Zbardhet atentati me kallashnikov i Marios nga Vlora: E kishte sajuar bashkë me një shok për të kërkuar azil, ja si mashtroi disa ditë më parë në TV

4 Qershor 2019, 13:20Kronika TEMA

Është zbardhur ngjarja e Novoselës e ndodhur më datë 12 Maj 2019, ku njëri prej personazheve është 33-vjeçari Romarjo Alliaj, i cili pak ditë më parë doli publikisht në media.

Ai tregoi se i kishte shpëtuar fatmirësisht një atentati me breshërisë kallashnikovi, por policia e Vlorës thotë se ngjarja është tërësisht e inskenuar ku dyshohet se kjo është bërë për të përfituar ndonjë azil jashtë vendit.

Alliaj bashkë me mikun e tij e kanë sajuar ngjarjen për arsye personale dhe për këtë arsye.

Ndër të tjera policia njofton: 

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 12.05.2019, ku persona të paidentifikuar kanë tentuar të vrasin 24 vjeçarin R. A, i cili në momentin e sulmit ishte duke drejtuar automjetin e tij Volksëagen Golf në autostradën Vlorë-Levan, Policia në bashkëpunim me Prokurorinë ka zbardhur ngjarjen, ku ka rezultuar se ngjarja është sajuar nga autori dhe shoku i tij , për interesa personale.

Në këtë kuadër u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:
R. A., 24 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Kallëzimi i rremë”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i vuajtjes së dënimit” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve”.

Nga hetimet e kryera dhe provat e administruara ka rezultuar se shtetasi A.V në bashkëpunim me vetë shtetasin R.A, kanë përgatitur, simuluar dhe realizuar vetë ngjarjen në fjalë për interesa personale duke përdorur gjithashtu edhe një armë zjarri automatike.
Gjithashtu, për shtetasin R.A, më datë 01.06.2019, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, por ditën e djeshme (03.06.2019) është konstatuar nëpër qytet duke mos zbatuar detyrimet ligjore në lidhje me masën e sigurisë”, njofton policia.

Pak kohë më parë ai dha kërë prononcim për media: 

“Isha nisur për në Elbasan. Fillimisht më qëlluan nga ana e shoferit, 2 plumba kapën makinën. Më pas unë kalova nga ana e pasagjerit dhe makina nisi të ngadalësonte. Makina e autorëve kaloi paralel me mua dhe më qëlluan në breshëri. Pastaj sa e shkrepi të gjithë në makinë erdhën plumbat, mbi 20 plumba nga dera e shoferit. Shpëtova se ndaloi një kamion dhe autorët ikën”, tregon 33-vjeçari, i cili akuzon policinë se nuk i ka marrë në pyetje dëshmitarët që nga kamionisti.

I riu thotë se ishin tre persona në makinën nga u qëllua, dy përpara dhe një pas, të tre me maska. “Vetëm ai pas ka qëlluar. Makina ishte me targa franceze pas, para nuk i kishte targat”, tregon ai në news 24.

Fjala e fundit e Marios është se nuk ka besim tek policia dhe tek askush. Ai thotë se do t’i zgjidh vetë problemet e tij.
“S’kam besim as tek policia dhe as tek njeri fare.

Ky ishte muhabet shoqëror, ishte në rrjet shoqëror. Unë me ta kam ngrënë e kam pirë.

Unë i zgjidh vetë problemet e mia. Policia është deri ku i takon.

Nuk kam besim fare as tek kjo që kam veshur. Edhe atë e kisha shok të ngushtë, kisha shumë besim por erdhi për të më vrarë. S’kam besim fare as tek policia, as tek askush. Janë çështje që i zgjidh vetë. Nuk më hyn fare në punë policia”, thotë Mario.(TemA)

4 komente në “Zbardhet atentati me kallashnikov i Marios nga Vlora: E kishte sajuar bashkë me një shok për të kërkuar azil, ja si mashtroi disa ditë më parë në TV”

  1. Koli says:

    Jepini azil nja 6 muaj ose 1 vit azil ne burg.

  2. Alumi says:

    Cfare mashtrusi. Shum keq te inskenosh gjera kaq serjoze. Beje pak burg tani o idjot. Ku eshte shkolleshumi Tit vasili tani?

  3. Fredi says:

    Emra shqiptar jo eeeee.Po Romarjo Zubizareta Ronaldinjo e vari lesht.Ja dhe ky jeten e vet alla Romarjo braziliance e ka kurdisur.

  4. gjuetari says:

    Vertet? e paskan qelluar me mbi 20 plumba automatiku nga nje distance 2-3 metra dhe kete hajvanin me zile se paska zene asnje plumb? Ata qe marrin vesh nga armet do te qeshin me siguri me kete pretendim.
    Ketu ku jetoj, kam shume arme me leje, pasi jam i apasionuar mbas gjuetise. Ne mes te ketyre armeve kam edhe nje karabine simonova te kalibrit 7.62 x 39 mm, me te cilen kam bere nje prove duke qelluar nje pllake celiku 1/4 inch ose 6.35 mm te trashe nga nje distance 50 metra. Te tera plumbat e pershkruan pllaken tej per tej.
    Duket qe ky birbua nuk e ka haberin fare nga armet e zjarrit. Jo ne anen e pasagjerit te kalonte ai, por edhe ne vrime te semes te fshihej, mbi 20 plumba te shtira kunder tij, ndonje do ta kapte, sidomos po te konsiderojme distancen e afert nga ku gjoja e paskan qelluar.
    Keshtu eshte kur shikon shume filma me traplleqe qe jepen sot neper TV e kinema.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje