Madridi bëhet sot kryeqyteti i Evropës. Në “Wanda Metropolitano” do të luhet finalja e Ligës së Kampioneve mes dy klubeve angleze Liverpool dhe Tottenham.
Askush nuk e mendonte në fillimin e kompeticionit që do të ishin këto dy ekipe ato që do të diskutonin këtë finale, por futbolli vërtetoi edhe njëherë se është i paparashikueshëm.
Finalja e sotme do të jetë përballja e dy trajnerëve, Mauricio Pochettino e Jurgen Klopp. Trajneri argjentinas luan finalen e tij të parë në këtë eveniment, ndërsat Klopp, trajneri gjerman luan finalen e tij të tretë në karrierë në Champions.
Formacionet zyrtare:
Totenhem (4-2-3-1): Loris; Tripie, Alderueireld, Vertongen, Rouz; Uinks, Sisoko; Son, Eriksen, Alli; Kejn.
Trajner: M. Poçetino
Liverpul (4-3-3): Alison; Aleksander-Arnold, Matip, Van Dajk, Robertson; Fabinjo, Henderson, Vijnaldum; Salah, Firmino, Mane.
Trajner: J. Klop
————————————————————–
Mbyllet ndeshja me rezultatin 2-0 ne favor te Liverpulit qe fiton trofeun e Champions League
GOL! Origi shenon golin e dyte per Liverpulin qe eshte tashme prane fitores se finales
Minuta 84′- Eshte serish Alisson qe ben mrekulline duke mbajtur te pa prekur porten e Liverpulit pas goditjes se Eriksen
Minuta 79′- Dy mundesi te mira per Tottenhamin per te barazuar shifrat me Son dhe Lucas, por ndalen mrekullisht nga portieri Alisson
Minuta 68′- Milner humbet shansin e arte per te mbyllur ndeshjen me nje gjuatje te rrezikshme jashte zone, qe perfundoi jashte kuadratit
Minuta 58’- Zëvendësimi i parë i Liverpulit. Klop nxjerr Firminjon nga fusha, futet Origi
Nis pjesa e dyte e finales Liverpul-Tottenham
Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 1-0
Minuta 45′- Eriksen humbet nje mundesi te mire per te barazuar rezultatin, por goditja e tij perfundon mbi kuadrat
Minuta 38′- Hugo Lloris shpeton Tottenhamin nga pesimi i golit te dyte pas nje goditje te rrezikshme nga ana e Robertson
Minuta 17′- Vijnaldum i afrohet golit te dyte per Liverpulin, por topi i goditur prej tij perfundoi ngjitur me shtyllen pingule
Minuta 8′- Sisoko tenton te befasoje porten e Alisson me nje goditje nga distanca por pa rrezikshmerine e duhur, pasi topi i goditur prej tij perfundoi mbi kuadrat
GOL! Nis ne menyre te mrekullueshme ndeshja per Liverpulin qe kalon ne avantazh me ane te Salah qe shenoi nga pika e bardhe e 11 metershit
Nis ndeshja me topin e pare te luajtur nga qendra nga lojtaret e Liverpulit
Mbahet 1 minute heshtje pas ndarjes nga jete te lojtarin Reyes
Ekzekutohet himni i Champions League nen nje atmosfere fantastike te krijuar nga ana e te dyja tifozerive
Te dyja skuadrat zbresin ne fushen e lojes
Spektakolare atmosfera e krijuar perpara finales se Championsit ne stadiumin “Wanda Metropolitano”