Voltana Ademi sqaron deklaratën: Kam të drejtë të gjuaj me molotov, por fjalën ma transmetuat gjysma-gjysma

6 Qershor 2019, 19:07Politika TEMA

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi përmes një statusi në “Facebook” ka sqaruar se përse e ka thënë shprehjen “do të qëlloja me molotov”.

Ademi shprehet se fraza e saj është nxjerrë nga konteksti. Ajo thotë se do të qëllonte me molotov, mirëpo këtë gjë e ka të pamundur, pasi nuk di ta bëjë. Ademi jep edhe arsyet përse sipas saj ia vlen të protestohet fuqishëm kundër qeverisjes aktuale të vendit.

Reagimi i Voltana Ademit:

“Molotov” ka shqetesuar deri në trembje shumëkënd! E artikuluar mjaft qartë nga unë në një intervistë televizive, kanë tentuar e po te tentojnë ta nxjerrin nga konteksti.

Në fakt, këto katër vite por edhe më herët, Shkodra dhe shkodranët kanë patur mijëra arsye për të përdorur “molotov”. U anashkaluan deri në harresë të plotë nga kjo qeveri, u burgosën, u dhunuan, iu hoq ndihma ekonomike, iu hoq buka e gojës, i pushtoi e i dhunoi kriminaliteti e pushteti i kriminelëve.

E sot po i kërkohet të mbyllin sy e veshë, kur po u rrembehet ajo që e fituan me mund e sakrifica, madje edhe duke sakrifikuar jetën: Demokracia, e drejta për të zgjedhur! E drejta per të jetuar e punuar të lirë! E drejta për të qenë të sigurtë e për të gëzuar vendin e vet!

E po e artikuloj edhe një herë:

“… me “molotov” për të bërë shumë zhurmë! Shumë zhurmë! “. Ashtu siç kanë ushtuar e ushtojnë sheshet e kryeqyteteve perendimore në Itali, Francë, Greqi etj.

Fjalën time duhet ta kishit transmetuar të plotë e jo gjysma- gjysma! E keni të postuar të gjithën, prej kater ditësh, në faqen time Facebook!

Protesta, figurativisht edhe me “molotov” është një mënyrë për t’u mbrojtur nga ata që po na vrasin! Është mënyrë për të bërë zhurmë për t’u dëgjuar!

Po prap do të protestojmë, me tërë fuqinë! Për të mbledhur të tjerë e sa më shumë!

E figurativisht me “molotov” , për të zhurmuar për dyert e mbyllura të institucioneve, dhe burgun që Edi Rama po i ndërton përditë njerëzve të thjeshtë, e qe po i vret përditë!

Kemi prekur fundin! Nga zhurma duhet të shqetësohen ata që kanë frikë! Dhe me të vertetë duhet të kenë frikë! Nga njerëzit e thjeshtë dhe nga e keqja që kanë mbjellur!

5 komente në “Voltana Ademi sqaron deklaratën: Kam të drejtë të gjuaj me molotov, por fjalën ma transmetuat gjysma-gjysma”

  1. Migjeni mix says:

    Tashi ta morim vesht muhabetin ti,ke t drejt apo ke qejf,se t drejt e kom edhe un,dhe e kom shum t drejt,aq t drejt e kom saqe rri perpjet si rraket..a don me e provu ?
    A don qymyr moj zonj ?
    Apo don dru,dru t trasha dhe t drejta dhe t gjat…

  2. plaku says:

    Po ku e gjete mollotovin moj Kryetare e Bashkisë së qytetit të humorit dhe gjuhës së ëmbl shkodrane .Ku dhëmb dhëmballa vete gjuha ,por këtej nga ne ka edhe një shprehje të goditur Nuk lahet dot M..i me Sh,,rë

  3. Tironci says:

    Kaq kurve je ti dhe partia jote sa cfar thoni tani,nuk thoni pastaj.Vrerin e keni ne shpirtin e zi,nga andej burojn ato qe mendoni dhe thoni.Tani del buce e na flet per ane figurative!!!!! Habi sepse ju sdini as shkrim dhe kendim te gjuhes se bukur Shqipe,dhe jo me te perdorni fjale figurative.Keni nje jete qe merreni duke shkeput fjale andej ketej,dhe sot qe te ra zjarri mes shaleve te tua te qelbta,Po te djeg !!!.U djegshi si rrac e si parti debile dhe cop injorante.

  4. Nikolin says:

    Me duket se po te vjen keq per vendin e lunes ma teper

  5. Ndue Cicmici says:

    Ma femen p. i marre se njikjo nuk ka ne grope te Shkodres!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje