VIDEO: Liverpul është “Mbreti” i Europës, fiton trofeun e Champions League!

1 Qershor 2019, 22:56Sport TEMA

Skuadra e Liverpulit është fituesi i këtij viti të trofeut më të rëndësishëm europian siç është “Champions League”.

“The Reds” fitojnë për herë të 6-të Champions Leaguen, duke marrë kurorën e kampionit dhe shkurorëzuar Realin e Madridit.

Skuadra e drejtuar nga strategu gjerman, Jurgen Kloop, triumfoi në finalen e Madridit në stadiumin “Wanda Metropolitano”, pasi mundi ekipin e Tottenhamit me rezultatin e pastër 2-0, ku lojtarët e ndeshjes janë dy sulmuesit Mohamed Salah dhe Origi që shënuan të dy gola e vetëm të takimit.

Lojtarët e Liverpool e nisën vrrullshëm ndeshjen, duke e gjetur golin e avantazhin që në minutën e parë të takimit ku fituan një 11 metërsh, i cili u konkretizua në gol nga ana e Salah.

Pas këtij goli pritej një sfidë më e luftuar, por gjithçka ishte një takim i ekuilbruar ku që të dyja ekipet krijuan shumë pak raste për shënim.

Në pjesën së dytë, Tottenhami i drejtuar nga Pochetino u mundua që të gjente golin e barazimit, por e pati të pamundur që të mposhte Alisson.

Kur sfida po shkonte drejt mbylljes ishte Origi që shënoi golin e dytë për skuadrën e tij të Liverpulit duke shpërthyer në festë tifozët e “The Reds”.

Gjithçka u mbyll me rezultatin e pastër 2-0 në favor të Liverpulit që bëhet “mbret” i Europës, duke e mbyllur sezonin në mënyrë fantastike. (TemA)

Goli i shënuar nga Salah

Goli i shënuar nga Origi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje