Jurgen Klopp zbulon telefonatën e Guardiolës dhe “bastin” për sezonin e ardhshëm

3 Qershor 2019, 10:44Sport TEMA

Jurgen Klopp ka zbuluar se ka folur me trajnerin e Manchester City, Pep Guardiola, menjëherë pas fitores së finales së Ligës së Kampionëve kundër Tottenhamit.

“Reds” i mundën 2-0 rivalët e Premier League në Madrid, të shtunën, dhe fituan Championës-in e gjashtë në historinë e klubit. Ky ishte trofeu i parë i Klopp si trajner në “Anfield”, pas katër vitesh aty.

Ishin “qytetarët” e Guardiolës, rivalët më të mëdhenj të Liverpool-it në Premier League, duke e fituar titullin atje me “fotofinish”, me vetëm një pikë më shumë.

Gara midis dy skuadrave ishte tejet emocionuese dhe vijoi deri në javën e fundit të kampionatit.

Duke folur pas triumfit në “Wanda Metropolitano”, Klopp zbuloi se rivali i tij i titullit, Guardiola, e kishte telefonuar për ta përgëzuar atë për fitimin e Ligës së Kampionëve:

“Më mori dhe më uroi përmes telefonit Pep Guardiola. Psikologu ynë ka punuar për Manchester City në fillim të vitit, por ai donte të fitonte Ligën e Kampionëve dhe erdhi te ne…

Jo, jo, kjo është një shaka. Ne kemi vendosur njëlloj basti me njëri-tjetrin se do të rivalizojmë përsëri sezonin e ardhshëm. 

Do të luajmë për gjithçka dhe të shohim se çfarë do të fitojmë. Marrja e 97 pikëve në Premier League dhe fitorja e Ligës së Kampioneve dukej një rrugë e pabesueshme për t’u përshkuar në fillim të sezonit, por ne e bëmë këtë.

Kjo është e pabesueshme. Tani kemi fituar diçka, por duhet të vazhdojmë”. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje