Trupi i pajetë i Muhamet Likos mbërrin në Vlorë

4 Qershor 2019, 13:00Kronika TEMA

Ka mbërritur paraditen e së martës nga Italia në Vlorë trupi i Muhamet Likos, parodistit të Vlorës i cili humbi jetën më 30 maj.

Aktori i madh i humorit ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare në Itali, ku edhe ndodhej për një vizitë periodike mjekësore.

Aktori ishte tërhequr nga skena prej disa kohësh për shkak të problemeve me zemrën.

Katër parodistët e Vlorës, Mane Lumani, Afrim Agalliu, Agron Hamo dhe Muhamet Liko sillnin në skenë emocione të mëdha për publikun me paroditë e tyre fantastike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje