Balla takon ministrin gjerman të Ekonomisë dhe Energjisë: Kontributet arrijnë më shumë se 1 miliard euro

6 Qershor 2019, 11:03Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla vijoi takimet në Parlamentin Gjerman (Bundestag) me përfaqësues të Qeverisë gjermane si dhe me raportuesit për Shqipërinë të grupeve ndryshme parlamentare.

Së fundmi, Balla është takuar me ministrin gjerman të Ekonomisë dhe Energjisë Peter Altmaier.

Ai e ka falënderuar për kontributin e vazhdueshëm ndaj vendit tonë.

Balla u shpreh se Shqipëria i është mirënjohëse Gjermanisë për ndihmën e pakursyer.

“Kontributet gjermane arrijnë në një total prej më shumë se 1 miliard euro. Vetëm për vitet 2017 dhe 2018 Gjermania ka vënë në dispozicion 85 milionë euro. Gjermania është në këtë mënyrë një nga donatorët më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm për Shqipërinë”, tha Balla. (TemA)

2 komente në “Balla takon ministrin gjerman të Ekonomisë dhe Energjisë: Kontributet arrijnë më shumë se 1 miliard euro”

  1. Patrioti says:

    Shume mire z.Balla qe siguruat keto para,por ku jane,ne xhepat e kujt do te shkojne? Pse duhet te lypni para neper europe kur mafia shqipare ( shteterore) qarkullon shuma me te medha. A po se harrova ato te mafies jane per fushate dhe pallate.

    1. Shqupisti leshedhise says:

      Ato kane shkuar per ti kthyer prape ne qytete ato qe i ktheu Saliu ne fshatra. Te gjitha qendrat e qyteteve jane rindertuar.
      Mafien ne Shqiperi e kryeson Basha me kryelopen qe nuk lejonin policet to hynin ne ish-republiken e Lazaratit.
      Ti je thjesht nje “Patriot” leshi qe i sheh gjerat vetem nepermjet syzeve te Sales dhe Ilir kokelopes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje