Nga Fatjon Baze
Kategoria Superiore uli këtë të enjte siparin, ku u vulosën dhe fatet e 10 skuadrave të këtij edicioni. Pas 26 vitesh pritje skuadra e Partizanit arriti që të shpallej kampion, duke fituar titullin e 16-të në historinë e klubit të tyre. Një sukses që të kuqtë e arritën si për ironi të fatit përballë rivalëve të përjetshëm të kryeqytetit, në “shtëpinë” e Tiranës tre javë përpara përfundimit të sezonit.
Pas kompeltimit të skuadrës fituese të kampionatit, në vendin e dytë në këtë sezon u rendit ekipi i Kukësit që është njëkohësisht dhe nën kampion i Shqipërisë dhe në vend të tretë u pozicionua ekipi i Tetuës.
Si Kukësi ashtu dhe Teuta kanë arritur një objektiv të përbashkët në këtë sezon, pasi do të marrin pjesë në Kupat e Europës ku do të luajnë në para eliminatoret e “Europa League”.
Ndërkohë, këtë vit fati i buzëqeshi Tiranës që sërish ishte në një moment kritik pasi luftonte sërish për të mbijetuar në Kategorinë Superiore. Ndryshe nga sezoni i dy viteve më parë, këtë vit 24 herë kampionët e vendit arritën që t’ia dilnin, duke siguruar mbijetesën vetëm në dy sfidat e fundit, ndërsa në Kategorinë e Parë zbriti ekipi i Kastriotit së bashku me Kamzën me këtë të fundit që do të shkojë të luajë në Kategorinë e dytë për shkak të dënimit që ka marrë nga Federata.
Ky edicion i Kategorisë Superiore është konsideruar rëndom nga shumë njerëz që duan t’i bëjë qefin FSHF-së dhe disa klubeve të Superligës, si nga më të bukurit pasi sipas tyre nuk ka pasur aludime për tolerime ndeshjes (edhe pse javët e fundit klubet që kishin arritur objektivin hapën portën), fituesi i titullit ka qenë i pa kontestuar, etj.
Por, mjafton t’i hedh një sy shifrave dhe ato të tregojnë se ky sezon është një tjetër dështim, pasi nuk arrijmë dot të jemi as në nivelet e shtetet fqinje si Kosova, Maqedonia e Veriut apo dhe Malin e Zi, por përkundrazi jemi poshtë tyre.
Partizani që këtë vit arriti që të shpallej kampion në vendin tonë ka grumbulluar 70 pikë, ndërkohë që Ferronikeli në Kosovë ka grumbulluar 80-pikë, Shkëndija e Tetovës në Maqedoninë e Veriut ka marrë 79-pikë,
ndërsa Stujeska që fitoi kampionatin në Malin e Zi ka grumbulluar 74 pikë.
E njëjta situatë është dhe për golashënuesin më të mirë të sezonit. Këtë vit “Këpucën e Artë” në vendin tonë e mori sulmuesi i skuadrës së Kukësit, Artur Rexhinaldo. Lojtari me orgjinë nga Mozanbiku arriti që të shënojë vetëm 13 gola, e cila është një nga shifrat më të ulta në Kategorinë Superiore.
Por, krejt ndryshe është situata me kampionatet në vendet fqinje. Në Kosovë golashënuesi më i mirë është shpallur Kastriot Rexha, i cili ka arritur që të shënojë plot 21 gola.
Në Maqedoninë e Veriut, golashënuesi më i mirë është Stojanovski që luan në rradhët e skuadrës së Renovës ku ka arritur që të realizojë 18 gola.
Golashënuesi i kampionatit shqiptar është sërish inferior edhe me atë të Malit të Zi. Në kampionatin malazez “Këpuca e Artë” shkoi për Krstovic, i cili bën pjesë tek skuadra e Zeta. Me këtë ekip Krstovic ka arritur që të shënojë 17 gola.
Gjithashtu, një nga statistikat më të errta edhe në këtë sezon në Superiore ishte dhe pjesmarrja e sportdashësve në shkallët e stadiumeve. Në 36 javë që ka Superliga, i vetmi takim që ka arritur që të mbushë plot shkallët e stadiumit ka qenë derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit.
Ndërsa në takimet e tjera stadiumet kanë qenë nën mesatare, madje edhe Partizani që konsiderohet si klubi me tifozerinë më të madhe në vend, në festën e ngritjes së
trofeut nuk arriti dot që të mbushte plot shkallët e stadiumit, duke treguar edhe njëherë tjetër besim e pakët që ka gara në vendin tonë. Tifozët janë të vetëdijshëm që këtu gjithçka është e përcaktuar, që nga fituesi i kampionatit, tek ekipet që do të shkojnë në Kupat e Europës dhe tek skuadrat që do të zbresin në një Kategori më poshtë.
Dhe për të vulosur se sa kampionat serioz jemi, mjafton të shohim edhe njëherë tjetër listën e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Italian i kombëtares shqiptare, Edi Reja, për dy takimet eleminatore të kampionatit Europian që do të kemi kundër Islandës dhe Moladvisë. Tekniku i kuqezinjve ka grumbulluar për këto dy takime vetëm dy lojtarë nga kampionati shqiptar dhe ata janë dy portierët Alban Hoxha nga Partizani dhe Gentian Selmani nga ekipi i Laçit (ky i fundit është thirrur për shkak të mungesës së Thoma Strakoshës), të cilët nuk do të jenë asnjëri titullar, pasi ky vend do t’i besohet Etrit Berishës.
Kjo tregon qartë se niveli i Kategorisë Superiore është qesharak, pasi nuk arrin dot që të ketë një lojtarë që ta përfaqësojë në ekipin kombëtar.
Mos grumbullimi i lojtarëve nga Superiorja në kombëtare vijon që nga koha kur kuqezinjtë i drejtonte De Biasi, vijoi me trajnerin Panuçi dhe tani me Rejën, i cili ka vendosur të vijojë rrugën e homologëve të tij dhe arsyeja është se nuk kemi nivel!
(TemA Javore)
Pordhe me rigon o fatjon!Nga i nxjer statistikat?Ndeshja me me shume spektatore ka qene ,java e pare skenderbeu- partizani,pse genjen?Nga i mer lajmet!pse nuk te ndihmon babai ose mero baze c’fare e ke!