Peza për përgjimet e Bild: Llalla dhe prokurorët e çështjes çuan dosjet te opozita

6 Qershor 2019, 11:01Politika TEMA

“Ajo çfarë ka ndodhur dje i shkon një libri të njohur, Asgjë të re në frontin e Perëndimit, pra një histori e vjetër me aktorë të rinj, ketë radhë gjermania Bild”.

Ky është komenti i parë i Alfred Pezës për çështjen e përgjimeve midis Astrit Advylajt dhe eksponentë të ndryshëm të PS-së, të publikuara nga gazeta gjermane Bild.

Ai e shtjellon këtë gjykim duke thënë se çdo gjë po bëhet me dosjet veçse gjyqësi, ku sipas tij mbizotërojnë proceset publike dhe përfolja.

Për sa i përket implikimeve të mundshme, PS sipas Pezës “inkurajon që prokurorët t’i shkojnë në fund të vërtetave por në mënyrë profesionale, sepse një person është fajtor vetëm pas gjykimit të formës së prerë, dhe jo se i del emri diku dhe krijohen gjyqe popullore”.

Sipas tij, dosja 339 është ”shembulli më ulëritës se përse duhet reforma në drejtësi”, në momentin që po bëhen pothuajse 3 vjet nga çështja dhe sipas tij ajo po përdoret politikisht.

Llalla dhe prokurorët morën fashikujt dhe përgjimet dhe i dërguan opozitës, në mënyrë që mos të bëhej drejtësi por politikë”, ku sipas tij “ përgjime jashtë kontekstit” i shpërndahen opinionit politik “si shishe molotov”  për t’ i vënë zjarr edhe më shumë situatës politike, dhe për të dhënë përshtypjen se këtu po bëhet nami”, tha ai.

12 komente në “Peza për përgjimet e Bild: Llalla dhe prokurorët e çështjes çuan dosjet te opozita”

  1. ela says:

    Ore katunar tru thare ketu nuk po flitet kush i nxorri dosjet, ketu po flitet se ku ka degjeneruar situata ne kete vend te ndyre, ku bandat, krimineli, hajduti komandojne pushtetin politik. Arrijne deri aty sa te vendosin deputetet.

    1. sali says:

      Ky maskara Peza eshte ai qe u denua per pastrim parash? Vuri edhe nje pale syze dhe pastroi fytyren e shemtuar. Race e degjeneruar qe ne gen.

  2. Leilaja says:

    Te pakten keto pune ky miku i di mire fort!

  3. Tironci says:

    Qe prokuroret kane cuar dosjen te PD ska asgje per tu cuditur ( fundja ne Shqiperi jemi )
    Po te gjithe ju analistet qe doni te mbroni qeverine mereni se kush nxorri sekretin,dhe jo cfar permane brenda dosja.
    Te gjithe e dine qe blehen dhe jane blere votat,por qe te fortit ti perdorin zyrtaret e larte te qeverise dhe partise si “zara” kjo skishte bere ndonjehere vaki deri me sot !
    Vetem zyrtaret e PS jane pa shtylle kurrizore,pa karakter dhe pa kellqe.

    1. adi says:

      Peza ne panikun dhe idotesine tende je I sinqerte kur thua nevoja uleritese per reformen ne drejtesi.
      Sepse tashme eshte e qarte per te gjithe edhe per me idiotin edhe per me legenin edhe per me maskarain se reforma ne drejtesi ishte shpikja e rilindjes per tu fshehur drejtesise.
      Nese keto pergjime dhe te tjera si keto qe priten te dalin nuk do ishin bere publike karagjozet e rilindjes nepermjet arta markut do shpetonin nga burgu banditet e terrenit dhe banditet e zyrave.
      Po ti peza ke te drejte qe ulerin ti je nje nga keta qe me rroge 800 mije leke te vjetra ne muaj kurseve 1 milione $ ti flori je per rekord Guinness. Si nuk do e mbrosh ti rilindjen dhe reformen ne drejtesi, pa to do dridhje duhan me cunat te fresku.
      Ps: si ka mundesi qe gjithe bashkepuntoret e kr rilindasit rezultojne bandite, trafikante droge, tutore prostitutash, vrases , grabites votash e paresh publike?????? Nga saimir tahiri, elvis roshi, prenga, ndoka, froku, qazua I elbasonit, gjushi I durazos, damiani I guruse e keshtu me rradhe?????? Kuptohet edhe ti peqinso nuk ngelesh mbrapa.

  4. Erjon says:

    Ah mor z. Peza. Dihet që rovena gashi dhe burri i saj dritan gina i cuan dosjet te opozita.

  5. Fredi says:

    Merren me biseda telefonike dhe nuk shohin malin e fakteve blerjen me parate e krimit te mijera protestuesve qe sillen cdo jave ne Tirane. A ka deshmi me reale, me gjigande se kjo?
    Grabiten parate nga Rinasi diten me diell per te paguar mijera njerez qe sillen ne Tirane rregullisht. A nuk quhet ky aktivitet kriminal?
    Keto pergjime kuturu jane pika uji ne oqeanin e krimit politik te organizuar si protestat me vijim qe nuk vijne nga fondi i deklaruar i PD- se por nga burime financiare te dyshimta. Pare e madhe luhet qe nuk ka nevoje per regjistrime se
    Mumd ti shohesh me sy te lire. Dhe kjo nuk eshte asgje. Prit cfare shumash do te hidhen nga PD per te sabotuar zgjedhjet.

  6. kapterri i CERIKUT says:

    Ky kapteri i Cerrikut i njef keto pune konspirativese se vete pastroi nje milion euro te fituara nga puna si gazetar dhe tani ben dedektivin e dosjeve. Mbyll gojen mor mut se qelbet dynjane plera.

  7. Titi says:

    OFICER ALFRED PEZA KA KONFLIKT TE THELLE INTERESI ME ISH KRYEPROKURORIN ADRIATIK LLALLA SE AI, QE ME I LUMTE DORA, E PADITI PER FSHEHJE TE BURIMIT TE TE ARDHURAVE PER PASURINE PREJ ME SHUME SE 1 MILION EURO QE NUK E JUSTIFIKONTE. SIKUR TIK LLALLA TE MOS ISH LARGU OFICER PEZA DO KISH PERFUNDU MRENA NBURG DHE PASURITE ME BURIM ENDE TE PAJUSTIFIKUAR DO TI QENE KONFISKUAR. KJO O ARSYJA QE AI E GODET FORT TIK LLALLEN.
    MEGJITHATE MOS U NGUT OR PEZE SE DO TE RIHAPET ÇESHTJA TATE KUR DREJTESIA E RE TE NIS. DHE MOS KUJTO SE KE ME JA DAL SI ME KET KRYEPROKUROREN MARKU QE O SHERBETORE JUJA. SE KA NJE LOGJIKE ME PAGAT QE KE MORR ZYRTARISHT E QE JANE SHUME HERE ME PAK NGA SA TI KE DEKLARU, NUK JUSTIFIKON GJO. NDAJ O TI NE BURG O ATA QE TE KANE PUNESU E QE KANE FSHE DERDHJEN E TATIMIT.
    OFICER PEZA, O SERVIL I PANDREQSHEM KE TFALA NGA YLL NROQI, TAN DYFLAKU DHE HARAMETLIU I TOPI QE KANE LUJT ME TAKSAT PER PAGESAT E TUJA.

  8. Taraboshi says:

    Or komentues leshi me gjithe komentet tuaja nuk bete gje tjeter vetem mundoheni me mshef krimin e organizuar si rezultat i reformes ne drejtesi e cila do te perfundoje se sben dhe per cfare shkruat ju per Pezen besoj se e moret vesht fundin pa lavdi te PD dhe te vete juve qe nuk dini asnje lloj argumenti vegtem te ofendoni.dhe si perfundim me cfare shkruat eshte thenia u mbars mali dhe polli nje mi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje