Bindja Demokratike kërkon tërheqjen e kandidatit të Partisë Socialiste në Shijak

6 Qershor 2019, 12:54Politika TEMA

Nga Astrit Patozi

Opinioni publik u njoh dje nëpërmjet publikimeve të gazetës së famshme gjermane “BILD” me prova të reja të korruptimit dhe të manipulimit të proceseve zgjedhore në Shqipëri. Përmes tyre del e faktuar qartë se drejtues të Partisë Socialiste në Durrës dhe të administratës qëndrore dhe lokale atje, janë të përfshirë drejtpërsëdrejti në vjedhjen e zgjedhjeve në atë qark.

E reja e këtyre publikimeve është se, përveç të tjerave, rezulton që Partia Socialiste ka kandiduar për kryetar të Bashkisë së Shijakut në zgjedhjet e 30 Qershorit, Elton Arbanën, një prej protagonistëve kryesorë të këtyre përgjimeve. Që do të thotë se njeriu, që deri dje vidhte vota për kandidatët e tjerë të Rilindjes, sot na ofrohet personalisht nga Maxhoranca si kandidat për Kryetar Bashkie.

Po ashtu, kandidatja e Rilindjes në Bashkinë e Durrësit, Valbona Sako, njihet botërisht së është e përzgjedhura e Vangjush Dakos për këtë funksion, pikërisht e personit që rezulton të jetë, jo vetëm drejtuesi, por edhe aplikuesi kryesor i të gjithë kësaj skeme për deformimin e vullnetit të zgjedhësve në Qarkun e Durrësit.

Në këto kushte, BINDJA DEMOKRATIKE kërkon tërheqjen e menjëhershme nga gara të kandidatit të Partisë Socialiste në Bashkinë e Shijakut, që do të ishte prova minimale për të treguar vullnetin e maxhorancës për realizimin e zgjedhjeve brenda standardeve më 30 Qershor.

Nga ana tjetër, ne kërkojmë sqarimin sa më të shpejtë nga organet kompetente të pozicionit dhe mundësisë së implikimit në këtë skandal edhe të kandidates së Partisë Socialiste në Durrës, zonjës Valbona Sako, duke pasur si qëllim moslejimin e përfshirjes në garën e 30 Qershorit të personave me përgjegjësi të drejtpërdrejtë në kryerjen e krimeve zgjedhore, siç e parashikon edhe ligji i dekriminalizimit.

Në të kundërt, do të provohej, jo vetëm që vetë Edi Rama është ideatori i kësaj megaskeme manipulimi, por edhe që ai synon ende që të deformojë vullnetin e zgjedhësve shqiptarë edhe në këto zgjedhje.

12 komente në “Bindja Demokratike kërkon tërheqjen e kandidatit të Partisë Socialiste në Shijak”

  1. shqiptari i ilirise says:

    PD nuk mer pjesë në zgjedhje!
    BD mer pjesë,por kërkon mos ketë kundërshtarë!
    Të dy këto mender parti,nuk janë gjë tjetër,veç bajga PD dhe një copë e bajgës PD që quhet BD!

    1. Cudia says:

      Patozi
      Therrit Llallen te te sqsroje pse nuk i coje keta njerez ne gjykate

      1. Nard Ndoka prej Puke says:

        Kam degjuar qe Vangjush Dako eshte tifoz me Barcelonen, dhe i preferuari i tij eshte Messi.
        Ne qofte se Barcelona do te provoje se nuk merret me korrupsion duhet ta perjashtoje Messin nga ekipi. Nuk mund te pranojne ata nje njeri te lidhur me Vangjush Dakon. Ja keshtu ja!

  2. kasem gahinji says:

    teresisht paragjukime antiligjore.vetem me vendim gjukate ,jo partie,mund te te hiqet e drejta kushtetuese per tu zgjedhur,se per te zgjedhur votojne edhete burgsurit me vendim gjukate.aq me keq per paragjykimet per zonjen sako.”e perzgjedhura e vangjush dakos”.si ta kuptojme,cfare nenkupton ky cilesim?po,pergjegjesine e cilesimit e ka kryetari ipartise se zones se caktuar,i deleguari per zonen.po ku eshte e keqja ketu?e ka kusheri,pjese te familjes,mike personale,dashnore?cfare budallalleqe flisni keshtu. do i ndani dhe nga burrat?zaten,si te mendosh dhe je.pra kur mardheniet e te tjereve i interpreton ne kete menyre,duhen pare edhe mardheniet e astritit ne familje.ndaj e keshilloj:-Astrit,kujdes gruan se mos ta perzgjedh ndokush,qofte dhe me emrin vangjush.

  3. Mashkullori says:

    Te dhashe nje “sqarim” dje lidhur me keto perfoljet ne pergjime,por ti nuk ve mend.Ti je I pergojuar si bashkepuntor I sigurimit te shtetit,por kjo vetem nga sa kane thene njeri apo tjetri.Dhe keto pergjimet e njeaneshme jane njesoj me ato te tuat.Kur dicka nuk eshte hetuar dhe gjykuar perfundimisht nuk ka baze per ndeshkim.Prezumimi I pafajsise eshte dhe per keta te pergjuarit njesoj me ate “pafajsine’ tende,o Pato-ziu….
    Nuk ke c’te besh,krijove nje particke te re dhe doemos do deshtosh ne zgjedhje.te duhen dhe ty ca deklarata per vjedhje,blerje dhe shitje votash…

    1. Kobe says:

      Or tutkun nuk jane llafe pazari por pergjim i ligjshem me vendim gjykates.

      1. Cudia says:

        Atehere ore Kobe lere prokurorine te punoje dhe mos fut hundet ne te si dikur Enver Hoxha.

  4. adi says:

    o karagjoz
    nese ky kandidati i bandes se rilindjes, ti thua qe duhet te dorehiqet se ka vjedhur vota .
    po perfituesi i vjedhjes se votave edvin rama duhet te rije se te mban ty leke????????
    nga gjithe karagjozet e rilindjes ti je me ordineri

    1. Komshiu i Qazimit. says:

      Adelina, mos u nxeh moj shpirt.

  5. Lizga says:

    Lojrat tuaja politike kemi gat 30vjet qe I shohim me syte tane…..pse mundoheni te na beni budallenj….me vjen keq por cdo politik qe behet per grabitjen e votave tashme e dime …e para mban rekord PD. jote LSI, PDIU e ne fund edhe PS….ulni kokat beni zgjedhje te merituara dhe mos ja hidhni fajin njeri tjetrit

  6. HaHaHa… Astrit patozi e nxorre koken me hapjen e 1/10 e pergjimeve te Llalles e Hadarmatajt te Saliut. Spurdhjak, qe luan per Sali Berishen dhe çunin e Tij “Xenin” byth….QIM…in. Mos harro se shume shpejt , ndoshta pune ditesh dalin dhe shume vjedhje e para per Votat ne lezhe, Shkoder, Kukes, Tirane, Durres, Fier, Vlore, Korce, Diber, Pogradec, Mallakaster, Permet, Sarande, Gjirokaster… etj, te PD dhe LSI, ku flitet me shuma direkt ne Leke dhe EURO. Socialistet paskan qene te fundit ne “pagesa”, me shuma “leshi”, perballe monstrave te PD+LSI. S’ka gje qe nuk do dale tani, por mjere Opozita ku u fut perseri me VOA e BILD…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje