka vendosur të ndërpresë me mirkuptim kontratën mes dy palëve, për të mos vijuar të jetë në drejtimin e ekipit edhe në sezonin e ardhshëm.

Presidenti Gazment Demi dhe drejtori Olsi Rama dëshirojnë të falënderojnë trajnerin Skënder Gega, i cili pas suksesit si lojtar, arriti ti dhuroj klubit një tjetër trofe kampioni edhe si trajner i Partizanit.

Klubi falënderon trajnerin Skënder Gega për emocionet dhe performancën e shkëlqyer që ekipi rregjistroi në drejtim e tij.

Deklarata e Gegës

Prej një viti pata nderin dhe privilegjin të drejtoj Partizanin, ekipin ku unë fillova dhe e mbylla karrierën si futbollist. Këtë sezon në krye të pankinës të ekipit Partizani ka qenë periudha më e bukur që unë kam përjetuar si trainer, e mbushur me plot emocione dhe kënaqësi.

Mbas 26 vitesh ja arritëm të rikthejmë trofeun kaq të munguar.

Për arsye personale kam vendosur të mos të jem më në krye të pankinës.

Dua të falenderoj: 

Klubin Partizani, 

Presidentin Demi për besimin dhe mbështetjen e tij gjatë gjithë kohës. 

Drejtorin Olsi Rama për bashkëpunimin.

Të gjithë stafin, ekipin për punën dhe mbështetjen, për kënaqësin që më dhuruan.

Tifozët e mrekullueshem të Partizanit për mbështetjen.

Gjithashtu dua të falënderoj mediat dhe gazetarët sportiv.

Ju uroj të gjithë kolegëve të mi trainer suksese!

Me shume respekt 

Skënder Gega

(TemA)

7 komente në “E BUJSHME: Skënder Gega largohet nga drejtimi i Partizanit, mister arsyet!”

  1. Miku says:

    Gega do shkoje tek Kukesi,Ambasada Amerikane i ka thene largohu nga droga.Gega eshte njeri ndershem, nuk punon dot me drogaxhinjt

  2. veri says:

    NUK DIHET , APO E DI E GJITHE BOTA ? E DI UNE QE JAM NGA FSHATI , SI NUK E DINI JU TE K/QYTETIT QE JETONI NE MES TE “MAFIES “..?!

  3. Usa says:

    Uroj mos jete Gega qe ka prishur kontraten. Nuk do mund ta besoj te jete ai. Neqofte se eshte klubi, nuk ja vlen ti shkosh me nga mbrapa kurre.

  4. Ermal says:

    Meritat kryesore per fitoren e Partizonit qendrojne tek Profesori i nderuar Skender Gega.Ndoshta te tjeret jane ndier te eklipsuar nga Figura e Tij teper e rrespektuar dhe modeste.

  5. Me emer says:

    komenti i im i pa vlefshem ..?! E perseris , aresyet e largimit i di une qe jam nga fshati dhe jo ju nga Tirana ..!

  6. Piku says:

    ??? Nje trajner qe fiton kampionatin mbas 26 vitesh largohet perpara kompeticuoneve nderkombetare??? Hahaha

  7. Alo alo says:

    Po kur u dini arsyet ,shkruajini ! I di unë nga fshati- thotë komentuesi. Po thuaji kur i di ! Tregoi edhe ne të tjerëve që nuk i dimë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje