Ministrja Xhaçka në Korçë: Do ju ndihmojmë në rimëkëmbjen e shtëpive, do të dëmshpërblehet çdo banor i prekur nga tërmetet

4 Qershor 2019, 15:10Sociale TEMA
Ministrja Xhaçka në Korçë: Do ju ndihmojmë në

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka qenë në fshatin Flloq të Korçës, ku ka vizituar nga afër banorët e prekur nga tërmeti.

Xhaçka u shpreh se dhjetëra familje në këtë zonë janë në vështirësi. 

Ajo shtoi se MM po punon për të mbështetur mesa mundet banorët e prekur, me ushqime, ilaçe dhe strehim.

Ministrja Xhaça theksoi se Ministria e Mbrojtjes do të japë ndihmë edhe në rimëkëmbje të shtëpive.

Xhaçka tha se do të dëmshpërblehet çdo banor i prekur nga tërmetet.

Ministrja e Mbrojtjes tha se situata eshte e veshtire, por po menaxhohet me se miri!

Një zotim dua ta bëj, edhe në emër të qeverisë dhe të kryeministrit i cili nesër do të vijë vetë. 

Ne do të ngremë çdo shtëpi që është shembur dhe do të dëmshpërblejmë cdo banesë të dëmtuar për të rikthyer normalitetin në këto komunitete. 

Kjo fatkeqësi na ndodhi edhe për Bajrami. 

Zoti i ka sytë këtu dhe nuk ka sesi mos i kemi dhe ne, vëmendja jonë është tek këta banorë deri në rimëkëmbjen e plotë të tyre”, premtoi ministrja e Mbrojtjes para banoreve te demtuar nga termetet..

Më herët, Xhaçka mori pjesë edhe në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave Civile!

Xhaçka kërkoi nga institucionet vendore koordinimin e duhur për t’u ardhur në ndihmë banorëve.

2 komente në “Ministrja Xhaçka në Korçë: Do ju ndihmojmë në rimëkëmbjen e shtëpive, do të dëmshpërblehet çdo banor i prekur nga tërmetet”

  1. Me emer says:

    Se mos jane parate tuaja ?! Te me falni zoterinj te demtuar ku ne mes jush ndodhen dhe njerezit e mij [prinderit e gruas ] por ky termet para se gjithash deshmon dhe gjendjen ekonomike te fshatit sot , ku qeverisin ” djajte ” qe e kane lene ne harrese . Ju e dini se kjo gjendje e mjerruar me keto shtepi ahure shume vjecare eshte e pa llogjikueshme . Hidhini syte ne shtetet fqinj ku shtepite e fshatit qe shtetasit i kane te dyta apo te treta , jane me te mira se ne qytet , komplet infrastruktura e fshatit eshte ne pergjithesi moderne , ku nuk mungon asgje , megjithese fshati ne me te shumten e vitit eshte pa njerez . Ne se do te ndodhesha atje , nuk do te pranoja as edhe nje nga qeveritare dhe ish qeveritare te 30 vjecarit te turpit ..!

  2. kallashi says:

    Nuk e kuptoj perse shteti po i mbulon keot shpenzime, nuk eshte faji i shtetit qe ra termeti e u prish shtepia. Ne cdo vend te botes ka siguracjone private qe i mbulojne keto gjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje