Dy dosjet e blerjes së votës që akuzojnë Ramën e Metën, ish kreu i LSI kërkoi 200 mijë euro nga Ismailaj

6 Qershor 2019, 10:53Politika TEMA

Një ditë më parë, media gjermane “Bild” publikoi përgjime mes anëtarit të bandës së Shijakut, Astrit Avdyli, kryebashkiakut të Durrësit Dako dhe zyrtarëve të tjerë socialistë në këtë qark.

Bëhet fjalë për dosjen 339, për blerje të votave në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës.

Lajmi bëri bujë të madhe në median shqiptare, ndërsa nga opozita ka pasur reagime të forta.

Por, ka edhe një tjetër dosje, në lidhje me historitë e blerjes së votës në Shqipëri. Që është dosja “978”,  e Ilir Metës, ish-kreu i LSI-së, aktualisht president i Republikës.

Dy ditë përpara se të mbaheshin zgjedhjet vendore të vitit 2009, biznesmeni Kastriot Ismailaj, ishte kontaktuar me anë të një mesazhi telefonik nga Ilir Meta, në atë kohë kryetar i LSI-së, i cili i kërkonte 200 mijë euro.

Kjo SMS ka rënë në duart e Prokurorisë, në kohën kur Kastriot Ismailaj ishte vënë në përgjim në vitin 2008, për një tjetër çështje.

Ky përgjim ka qenë i dokumentuar në dosjen “978”, e cila është pushuar, dhe të gjitha përgjimet e transkiptuara dhe disqet janë asgjësuar me një vendim gjykate në dhjetor të vitit 2010.

Të dyja këto dosje, flasin për dy histori të blerjes së votës të provuara, të dyja në prokurori, por njëra e mbyllur, ndërsa tjetra ka rreth dy vjet që fle në prokurori.

E ndërsa sot bëhet zhurmë vetëm për dosjen “339”,  për dosjen “978”, që është e ortakut të Edi Ramës, presidentit Ilir Meta nuk flet askush.

Por, e vërteta është se të dyja këto dosje përmbajnë të vërteta që duhen dënuar dhe denoncuar publikisht.

Të dyja janë skandale, por vetëm për njërën flitet nga politika dhe media./CNA/

2 komente në “Dy dosjet e blerjes së votës që akuzojnë Ramën e Metën, ish kreu i LSI kërkoi 200 mijë euro nga Ismailaj”

  1. Brahoo says:

    Socialistet kane nje “raport” pervers me Shokun Like Floririn ;njeher vriten per te dhe heren tjeter e zgjedhin president…
    Kete rac socialistesh nuk dreq qe e kupton.

  2. rexha 10 says:

    Jane te gjithe bashke ne nje FRONTE PER TE BLERE E NDARE PUSHTETET.POPULLI GENJEHET KOTE, SE KETA DO TE MENDOJNE PER POPULLIN.
    NJERI VODHI E VRAU SA DESHI ,SE DO NA FUSTE NE NATO .KETA TE TJERET PO VJEDHIN E VRASIN AKOMA SE DO NA FUSIN NE EUROPE.
    PLUSE QE KA EDHE VJEDHJE TE SHUMTA QE BEHEN ME LIGJE.KEMI KONCESIONET DHE APALTET PUBLIKE ,QE NUKE KANE ASNJE TRANSPARENCE.
    PAMVARSISHTE SE CIRREN E VRASIN ,TE GJITHE HAJNE NE NJE TASE.KU CFARE PESHTYN NJERI E LEPIN TJETRI .
    POPULLI DUHET QE TE BOJKOTOI ZJEDHJET DERISA TE ZHDUKEN BANDA E POLITIKANEVE QE KANE DREJTUAR E PO DREJTOJNE ATE VENDE.PAMVA
    RSISHTE SE LAHEN E LYHEN ME DODORANTE TE NDRYSHME ATY KU SHKELIN KETA MOSTRA NUKE MBINE KURRE BARI .
    FUTI NJE TE FALA SANDRIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje