PD: “Bild” i ka marrë përgjimet nga burime shqiptare, por jo nga ne

6 Qershor 2019, 17:27Politika TEMA

Oerd Bylykbashi ishte i ftuar në “Ditari” në A2 CNN, ku foli për përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild” ditën e djeshme.

“Ato që dëgjuan dje shqiptarët nuk janë sekret, dihen prej kohësh.

Unë kam thënë në Parlament që Durrësi është bërë kryeqyteti i krimit të organizuar në Shqipëri.

Neve nuk na besonin kur flisnim për presionin mbi administratën dhe shitblerjen e votës.

Të gjitha ato që kemi thënë ne u konfirmuan katërcipërisht dje.

Shitblerja e votës dhe kërcënimi i zgjedhësve janë vepra penale.

Ne i kemi dokumentuar me mundësitë tona, por për të qenë prova duhen procese hetimore.

Ja ku e kemi një dosje me të dhëna tronditëse, por mesa duket nuk i bëjnë përshtypje Edi Ramës dhe do të duheshin që media t’i nxirrte pasi prokuroria fle mbi ato dosje”, u shpreh ish-deputeti i Partisë Demokratike.

Më tej, Bylykbashi theksoi se shqiptarët “duhet t’i shqetësojë fakti që prokurorja e përgjithshme ka prioritet të hetojë kush nxori këto gjëra të tmerrshme që ajo i mbante të fshehura”, ndërsa shtoi se ato përgjime nuk ia ka dërguar “Bild”-it opozita shqiptare.

“Gazeta “Bild” i ka marrë audio-përgjimet nga burime shqiptare, por jo nga opozita.

Edhe Zëri i Amerikës ka nxjerrë përgjime të tjera, por mesa duket sa më shumë “trashet” zullumi, aq më shumë e kuptojnë tronditjen.

Por, asgjë që thotë mazhoranca nuk i heq vlerën shokuese atyre përgjimeve që dëgjuan dje shqiptarët”, u shpreh Bylykbashi.

1 komente në “PD: “Bild” i ka marrë përgjimet nga burime shqiptare, por jo nga ne”

  1. Taraboshi says:

    Gjarperi nuk i tregon kembet me gjithe qe ecen shume shpejte.Por mos u nxitoni bre burra se te gjitha do ti nxjerre drejtesia dhe ju te PD vetem nje bire ju ka mbetur ku te fshiheni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje