Nga Andi Bushati
Përgjimet e tabloidit gjerman ‘Bild” që i dhanë dërrmën edhe më skeptikëve që hezitonin të besonin se Rilindja i ka vjedhur votat në bashkëpunim me bandat e trafikantëve të drogës, në Shqipëri, ashtu sikurse në çdo vend të botës, nuk mund të kalojë pa pasoja. Por ndryshe nga standarti austriak që pamë së fundi kur një qeveri rrëzohet dhe pse krimi i përgjuar ka mbetur në tentativë, këtu zakoni është gjetja e alibive për çfarëo lloj mëkati.
Kjo lloj qasjeje e denjë për demokracitë iliberale nga Ankaraja në Moskë edhe efektet i ka të tjetërllojta. Le të tentojmë ti parashikojmë se si do të përthyehen ato në Shqipëri.
Si do të sillet Rama?
Sipas të gjitha gjasave Edi Rama as nuk e mendon dorëheqjen edhe pse vjedhja nga e cila ai ka përfitur pushtetin është vërtetuar katërcipërisht. Ai do të prodhojë mashtrime të reja pavarësisht se banditët pohojnë se grabitjen po e kryejnë për të “surprizuar” atë, pavarësisht se deputetët e grupit të vet i ka të infiltruar nga krimi, pavarsisht se axhendën e tij personale dhe politike e pati dorëzur në duart e Avdylajve.
Në vend që ta yshtë të mendojë për tërheqjen nga zgjedhjet lokale, apo largimin nga posti, kjo ngjarje do ta shtyjë atë edhe më tepër drejt radikalizimit.
Ashtu si të gjithë autokratët, Rama i beson parimit se sa më shumë të kapesh me duar në krim, aq më tepër duhet të ndezësh situatën. Një tërheqje tani për të do të qe e barabartë me një kapitullim. Një pranim i tërthortë faji, pasojat e të cilit nuk lidhen më me dyert e pushtetit, por me ato të qelisë.
Pikërisht, kjo frikë nga e ardhmja e detyron kryeministrin të zhgarravitet si një karrikaturë pas karriges, më keq se Berisha i ’97, dhe ti drejtohet i vetëm 30 qershorit. Ai do të shpresojë të tubojë sa më shumë pushtete të pamerituara drejt vetes, në mënyrë që ditën që do të ulet në negociata, ti shkëmbejë ato me kokën e vet: edhe parlamentin monist edhe 61 bashkitë e rilindjesm, kundrejt një amnistie për jetën e tretë si artist që aq shumë e reklamon në media.
Pra që të gjitha ata që me një mendje normale e kanë parë këtë skandal si një mundësi të kryeministrit për reflektim do të zhgënjehen. Edhe për një kohë të gjatë Rama ka të vetmen mundësi mbajtjen veshur të xhaketës së luftës.
Si do të reagojë opozita?
Nga pikpamja morale kjo qe një dhuratë e paimagjinueshme për strategjinë e PD e LSI për të djegur mandatet dhe bojkotuar zgjedhjet lokale. Ajo dha proven e një gare të pabarartë, ku arbitër janë trafikantët e drogës. Por njëkohësisht ajo justifikoi edhe çdo lloj mjeti ekstraligjor që mund të përdorë opozita, pas veprimeve paqësore të braktisjes së parlamentit dhe bashkive.
Nëse refreni i Ramës dhe socialistëve deri më tani ka qenë nuk digjet jorgani për një plesht, nuk dilet nga sistemi për një sallatë fjalësh, nuk radikalizohet një parti politike pa lënë më parë të flasë drejtësia, këto alibi tashmë kanë rënë.
Socialistët e zgjodhën me votat e tyre Arta Markun, ata e kaluan me ndihmën e njeriut që qëndron në paradhomën e kryeministrit, vettingun e Donika Prelës, ata bënë gjithçka për të penguar dënimin e grabitësve të votave. Jo se i dhimsej limoni i shtrydhur Dako që e hoqën qafe nga politika me të njëjtën shpërfillje si Saimir Tahirin, por sepse donin të ruanin kultin e pandëshkueshmërisë për ata që vjedhin në emër të pushtetit të Ramës.
Dhe pyetja është: ç’duhet të bëjë opozita kur faktet e krimit janë sheshti dhe drejtësia e kapur i shpëfill ato?
Nëjë këtë kuptim nëse ka fuqinë dhe muskujt, pas skandalit të “Bild” Basha është në të drejtën e tij për të mbajtur premtimin për mosjejimin e zgjedhjeve, por edhe për më shumë, për ti vënë flakën çdo kërpudhe që ka mbirë përreth Ramës.
Si mund të shpëtohet çka ka mbetur pa përdhosur nga reforma në drejtësi?
Skandali i shprthyer nga “Bild” i dha dërrmën përfundimtare edhe propagandës së shpifur për reformën në dretësi. Jo vetëm se ndëkombëtarët me anë të sharlatanëve të Euralius dhe OPDAT hapën dritën jeshile për zgjedhjen e një kryeprokuroreje kamikaze si Arta Marku, e cila tregoi se është vënë aty për të mbrojtur krimin.
Por për shumë më tepër se kaq. Arritja deri në absurditete që do ti ëndërronin edhe në tokën e Kim Jong Unit, si ato për të penguar mediat të botojnë materialet tashmë të dala në Gjermani, tregon shumë. Ajo dëshmon se drejtësia e re po përdoret nga rilindja, jo vetëm për të siguruar pandëshkushmërinë e saj, por edhe si WC propagandistike për të konsumuar politikën e ditës. Fakti se të dy prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi që teorikisht janë indipendentë në hetimin e kësaj çështeje, vunë nënshkrimet e tyre për atë gomarllëk çensurues, pas kërkesës politike të Ulsi Manjës dhe urdhërit të së shtypurës prej tij Arta Marku, i jep fund debatit për pavarësinë e institucionit të parë të ngritur pas refoma në drejtësi.
Ky është shembulli flagrant se çfarë është ngritur deri tani po kapet.
Prandaj kjo histori duhet të shërbejë për ti thënë stop ngritjes së institucioneve të reja që pritet të konsituohen. Nëse ato do të lindin në klimën dhe ankthin e një regjimi të kapur në krim, ato vetëm të pavarura nuk do të jenë më. Ato do ti shërbejnë njësoj deri në fund Ramës sot, me të njëjtin zell që do ta bëjnë këtë për atë që do ti zërë vendin nesër.
Sa të jetë Rama në zyrë, në mënyrë që të shpëtohet, reforma në drejtësi, si investimi më i madh i ndërkombëtarëve në Shqipëri, duhet të ngrijë. Për të shpëtuar çka mund të shpëtohet prej saj, do të duhej vetëm një qeveri teknikësh, afatgjatë dhe pa liderë të fortë. Në kushtet e regjimeve absolute është marrëzi të ëndërosh për drejtësi të pavaruar. Këtë na e provojë dhe njëherë dosja 339/1 që na u transmeua nga Gjermania, si pasqyrë e një dështimi për atë që perendimorët po bëjnë këtu.
Ik ore mbetje toksike komuniste. Ptu njeri i peshtire. E quan vetin gazetar. Ti je zagar. Prit te mbyllen hetimet njehere. Shkerrllate.
Hajdutet shqiptarë që vjedhin çdo ditë nga 30 vjet,skandalizohen
per hajdutet e shijakut qe kane vjedhur votat e hajduteve.
Histori Kafkiane.
O andi o plehrë. Po pse bën referencë kapjen e ramës pas pushtetit me berishën e vitit 97. Cuditërisht harron qe ekziston berisha i vitit 2011 qe te shpalli dhe pucist mor faqezi!
Perse evokon vitin 97?!! Urrejtja per ramen te ka bere te pranosh qe ne shqiperi mund te ndodhe dhe hataja dhe te vijne ne pushtet dyshja kryemadhi basha vetem e vetem qe ti te plotesosht egon tende perverse ndaj Edi Rames per ta pare ate te rrezuar! Ti je anti shqiptar Andi. Ti nuk do shqiperine. Ti do vetem egon tende te semure.
Dhe kur mendon nje vizite ne psikiatri mund ti beje derman te ziut,por vazhdon torturohet kot se koti!
Ik Andi ik vizitohu,pse vuan keshtu? Nuk ka 97 e ke gabim,me 30 qershor ata qe duan do votojne ata qe s’duan nuk do te votojne. Dhe pastaj asthu te gjithe se bashku do shkojne ne plazh.
Nuk kane per tju plotesuar enderat , lereni te enderoje , fundja fundit , gratis jane .
Eshte e vetmja menyre se si mund te vine ne pushtet Luli dhe Monika , duke enderuar bashke me frymezuesin e tyre Bushat karucin , debil hesapi , keta lloj analistash te vetdeklaruar qe shkojne nga fryn era, skane asnje lloj vlere , plera .
bombat e sat’….e o Bushat,Po na hiqesh si naiv tani,
“Ëndrra e një nate vere”
O klyshi i hysni kapos qe do te besh shqiperin ashtu si gjyshrit e tu biologjike…ikni mor ndyresira nga media se po e shkatroni kete popull te gjithe ju ish blloku komunist.Ptuu fare e keqe !
Plehrëëëë!!!!!!!
O nipi kriminelit Hysni : Me ne fund e nxore koken hapur. Si zedhenes i hajduteve dhe sharlataneve me ne fund e the: Vejtingu te ndalet dhe te hiqet kjo qeveri qe i del krahe vejtingut. Me hapur se kaq nuk ka, ky eshte thelbi i gjithe turbullirave qe po çojne vendin ne gremine. Por po te them diçka o pusht: Aty ku ve dore SHBA nuk i le punet ne gjysem dhe i vjen hakut kundershtareve. Haroje kohen e xhaxhit tend kur i kishit imperialstet ne “gryken e topit”. Dhe ketu behet fjale per bashibozuke qe nuk dine me Ç’te bejne me paret e vjedhura. Por dhe per ju langoret e paguar per te lehur me porosi: Ju qe predikoni luften civile midis Shqiptareve nuk do t’ja arini asaj dite por nje gje eshte e sakte: Njerezit e ndershem te Shqiperise nuk luftojne me njeri tjetrin por ndaj zagareve ndeshkimi do te jete i pameshirshem.
Pas bombes se bild do ngjallet hysni kapo dhe gjyshe vito presidente me familjen tende te sigurimit.
Saliu do laj koqet e tua si dikur….
C’fare pritet te ndodhe pas “bombes”se Blid?? Pritet qe ti,Ylli Rakipi,Fatos Lubonja,Artur Zhej,Bejdo Malo, ai koke lopa qe jep radio Mosken,avokati i familjes Berisha dhe te gjithe bythlepiresit e rrangut tuaj te vini dhe te na i rruani neve te gjithve para dhe mbrapa.
analize e denje per nje rogtar te SB ,shume i peshtire ..
Andi qe Rama ka 1000 mekate eshte e vertete,qe Rama ka qeverisur keq po ashtu,po qe urrejtja jote ndaj Rames eshte sa te gjitha keto sebashku. Te pretendosh qe te iki Rama dhe te vi ne pushtet Sala,Luli,Meta dhe Monika qe shqiperia te rregullohet,kjo eshte sharlatanizem prefesional qe vetem ti mund ta kesh. Kta qe u kane bere kaq keq Shqiperise dhe shqiptareve na qenkan shpetimi i sistemit te drejtesise,njerzit me te korruptuar per ty dhe me nje mal ne krime do shpetojne shqiperine. Turp te kesh mor legen “burr” se gazerar nuk je.
Ti kopili iSales mbas artikullit te Bild do te behet nje vrime ne uje
Gazetari i BILD ne list pagesen e Gazprom dhe Bushati gjenetikisht i pariparueshem.
hahahahahha sa kam qeshur me gjoja “sinqeritetin” tend per blerjen e votes nga mafja. Po nuk thua o derzi shyqyr qe eshte permiresuar procesi i votimit ne Shqiperi, pra tani blihet dhe nuk grabitet me si dikur me bandat e saliut.
Mjerë familja që e ka në shtëpi këtë njeri që nuk buzëqesh kurrë, por vetëm, helm , shpifje, thirrje për revolucion baxhellian të projektuar në Haremin Veror të Jales, ky njëri është penduar që ka lindur,,
Lexojeni!
Eshte pikerisht shkrimi qe shpreh gjithe tbelbon e “krizes”. Pas aresyetimeve mendjeleta e mediokre , ai pohon: “…te ngrije Reforma ne drejtesi….” !
Or socialista ! Perkthejeni dhe dergojani Shba dhe Europes. Ky eshte thelbi: Reforma perzuri juriste e korruptua dhd servil te politikes dh po sjell lnstitucione te forta! Populli po pret me padurim te fillloj pune SPAK DHE BIH.
Ky shkrim kazani anti perendimor dhe antipopullor eshte vertete helm ndaj reformes.
Perkthejeni z.Socialist dhe dergojani edhe ” Bild ” Mos harroni ta permendni edhe dosjen
200 000 Euro me nr.978. Ustallaret prandaj e nxorren! Perdoreni!
Cfare do ndodhi?
Nje mut i madh do te ndodhi, qe ta hani ju e kush ju paguan juve.
As gjermanët vet nuk janë marrë kurrë seriozisht me një gazetë që 1/2 përmbanë porno e lere ma ndokush në Europë
Nqs ka njeri me plere eshte ky, nje bythlepires i kreminelit Salih Ram Berisha
O fukara!,,,,, nga 15 faqe gazete e Bild,it, 13 flasin per prosituta e gazetare gojoresh si puna jote… Po ti e di mire kete, e kuptoj ta do puna o gojore…..
Bombe ??????? As TOLLUMBACE , e shumta FLLUSKE SAPUNI ! Mjaft me keto tituj bombastike !
O Andush, o kokloqe, o injorant qe skuptoni gje!!!
Und jetoj ne gjermani, München…
Bild eshte nje gazet bulevardi, ska asnji lloj prestigji ketu..
Ne Gjermani ka nji shprehje:
Ai qe lexon Bild, esht dhe klient McDonaldsi…
Dmth, pa nivel… O idioter kafenesh
Ik more kriminel. Ke mbi dy vjet qe ben thirrje per dhune, zjarr, krime. Ti dhe disa te tjere si ti iu duhen shkerdhyer gjithe robt e shpise ne rast konflikti, edhe nese largoheni jashte vendit me parate e fituara nga droga e pronarit te Agon Channel, mbylljen e te cilit vajtoni dhe nuk kini kurrfare halli drejtesie as morali sepse morali juaj eshte paraja dhe xhepat tuaj. Ju duheni percelluar vete dhe banesat e blera me parate e krimit.
Ju keni rjedhur të tërë mor Bushat. Ju bëri Edi Rama për psikiatër. Nuk e merni vetën për nja 10 vjet.
Kazani po zien çorben e dites per tu ushqyer.Mediat jane sot vjedhesit me te medhej te shqiptareve.Atoi vjedhin nderkohe qe rrogat e majme nuk bien nga qielli por nga xhepi i te varferve.Ky pushteti i katert eshte me i keq se çdo gje dhe se eshte imediat abandonimi i tyre.
Pas bombes se bild luli do vazhdoje te hedhe bomba paqesisht. Idiotet e tij apo sovrani siç i quan luli do shkulin perseri gardhet metalike te parlamenti dhe do prishin guret e kalldremit per te qelluar policine. Pastaj gazetari i famshem gjerman do te postoje nje fotografi nga protesta jo paqesore e lulit. Luli eshte i ri ne politike dhe gazetari ben mire qe e promovon sepse luli nuk ka qene ndonjehere i njollosur as per vjedhje fondesh, as per vjedhje zgjedhjesh si ato lokale, as per vrasje.Te mos i dije vertet ky Peteri apo ben sikur.