FOTOT: "Fushatë me smartphone", kandidati i PS për Beratin dokumenton 1200 problematika

6 Qershor 2019, 16:54Politika TEMA
FOTOT: "Fushatë me smartphone", kandidati i PS për Beratin

Pavarësisht se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk po marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, kandidati i PS për Bashkinë e Beratit vijon fushatën në çdo lagje të qytetit.

Por veç zhurmës politike, kjo fushatë ka edhe risi.

Tashmë nuk ka vetëm shënime që mbahen gjatë dëgjesave publike, por ajo që është e re në fushatën e Demos është evidentimi i problematikave të secilës lagje nëpërmjet një aplikacioni në smartphone.

Mbi 50 të rinj të forumit rinor të cilët kanë kryer mbi 250 orë pune për një muaj me radhë duke fotografuar mbi 1200 problematika në çdo zonë të qytetit.

Në aplikacion gjendet një hartë e bashkisë së Beratit, e mbushur me pika të zeza, që secila prej tyre tregon një problematikë në një rrugë apo në një lagje të caktuar.

Problematikat kanë të bëjnë kryesisht me mungesën e shërbimeve bazë të bashkisë, siç janë rrugët e pashtruara të lagjeve, ndriçimi i munguar, kanalizimet dhe kanalet kulluese të papastruara, mbeturinat dhe koshat e dëmtuar, mungesa e këndeve të lojërave për fëmijë etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje