Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, njëherësh drejtues politik i Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla në fjalën e tij gjatë hapjes së fushatës elektorale të zgjedhjeve të 30 Qershorit në Cerrik kërkoi mbështetjen e çdo banori të Cërrikut për kandidatin e Partisë Socialiste, Andis Sallën. Sipas Ballës, katër vite më parë me fitoren e LSI-së në Cërrik ngeci edhe sahati i këtij qyteti.
“Këtu në Cërrik kërkuam votën 4 vite më parë për kryebashkiakun, ne kërkuam votën por sahati i Cërrikut ka mbetur që prej ditës kur sahati i LSI u bashkua me sahatin e Lulit e të dy bashkë mundohen t’i bëjnë dëm integrimit të Shqipërisë.
Rruga kundër integrimit i ka bërë të dyja ato parti bashkë.
Ne jemi gati të rihapim punët e mëdha këtu në Cërrik.
Ju kemi sjellë një djalë të ndershëm, punëtor e të përkushtuar si Andisi.
I bëj thirrje çdo banori të majtë e të djathë të votojnë për Andis Sallën më 30 qershor”, deklaroi Balla.
NJELLOJ SI LALI ERI NE TR PO FLET EDHE KY NE CERRIK NJE KOK LOP QE FLET ME PARRULLA… TANI JAM MESE I BINDUR QE PS E PASKA HUMBUR VERTTET ARGUMENTIN FILLIN DHE KOHEZIONIN
Me rafte pika sa i zgjuar ky balla