Përgjimet frymëzojnë mediat serbe: Rama, lideri më i pasur dhe më kontravers në Europë

6 Qershor 2019, 20:00Politika TEMA

Gazeta serbe “Blic”, ka publikuar sot një analizë të figurës së kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe qeverisë së tij, të cilin, bazuar në shkrimet e mediave botërore, kjo gazetë serbe, e cilëson si një lider të korruptuar , dhe të njejtën kohë, më kontravers në Europë.

Në mars të vitit 2016, Partia Socialiste e Shqipërisë mbajti një kongres  të stilit komunist në zemër të Tiranës, në sallën e kongreseve ku paraardhësit e tij totalitar organizonin tubime marksiste, më shumë se katër dekada më parë.

Që nga ajo ngjarje, kryeministri dhe kryetari i partisë, Edi Rama, ka kontroll absolut mbi listën e pjesëmarrësve dhe të gjitha mediat që regjistrojnë fjalimet e oligarkisë socialiste.

Salla e kongresit të Ramës ishte e mbushur me deputetë dhe ministra shqiptarë, pastrues të parave dhe trafikantë të drogës, të cilët shkonin në  Partinë Socialiste, si e vetmja mënyrë për të shmangur ndjekjen penale, shkruante atë kohë “Foreign Policy”.  Roli i Ramës  për t’u shfaqur në publik me kriminelët famëkeq nuk mund të krahasohet me ndonjë udhëheqës tjetër të demokracive perëndimore, por edhe më gjerë.

Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura një vit pas kësaj konvente, Partia Socialiste e Ramës fitoi me blerjen e votave masive me ndihmën e narko-mafisë së vendit, pohon e përditshmja gjermane Bild.

Pas disa javësh demonstratash opozitare në Shqipëri, dje u botuan regjistrime të fshehta të prokurorisë  shqiptare që provojnë se narko-bosët rekrutuan votuesit për partinë e Ramës dhe se paratë e fituara nga trafiku i drogës janë vendosur nga ai vend.

Ndërsa “Bild” arrin në përfundimin se Shqipëria është në udhëkryq midis një rruge demokratike dhe asaj që patjetër bëhet një republikë mafioze, tumori malinj i komunizmit vazhdon të mbizotërojë në partinë e tij në pushtet”, shkruan kjo gazetë.

Mënyra e jetesës së anëtarëve të qeverisë së Ramës është tepër luksoze, për mbi një milion shqiptarët që jetojnë nën nivelin e varfërisë dhe fitojnë vetëm 5 euro në ditë.

Ministrat e Ramës gëzojnë privilegjet e shërbimit publik, duke jetuar një jetë të pasur dhe duke shfrytëzuar disa prej automjeteve më luksoze, siç janë  “Mercedez C klas”, “Audi” A7 dhe K7, “Porche”  dhe “Jaguarët” e panumërta.

Përkundër përpjekjeve të qeverisë së SH.B.A.-së për të promovuar reformën e dekriminalizimit të vendit, me qëllim të skedimit të politikanëve në dosjet kulmore pas hekurave, është e qartë se Rama është pengesa kryesore për këtë reformë legjislative dhe ekzekutive.

Shqiptarët as që e kanë imagjinuar se anëtarët e qeverisë së Ramës , pikërisht sikur edhe jaguari kap prenë e vet, do ti shqyejnë pasuritë shtetërore dhe do ti vendosnin taksa tatimpaguesëve në mënyrë që të blejnë “Jaguar” të shtrenjtë që janë simbol i stilit të një jete të shthurrur.

Për më tepër, borxhi kombëtar që gjeneratat e ardhshme të shqiptarëve duhet të paguajnë, tejkalojnë të gjitha shifrat e imagjinueshme. Në Tiranë, pothuajse nuk ka investime të huaja direkte, sepse anëtarët e qeverisë po bëjnë presion ndaj investitorëve për shkak të ryshfetave të mëdha, dhe shpenzimeve të shtrenjta që ata bëjnë jashtë vendit.

Një ligj i kompromentuar për legalizimin ishte vetëm një skemë korrupsioni e projektuar për të rrezikuar pronën kombëtare shqiptare, e cila tani është nën kontrollin e një grupi të vogël të oligarkëve nga kopetë e Ramës”, vijoni shkrimi i gazetës serbe.

Zana Beja
TemA TV

1 komente në “Përgjimet frymëzojnë mediat serbe: Rama, lideri më i pasur dhe më kontravers në Europë”

  1. Edi says:

    DUHET FALENDERUAR SERBI BASHA DHE DHENDRI SERBISE BIRRISHA PER IMAZHIN E REME QE I JAPIN SHQIPERISE ( NESE NE SHQIPERI DO KISHTE MAFIE DHE RAMA DO ISHTE I IMPLIKUAR KETA PLEHRA DO ISHIN VRARE ) PO RAMA ESHTE I PASTER DHE KETA PERFITOJNE N’A KULTURA E TIJE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje