Ne nuk duam të humbim asnjë votë, Dako për Astrit Avdylajn: Se kam njohur kurrë, pas 2016 e kam takuar si qytetarët e tjerë

6 Qershor 2019, 22:16Politika TEMA

Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, duke komentuar përgjimet e publikuara nga “BILD”, i pyetur se si një kryetar bashkie ja hap telefonin çdo njeriu, ka thënë se në kohë fushate, ja hap të gjithëve telefonin, sepse nuk duan të humbasin asnjë votë.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Dako theksoi se nuk e ka njohur asnjëherë fizikisht Astrit Avdylajn deri në vitin 2016, ndërsa pas këtij viti, kreu i Bashkisë së Durrësit, shprehet se e ka takuar si shumë njerëz të tjerë në qytet.

Ne nuk duam të humbim asnjë vote, ndaj ju kam hapur telefonin dhe ju kam thënë “po po, do e shohim”. 

Nuk jam as prokuror, as drejtues policie. Unë hap çdo telefonatë. 

Nuk e kam njohur kurrë Astrit Avdylin fizikisht deri në vitin 2016. 

Mbas këtij viti e kam njohur si shumë njerëz në atë qytet. E dija që ka qenë i dënuar. 

Nuk ka qenë pjesë e stafit elektoral, thjesht simpatizant i shpallur i PS. 

Nuk është anëtar organizate, por simpatizant i PS.”, tha Dako.

1 komente në “Ne nuk duam të humbim asnjë votë, Dako për Astrit Avdylajn: Se kam njohur kurrë, pas 2016 e kam takuar si qytetarët e tjerë”

  1. Formacioni says:

    O zoti Dako.
    Tani ,kur thot Lubonja, na ishte 1here pergjimi i zotit LSI .bla bla bla na u be President. Mer rrogen mos Harroni. Po tani? Tani zoti Basha thot koka Mbreti. …… po pastaj? Pastaj mbase njerzit duhet te mendojn seriozisht per luft.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje