Misteri: Gazetari i “Bild”-it ka dy vjet që nuk hyn në Shqipëri

6 Qershor 2019, 18:26Politika TEMA

Ekziston një mister pas investigimit të Peter Tiede-it, gazetari i “Bild”-it që provokoi një tërmet në Shqipëri, duke publikuar përgjime audio, të cilat janë në dorë vetëm të Prokurorisë që po heton mbi dosjen 339/1.

Tiede pretendon se ka qenë në Shqipëri, ka investiguar, ka dëgjuar burime të ndryshme dhe pastaj i ka gjetur ato përgjime “nga një burim shumë e besueshme”.

Edhe disa gazetarë shqiptarë kanë thënë se e kanë takuar atë, madje se janë habitur nga sasia e informacioneve që zotëronte.

Por, nga një investigim i Shqiptarja.com, del në pah një mister. Misteri ka të bëjë me faktin se, sipas sistemit elektronik TIMS, që regjistron hyrjet dhe daljet e qytetarëve shqiptarë e të huaj në pikat kufitare shqiptare, Peter Tiede, 49 vjec, nuk ka qenë kurrë në Shqipëri.

Ose, për të qenë më të saktë, ka qenë vetëm dy herë: për vetëm tri orë në janar 2016 dhe pastaj në shkurt 2017. Të dy herët, Tiede ka hyrë në Shqipëri me makinë nga Greqia nëpërmjet pikës kufitare të Kapshticës.

Më 25 janar 2016 mbërriti në Shqipëri në orën 10.13 nga Greqia, por doli tri orë më pas, më 13.09, nga pika e vogël kufitare e Goricës, i drejtuar dukshëm drejt Maqedonisë.

Herën e dytë ka hyrë sërish me makinë në orën 17.17 të datës 16 shkurt 2017 dhe, më pas, nuk dihet as se kur, dhe as se nga, ka dalë, pasi në sistemin TIMS nuk rezulton më i regjistruar.

Pikërisht ky element bën të dyshohet se Peter Tiede mund të ketë dalë drejt Kosovës nga Morina, që është një “vrimë” e vërtetë në sistemin shqiptar të kufirit, pasi aty shpesh policia shqiptare dhe policia kosovare, për arsye të pakuptueshme, pranojnë të mos regjistrojnë në sistemin TIMS qytetarët dhe të huajt që kalojnë.

Po si ka mundësi që, nga 16 shkurti 2017 e deri më sot, Peter Tiede nuk rezulton të ketë hyrë më në Shqipëri?

Ka kaluar gjithnjë nga Kosova? Dhe, pse një gazetar, që vjen nga Gjermania, zgjedh të bëjë një udhëtim nga toka deri në Tiranë, në vend që të vijë në mënyrë më komode me avion?

Dhe pse ka shmangur regjistrimin në kufi? Dhe si i ka investiguar skandalet e korrupsionit, për të cilat ka shkruajtur, pa shkelur në vend?

Misteri rëndon shumë, mbi të gjitha, mbi “scoop”-in e fundit të Peter Tiede-it: ku i ka marrë, me të vërtetë, gjashtë përgjimet?

Në disa deklarata të tij publike, Tiede ka dhënë siguri se ato vinin “nga Shqipëria”, por, meqë çdo gazetar ka merak të mbrojë burimet e veta, duhet të besohet e kundërta.

Fakti që në Shqipëri nuk rezulton të ketë qenë fare, duket se konfirmon atë, që Tiede ta ketë marrë materialin audio dhe pjesën tjetër të informacioneve, të përdorura në “investigimet” e tij, duke qendruar rehat në Gjermani.

Pikërisht në Gjermani ndodheshin Lulzim Basha dhe një pjesë e stafit të PD-së saktësisht ato ditë, kur Tiede merrte dhe publikonte gjashtë përgjimet e dosjes 339/1.

Por në Gjermani jetojnë edhe mijëra shqiptarë të tjerë, duke përfshirë edhe ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, i cili ka qenë një nga prokurorët që kanë patur akses lirisht në të gjithë dosjen 339.

Mungesa e çuditshme e Pieter Tiede-it në Shqipëri (apo lëvizjet e tij të mistershme) nuk venë në diskutim autenticitetin e përgjimeve të publikuara, por vetëm pavarësinë dhe paanshmërinë e burimeve, me të cilat ka punuar ai.

Si dhe arsyen e vërtetë të “investigimeve” të tij, përfshirë edhe pavarësinë dhe paanshmërinë e gjykimeve dhe konkluzioneve politike që ai shpreh.(Shqiptarja.com)

30 komente në “Misteri: Gazetari i “Bild”-it ka dy vjet që nuk hyn në Shqipëri”

  1. Jugu says:

    O artikull shkrues. Te gjithe po thone ja ujku ti thua ja gjurmet.
    Nese te gjitha cfare gazetari gjerman shkruan qendrojne atehere te flasim per to jo per lajmetarin.
    Eshte e tmerrshme qe deputetet te vendosen nga Avdulajt e te tjere si ata.
    Ky Rama ne dukje nuk eshte keq por ne realitet eshte shume keq sepse fakti qe njerezit duan te ikin nga syt kembet tregon qe Rama vrau shpresen. Dhe e ben si nje babaxhan qe te kenaq me llafe por me vepra asnje gje, vetem hajdutizma te Re lindjes. Perfundimisht duhet te largohet sa me pare. Edhe nese e do shumica duhet te largohet, edhe Enverin po te ishte per shumicen do e kishim akome ne krie.

    1. adi says:

      Ne fakt rilindja te le ne cdo rast pa fjale
      Po ishte per felliqesira dhe genjeshtra ne asnje rast njeriu nuk mund te dyshoje me se eshte pune e rilindjes.
      Nga sistemi TIMS rezulton se gazetari gjerman qe nga dt 16 shkurt ka hyre ne shqiperi dhe nuk ka dale me
      Legenet e rilindjes thone nuk ka hyre asnjehere.
      Mbas kesaj njeriu nuk mund te komentoje me,ngelet pa fjale.
      Sepse felliqesira dhe legenlleku ka aritur ne ate pike sa keta nuk e kane per gje qe te thone qe ky gazetari gjerman nuk egziston bile as gazeta BILD nuk egziston , jane shpikje te saliut.

      1. K. P. says:

        Te nderuar komentues/e,

        pasi lexova komentet, me vjen cudi, se pse nuk shprehet nje fare dyshimi i shendetshem lidhur me besueshmerine e kesaj gazete, e quajtur “Bild”! Temat e preferuara te kesaj “gazete” jane femrat thuajse lakuriqe dhe komenti i formave te trupit te tyre, te huajt parazite qe jetojne mbi kurriz te taksapaguesit gjerman, “abuzimi” me te mirat qe ofron shteti social nga parazitet e shoqerise, nacionalizmi dhe perparesia e gjermanise, e “turli soj budallalleqesh” te tjera te ngjashme POR TE RREZIKSHME per opinionin publik.

        Cili eshte roli i nje gazete? Kesaj pyetje me mire se kushdo, mund t´i pergjigjen, per mendimin tim, vete gazetaret! Por ama, ata gazetare, qe ne radhe te pare u sherbejne patosit te gazetarise dhe jo disinformacionit, percarjes se opinioneve ne shoqeri mbi bazat e lajmeve te rreme apo pa relevance per realitetin shoqeror, etj. duke ndikuar kesisoj ne forminin e pushtetit politik! Kujt i sherben publikimi i te ashtuquajturit lajm! Duke qene se jetojme ne kapitalizem, publikimi me siguri do kete patur ndonje cmim, dhe madje te kripur! Po kjo nuk luan rol: faturen e paguan populli shqiptar dhe jo informatoret e palo-gazetarit!
        Bild-i nuk njihet aspak si gazete serioze! Textet dhe kerkimet i ka tejet te ceketa! Me kete produkt Bild-i, ne radhe te pare synon te adresoje lexues, te cilet per arsye te ndryshme, “lodhen shpejt nga leximi dhe per pasoje tekstet i preferojne te shkurter, te thjeshte, plot sensacione etj.”. Per mendimin tim, ketyre qyqareve (lexuesve) ne nje shumice te konsiderueshme, per te mos thene ne pergjithesi, u mungon nje nga virtytet me te vyera ne krijimin e nje opinioni lidhur me nje apo me shume ceshtje, sic eshte “aftesia per te dyshuar”! Per te dyshuar ne ate, qe shpreh shtypi borgjez ne pergjithesi, dhe Bild-i ne vecanti! Por, fatekeqesisht ne kuplarane ku jetojme ne e te ashtuquajtur “Demokraci Parlamentare” me shtypin e saj te lire, rreziku qe ne shtypin e lire te gjenden “gjendra kanceroze” si Bild-i eshte i madh dhe real. Keto “Bild-erat” ndikojne ndjeshem ne krijimin e diskursit dhe opinionit publik! Ah, per pak desh harrova: mendoj, se nje nga arsyet kryesore, se pse kjo “gazete” blihet aq shume, eshte faqja nr. 1, e cila ndryshe mund te quhet faqja per masturbim!
        Te nderuar lexues! Ruajeni veten dhe dinjitetin tuaj dhe dyshoni (me teper). Keshtu na meson Brehti (Brecht).

    2. armand says:

      Edhe une o jugor ashtu menoj . Ato vrasjet e 21 janarit , 1,2-1,6 miliard $ per 64 km rruge etj etj s’jane gje fare para kesaj qe po’ ben Rama .

    3. Veriu says:

      O Jug-ar sa mire dalloke ujkun nga gjurmet o I bekuar. Po cakallin (qe vrau, preu, vodhi, dogji, eliminoi kundershtaret politike, shiti detin) qe ska lene gje pa I bere ketij populli ti nuk e shikon. Ah te qifsha numrin e syzeve dmth ate mut truri qe ke nen kafke

    4. SPAK-u-drejtesi says:

      Ti “jugu” me mire shko ne veri se atje eshte folea e karaxhiçeve dhe Fazlliçeve. E pashe dhe degjova direkt mbreme gazetarin tend nga Gjermania Lindore dhe pashe nje njeri qe fliste 100% me gjuhen qe flet Lulezim Basha, pashe dhe degjova Klodiana Lalen, nje gazetare e talentuar per dossje kriminale sikur eshte vete krimii dhe qe ka shitur Shqiperine nepermjet dosjes se prokurorit Hajdarmataj nga veriu, prandaj shko ne veri, per te mos thene shko ne Tropoje se Saliun nuk e pranojne me; nuk perjashtoj rastin se mund te jene blere edhe vota, por nje gje eshte e sakte: eshte punuar dhe lobuar nga nazifashistet e rinj ne Shqiperi prej dy vjetesh dhe perfaqesuesja nderkombtare e krimit kunder Shqiperise, Klodiana Lala, bashkepuntore e gazetarit gjerman, por kujtoj se veprime te tilla ka bere dhe Lulezim Basha kur punonte per UMNIK-un kunder Kosoves dhe Shqiperise, ka punuar “forte” qe kur te vinte momenti te behej ky shantazh. Duhet kuptuar se njerezit nuk jane bageti qe i vene perpara ca si Lulezimi apo Klodiana apo edhe Ylli Manjani, si pohoi vete gazetari pa fytyre po i pa lare dhe me lesh mbuluar, nje pamje e neveritur, zgerdhenjese dhe e dyshuar edhe ne veten e tij qeishte takuar me Yllin dhe kishin biseduar gjere e gjate. Leket kthejne shurren perpjete dhe lumin e bejne drite, ndersa femrat si Klodiana i bejne dhe meshkuj apo e kunderta, por por eshte turp dhe nje mije here turp per kete femer gazetare, per ate prokuror idiot dhe per cilindo tjeter qe e shesin vendin per pese aspra me keq se Saliu e Lulezimi me detin, Esati me Shkodren apo Ahmeti me Paçiçin. Shqiperia do te kete vazhdimish birbo te tille se s’ka shtepi pa halé, por te arrijne deri ketu. Ana tjeter eshte na qenkan blere votat dhe na paskan deshtuar pa te drejte Agroni, Lulezimi apo dhe ca te tjere. Po kur blihen Klodiana, Besniku, Ylli, Lulezimi e plot pjese e injorances kombtare qe kane filluar qysh ne kohen e Enver Hoxhes dhe vazhdojne dhe sot?! Qurrat do u a haje kaposhi dhe pa breke do ngelen deri ne fund. Ky do jete mallkimi njerzeve dhe shpagimi

  2. TIRANA2 says:

    Ky fakt provon se komentet e gazetarit Peter nuk qendrojne me! Pavaresisht zerave ne audjo gazetari ben me perpara ( para dy javesh) komente edhe nxjerr konkluzione , per te cilat thote se i ka pare! Kjo tani del se eshte genjeshter, keshtu artikujt e tij jane bere me domosdo te paguar dhe per qellim destabilizimi te qeverise ne fuqi! Kjo eshte e denueshme ne Shqiperi dhe europe, dhe ne amerike po deshet! Ne nje vend europjan keto gjera trajtohen ne sekret nga prokuroria dhe pastaj denohen, nuk perdoren per destabilizim dhe per te bere nje tjeter 97!! Kuptove ti miku nga Jugu?

  3. Ageron says:

    Dipas ketij artikulli i bie qe edhe ka karrlo bollino akses ne TIMS…

  4. Nuk shtrohet problemi per vertetesine e fakteve te pergjimit dhe pse u publikuan, por duhet kuptuar nje gje e vogel, dalja e materialeve hetimore pa u perfunduar hetimi, sjell si pasoje mosdenimin e fajtoreve te zhytur ne krim ne blerje-shitje vote (shitje e votes si domate ose thes me miell), te gjithe personazhet e perfshire ne kete pergjim me daljen e materialit ne shyp krijojne menjehere alibine e pergjimit dhe dalin te pafajshem. Lul basha dhe prokuroret nga idiotizmi i tyre u bene nje favor te madh personave te pergjuar dhe ne perfundim ne gjyq te gjithe do kerkojne demshperblim nga prokuroria qe i akuzoi padrejtesisht, dhe faturen perseri do e paguaje populli shqiptar. Pirdhuni te gjithe sa jeni me prokurore, opozite dhe gazetare qe ndihmuat te pergjuarit.

  5. Vladimir says:

    Ben persgtypje fakti qe krejt partneret tane jane te prere, te qarte dhe te vendosur ne qendrimet e tyre “promaxhorance”, ndonse kane te gjitha fijet ne dore, dine te gjitha pergjimet pazaret, trafiqet, dhe çka ndodh tjeter ne kete vendin tone te vogel.
    Si shpjegohet?
    Ka nje lob te fuqishem antioperendimor qe kerkon me te gjitha forcat ta mbaje Ballkanin perendimor larg Perendimit e te pakontrolluar nga institucionet europiane. Ne krye eshte Putin, por ne sintoni me te jane edhe interesat e Kines, Turqise, ekstremisteve islam e ortodokse etj, te cilet deri tani kane gjtur shesh e kane bere pershesh.
    Nuk eshte veshtire te kuptohet qe “nenpylli” shqiptar, qe eshte ushqyer me trafiqe, qe nuk ka zene pune me dore, qe nuk ka paguar asnjehere taksa, ndjehet mire ne kete gjullurdine tone.
    E reja e diteve te fundit qe del nga botimi i gazetes gjermane eshte qe prokuroret shqiptare te pasigurt per te nesermen e tyre, Saliu, Basha, familja Meta dhe gjithe klani i tyre kane bere kauze te perbashket me antishqiptaret qe te ndalojne afrimin e Shqiperise me BE, qe te ndalojne vetingun dhe te largojne Ramen nga qeverisja, me presione, me leke, me lobingje, qofte edhe me dhune ne se do te munden.
    Pengesa me e madhe e tyre eshte Perendimi. Zor t’ja dalin.

  6. Zigur Qarri says:

    “Nese Qeveria shqiptare lufton mafien,bën vetvrasje,sepse ajo eshte mafia vete”.Peter Tiede.

  7. BRSS says:

    O JUGU PIRDH PIRDH SE LIROHESH KY GAZETARI MOTERQIR QE ESHTE I PAGUAR NGA PD NGA ESHTE FUTUR NE SHQIPERI APO NGA PIDHI I MOTRES SE TIJ

  8. Astriti says:

    O jugu o rrote kari po jane shkru 500 artikuj per çfare ka ndollur tani po shkrun per ate qe e ka shru o bole.

  9. Ervis says:

    Une nje pyetje kam,per kete gazetarin e Bild.Perse merret me ca biseda te kota per vjedhje votash me 50mije leksha,dhe nuk merret ne ate qe ka dosja dmth trafikimin e droges?Perse ky gazetar ka shume rendesi kjo gje?Nga momenti qe jane kapur edhe ketu edhe jashte 40 veta me nje organizate qe ja kalonin edhe Eksobarit.

  10. Jimmy Trendelina says:

    Artikull me qellim te percaktuar qarte, te heqe vemendjen hga “Hena” e madhe qe tregon gishti dhe te merret me gishtin. Vazhdoni, vazhdoni se gishtin keni per te mare, ne bithe demek, nga i gjithe ky muhabet. Ky eshte fillimi i mbarimit te pordhos Edvin Kërstaq Rama, iu sos ujet e gamiles.

    E ç’rendesi ka tek e fundit a ka qene apo nuk ka qene ne Shqiperi ky gazetari????

    Rendei ka “A ESHTE I VERTETE INFORMACIONI QE PERCJELL”? Me keto merruni o gazetare.

  11. Flutura says:

    O jugu, qe origjinen e ke nga daket e veriu,
    nuk te punon llogjoka fare, qe te denohen hajdutet e votes, nuk dekospirohen hetimet.
    Se ndryshe nuk kapet as Saliu as Meta.

  12. Ilir says:

    Interesante,
    Nuk ju shqeteson vjedhja, krimi,korrupsioni i pergjimeve por gjeni cdo menyre per te devijuar esencen.

  13. Studenti says:

    Shqiptaret shesin njeri tjetrin dhe shesin Shqiperine tek te huajt ,keta jane bastardet shqipetare qe duan edhe te bejne politik ne kuriz te popullit
    Tere Historia Shqipetare me aq sa dime ne eshte e mbushur me shitje tek te huajt,me pergjime ,dhe me kryesorja me tradheti ndaj individeve dhe ndaj kombit shqipetare Ketij fakti mund ti referoheni qe nga koha e Skenderbeut ( me qense ate njohim nga te huajt) dhe deri ne dite te sotme me Ismail Qemalin , Zogun,Enver Hoxhen Sali Berishen e Lulzim Bashen me shoke
    Dhe keshtu do te vazhdojne sepse e kane ne gene ose me mire ne gjak dhe ashtu vazhdojne Nuk mund te behen nacionalista si kombet e tjera
    Le te vazhdojne se mire e kemi dhe se kur nuk do te hyme ne Europ me kete karakter qe kemi

  14. Ela says:

    O Mero boll se qelbe dynjane. Klodiana Lala po deklaron se e ka takuar gazetarin gjerman para 1 muaj e gjysem.

    1. Vellai i Eles says:

      O Ela,
      Po ti shko lexo 55-en te keqen vellai. Ajo eshte gazete.
      Edhe shko ne shkolle se le nam. Mbaroje ate dreq tetevjeçareje, se do mbetesh pa pune.

  15. Liri says:

    BRAVO JUGU PER KOMENTIN,LE TE SHAJNE KETA LEGENAT QE SHESIN BYTHEN PER NJI RROGE NE SHTET.

  16. art says:

    Si gazetar shume i spikatur dhe i nje gazete “prestigjoze” kishte plot 401 friends ne Fb. Aq sa ka edhe plaka me e humbur e nje katundi ne fund te botes.

  17. EJ says:

    Meqë nuk funksionon ligji në Shqipëri ja këpusin qyfyreve sipas qejfit. Po të kishte ndodhur në ndonjë vend perëndimor autoritetet për 24 orë do kishin nxjerë fajtorët.

  18. Jugu says:

    Per Veriun, Astritin, Flururen, dhe BRSS: Une dhash mendimin tim dhe nuk ofendova askend. Perse te gjithe ju apo ti qe perdor emra te ndryshem nga zyrat e ri-pjellses duhet te ofendosh.
    Po diskutojm per Ramen kryeminister dhe e ka mbushur kupen dhe duhet te iki sa me pare, se varferia eshte shtuar, korrupsioni ne maksimum, PPP po I perfitojn vetem kupola e ri-pjelljes dhe mafies shteterore, shendetesia katran, arsimi mjeran, rendi tmerr, etc, etc.
    Berisha ka ikur dhe tani e ka ne dore Rama pushtetin dhe u mburr se do bej shtet, do ket shendetesi falas (ja dha Vilmas), do luftoj mafien (pallatet ne Tirane si kerpudha prane sahatit dhe Skenderbeut), do fus Sandrin ne burg dhe Klani tani miku I ngushte I Rames, do hap qindra mijra vende pune (vetem Ay dhe ju te ri-pjelljes I shikoni vendet e hapura), populli po shikon te caj ferren dhe shpresa per te jetuar ne vend ka vdekur. Ju te ri-pjelljes vazhdoni kengen qe ju ka mesuar Skenderbeu I Spiropaleshes. Ne djall Berisha dhe Basha, por ky eshte ne leme dhe duhet te shij grurin ose urgjentisht te iki. Llafet e tij te bukura nuk I pelqen me njeri pervec punonjesve te shtetit te ri-pjelljes.

  19. Prishtinasi says:

    Paj me duket se dikush po mendon se ka zbuluar Ameriken,thuajse eshte Wikileaks.A keni lexuar dikush nga ju ndonje prej dokumenteve te atij superskandali.Tash shumica jush beni thuajse qfare u zbulua.Po pse more nuk merreni me llumin e ketij degradimi disa vjeqare qe ka emrin PD,LSI, po cila prej tyre eshte me e paster se PS-ja.Hajduti i shekullit nder shqiptar(L.B)i cili ka perzier doren e tij tinzare edhe ne Kosove(shtepia e verdhe)sot na propagandon te riun e ndryshimeve,njeriu qe ka pune me drejtesine.Njeriu duhet te jete medeomos asnjanes dhe e sheh dallimin. Keta sot ne pushtet kane vetem nje gabim qe nuk kerkuar me ngulm nga drejtesia te godasi ish kryeminstra,ish minstra ,besa ndoshta edhe ish president etj sepse ka aq shume dosje qe kjo qe po trumbetohet thuajse kane ardhur Ufot ka te beje me super pagesa dhe me devijim te rruges se reformes me te madhe per drejtesi ne Ballkan.Nuk ka kthim duhet drejtesi sepse nese dy vite apo deri tre vite kane pritur keta prokurore dhe kane devijuar hetimet kjo eshte padrejtesi dhe me e rrezikshme sesa trafikimi qe po flasin.Trafikim si trafikim here bie here rritet,personat zihen por nese prokuroret devijojne me qellime politik mund ta djegin Shqiperine.Andaj kerkohet superhetim pse keshtu ka ndodhur me superdosje si per Rrugen e Kombit ,21 janarin,Gerdecin pse po heshtni per keto e per Fazliqa e shume te tjere.Me shprese se kemi mbledhur mend dhe nuk kercejme pa bere hoop dhe e presim fundin para se te besojme shume ne fillim.

    1. Jimmy Trendelina says:

      O Prishtinas, po ti mer lal ku e gjen kompetencen dhe autoritetin te percaktosh pastertine PS, mos i fut noi lecke me sapun mjes per mjes apo ta thote axha darke per darke. Ik or taj merru me LDK e me ThaQin. Ah dhe shqip shkruhet “çfare” dhe jo “qfare”.

    2. realisti says:

      Nuk ka paqe pa drejtesi! Akuza pa fund nga te gjitha anet po asnje vendim gjygjesor i formes se prere dhe perfundojme tek thashethemet pa fund. Hajde mos i jep te drejte atij te ”gjatit” kur thote “kazani mediatik” Nuk mundet te beje hetuesin apo gjykatesin nje gazetar nuk ka tager ligjor dhe çeshtja ngelet tek thashethemet. Me ka thene nje shok , me ka thene nje burim i sigurte dhe asnje vendim permbylles, perfundimtar. Pa vendim gjykate çdokush prezumohet i pafajshem dhe ne ngecim tek thashethemet tek “kazani”.Prandaj muk mund te kete paqe pa drejtesi.

  20. , says:

    shum e drejt Prishtina!..

  21. AM says:

    Po pse, akoma ka njerez qe nuk e dine qe keto materjale i ka dorezuar prokurori tek luli dhe luli tek gazetari?! Hajdari ka profesjon prokurorin. Hajdarin e ka vene ne pune Sala. Hajdari dhe Hajdaret tashti qe po i heqin nga prokuroria po reagojne.

  22. peter says:

    Mire do te kishte qene te kishte nje vule hyrese ne Republiken e Vangjusistanit e Shijakistanit e para se ti publikonte ai duhet tju kishte marre leje Gjusheve e Abdylajve. Ky gazetar meriton te shpallet non grata! Turpi I gazetarise …gjermane!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje