VIDEO: Detaji që nuk u vu re nga pritja që May i bëri presidentit Donald Trump

5 Qershor 2019, 09:26Bota TEMA

Presidenti i SHBA, Donald Trump ndodhet për një vizitë në Britani, ku është takuar edhe me kryeministren Therasa May. Por mediat kanë vënë re një detaj, në mometin kur presidenti pritet nga May.

Siç shihet në këto pamje, dy liderët nuk janë takuar me njëri-tjetrin.

Presidenti amerikan shtrëngoi duart me burrin Philip të zonjës May ndërsa gruaja e tij, Melania shtrëngoi duart me kryeministren.

Gjatë bashkëbisedimit Shefi i Shtëpisë së Bardhë kujtoi partneritetin e rëndësishëm tregtar mes dy aleatëve dhe paralajmëroi marrëveshje të reja dypalëshe.

Ndërsa kryeministrja në ikje Mej tha se përmirësimi i raporteve është në interesin edhe të 1 milionë qytetarëve amerikanë që punësohen në Britaninë e Madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje