Dosja 339, Meta “përplaset” me Prokurorinë: Mos pengoni publikimin e përgjimeve, të zbardhet sa më shpejt e vërteta

6 Qershor 2019, 18:25Politika TEMA

Pas urdhrit të Prokurorisë për të ndaluar publikimin e materialeve hetimore nga Dosja 339, ka ardhur edhe një reagim nga Presidenti Meta.

Përmes një letre publike, Ilir Meta shprehet se asnjë urdhër nuk mund të ketë autoritet mbi lirinë e medias.

Kreu i shtetit shprehet se është i shqetësuar sa i përket vendimit të organit të akuzës, njeheresh kerkon qe te zbardhet sa me shpejt e verteta.

Reagimi i plote i Presidentit:
 
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka ndjekur me shumë vëmendje dhe shqetësim të thellë publikimet e gazetës së njohur gjermane “Bild”, të interceptimeve të bisedave telefonike mes disa funksionarëve publikë në Qarkun e Durrësit me persona me precedentë kriminal gjatë procesit të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.
 
Presidenti i Republikës gjithashtu është njohur edhe me reagimin e organit të Prokurorisë ndaj publikimit të këtyre interceptimeve, që nëpërmjet një urdhërese kërkon ndalimin e publikimit të tyre në media.
 
Presidenti i Republikës duke shprehur shqetësim të thellë në lidhje me këtë urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda thekson se:
 
Referencat ligjore të nenit 104 të Kodit të Procedurës Penale, nenit 295/a, paragrafi i 3-të të Kodit Penal, të përdorura nga organi i Prokurorisë përcaktojnë detyrime ligjore që i adresohen për zbatim punonjësve të shtetit dhe nxjerrja e një urdhëri të tillë, indirekt intimidon median e lirë, ç’ka është e papranueshme për një shoqëri demokratike.
 
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, mbron të drejtën themelore të qytetarëve për informim. Neni 22 i saj sanksionon qartë se :
1.Liria e shprehjes është e garantuar.
2.Liria e shtypit, e radios dhe e televizionit është e garantuar.
3.Censura paraprake e mjeteve të komunikimit ndalohet.
 
Ndërsa neni 23, pika 1 sanksion qartë se: E drejta e informimit është e garantuar.
 
Asnjë urdhër nuk mund të ketë autoritet mbi këtë të drejtë themelore kushtetuese të medias së lirë e të pavarur.
 
Presidenti i Republikës, inkurajon organin e Prokurorisë të hetojë me përparësi, paanësi dhe profesionalizëm këtë dosje të bërë publike por edhe cdo dosje tjetër që ka të bëjë me manipulimin e zgjedhjeve apo intimidimin e qytetarëve me qëllim deformimin e vullnetit te tyre të lirë dhe shtrembërimin e rezultatit të zgjedhjeve.
 
Çdo vonesë në hetimin dhe zbardhjen e së vërtetës nga ana e organit të Prokurorisë, nuk i shërben interesit publik të përgjithshëm.
 
Presidenti i Republikës mbështet reagimin e sotëm të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë lidhur me këtë çështje dhe inkurajon të gjithë gazetarët kurajozë në denoncimin e fakteve dhe të dhënave kriminale.
 
Rikthimi i besimit tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme është vendimtar jo vetëm për bashkëjetesën tonë të shëndetshme demokratike si shoqëri, por edhe për celjen e negociatave për antarësimin në Bashkimin Evropian sa më parë.

12 komente në “Dosja 339, Meta “përplaset” me Prokurorinë: Mos pengoni publikimin e përgjimeve, të zbardhet sa më shpejt e vërteta”

  1. Raul says:

    Po puna e atyre 200 mijë euro që i kërkoheshin Kastriot Ismailit një javë para zgjedhjeve, që e komentoi Artan Hoxha para një javë në studio tek news 24 A do verifikohen

    1. Presdienti hajdut duhet gjykuar per vjedhje te 700 mije eurove - Pergjim i Dritan Priftit says:

      Sa e turpshme. Pergjimet e tij nga Dritan Prifti per vjedhje te 700 mije eurove me ze dhe figure u konsideruan si te paverteta nga gjykatesit e plepave te dobixhit te Vicidoit dhe tani ky na thoka qe sekreti hetimor te nxirret per botim. Hajde President muti, hajde!

      1. President qelbesira says:

        Po dosja jote o president qelbesire?

  2. boston says:

    HAPU DHE TE FUTEM…I pa moralshme flet dhe jep udhezime morale……Hajdut I certefikuar

  3. Kokqypi Meta says:

    uou i vika keq ketij per te drejten e informimit… sa do kisha deshire ti ishin ato pergjimet e tua diku e ti transmetonin prap, ato me ze e figure ku kerkon $$ pa pike turpi… maskara i ndyre. Si ka mundesi nuk thua gjysem fjale, per ata qe e nxorren sekretin???? apo i ke zarat e tu e ashtu te intereson? Boll me keto idiotizma se mire shqipetaret i cakerdiset, por tani po cakerdisni dhe boten per interesat tuaja personale. Jeni bere si hiena ku mezi c’prisni te kepusni ndonje cope, hajt se edhe pak ju ka ngelur…SPAK po afron….

  4. likja says:

    Si ka mundesi qe njerez te tille, ne poste kaq te larta bejne moral per ndershmeri, kur nuk ka vidio apo aktivitet ku nuk del hajdutlleku i tyre, si likja me monen. Edhe sa do te vazhdojne keta hajdute ne keto poste!!!

  5. ermiri says:

    Bravo Meta. Le te fillojne me dosjen 978.

  6. USA says:

    Po prit like u formua SPAK qe smeret me thashetheeme Po do hetohen Fajdet salivici kontrabanda Naftes remzi hoxha 4000shqiptare qe vrau baba yt saliu 97 14 shtatori shitja detit ruga kombit floriri kerrabes gerdeci 21 janari. Dosjet kaluan Atlantikun Jane te Sigurta ne Krrabe. ??

  7. Duhen vene te gjithe ne nje start edhe dosja e 7 % i Ilyr Metaj me Agim Rrapaj si dy bashkaautore ne vjedhje dhe dosja e Ismailajt edhe dosja 339, edhe disja e rruges se kombit edhe gerdeci edhe pidhrat e nones se gjithe pordhitikaneve te hetohen me seriozitet te marrin ate qe u takon sipas ligjit dhe te pirdhen te gjithe ne burg se po na cajne bythen cdo dite, keta nuk jane gje tjeter vec bajga te ndara pergjysem nga rrota e qerres

  8. alphade says:

    Shenim: Nese Rama te “zgjodhi” Ty more Liro per President qe neser
    neser t’u thote nderkombetareve ja tek e keni “Peshkun e Madh” ,dora
    vete Presidentin e Republikes, hallall i qofte, por nese e zgjodhi Liron
    sepse ashtu i desh “mushka drute” per ta larguar nga LSI-ja duke ia
    lene ne dore koqekandarit Titit dhe asaj pakoqe Mones, ka bere,sic
    ben vazhdimisht gafen me te madhe politike,te pafaleshme. Duhet ta
    linte aty tek LSI-ja qe te vazhdonte te “hante” corben e prishur…….!

  9. Ben says:

    Shyqyr e e the se të gjithë atë duam! Te verteten për gjithçka dhe jo vetem për atë që të intereson ry! Po ti perse nuk je ne burg nëse do të vërtetën. Ajo videoja jote ishte e vërtetë apo jo? Rrace muti. Po të dalin të vertetat, ata prokure që e nxoren përgjimin duhet të vënë në burg sepse kanë shkelur ligjin. Pas tyre, Saliu, Nano, Basha, Ti, dhe Rama . Por ju mor.vemje vetëm të verteten nuk doni. Nese doni të verteten tregonin se sa para keni,.si o keni bere, dhe ku o keni cuar. E ka thënë ai tek filmi o Ilir. You can’t handle the truth..Mbahe mire këtë gjë në vesh!

  10. Fredi says:

    Po videon e te ndjerit Dritan Prifti e harroji kaq shpejt Likja?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje