Rama, mesazh Bashës: I jam lutur Lulit si Romeo-Zhuljetës, qofte te daja s’ka më. Del Vangjeli e qirje Nardi e kërkojnë shtyrje

6 Qershor 2019, 19:28Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Belsh tha se kishte edhe një mesazhpër kreun demokrat Lulzim Basha.

Rama me shaka u shpreh se vjet i është lutur Bashës si Romeo – Zhuljetës dhe në fund pranoi që PD të hyjë në qeveri.

Edi Rama theksoi se e ka bërë këtë për të mirën e Shqipërisë, që vendi ynë mos të shahej nëpër botë, kurse shtoi se s’mund të vazhdohet më kësisoj,  nuk mund të ketë pushtet pa fitore zgjedhjesh.

Del Zoti Vangjeli dhe qirje Nardi e thonë që të shtyhen zgjedhjet. Kjo nuk shkon.

Nuk mund të bëjmë ne çfarë duan ata. Ata duan tjetër kryeministër, duan të bëjnë si të duan ata. I bie njësoj sikur ne të ishim në opozitë dhe të kërkonim gjërat që duam ne.

Luli do ta mësoja. Bretkosa në Belsh ka sa të duash, qofte te daja nuk ka, kanë mbaru.

E bëra këtë batutë sepse mu kujtua vjet. I jam lut vjet Bashës si Romeo Zhuljetës. Jo për të as për vete, por për t’i dhënë mundësi vendit që mos të kishte sherr dhe as shamata.

Morën çfarë të duan. Morën edhe burgun se burgjet i donin, sepse nxirrnin njerëzit nga burgu me leje lindje, vetëm që të dilnin në fushatë. E bëmë për të mirën e Shqipërisë.

Ata kanë sharë Shqipërinë për turp të tyre. Por sot nuk bëhet më kështu, sepse nuk mund të vazhdohet më të fitohet pa u zgjedhur”, deklaron Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se opozita e sotme ka qenë në pushtet për 30 vjet dhe e ka treguar se vetëm shkatërron, kurse shtoi se qeveria ndërton.

“Një gjë është e sigurt: Më të mirë se ne nuk ka. Vlerësimi nuk bëhet me llafe, as me gjatësi, por me fakte. 30 vjet mjaftojnë për të bërë krahasimin.

Krahasoni çfarë kanë bërë ata e çfarë ne. Nuk kemi shkatërruar, nuk kemi shkatërruar vendin, nuk kemi ngritur armët e shtetit kundër atyre që protestojnë, asnjëherë nuk kemi ndalur së protestuari.

Këtu në Belsh. Në Librazhd, në Elbasan, në të gjithë Shqipërinë, puna jonë flet më mirë se çdo fjalë. Kur kemi bërë fushatën në Elbasan, kemi qenë me Qazimin e vinte erë e tmerrshme plehrash që digjeshin në mes të qytetit. Qazimi më tha që do ia heq këtë kancer qytetit. E kemi kthyer Elbasanin në vend të përpunimit të mbetjeve.

Ata nuk janë fare sepse kanë frikë të përballen me popullin. Ata e dinë shumë mirë se nuk fitojnë dot zgjedhje dhe kapen pas çdo lloj alibish, të pakuptimta,  absurde, të dëmshme, për të shmangur atë që nuk e shmangin dot: zgjedhjet. Kanë dalë në rrugë dhe në rrugë do të mbeten, si rrugët që i kanë lënë rrugëve. 

Në Elbasan përfunduam rrugën, kurse ata nuk është detyra jonë t’i kthejmë nga rruga. Kanë filluar që të rrahin njëri-tjetrin. Ata kanë vendosur të vrasin veten politikisht. Flasin këta për drogë e krim, ndërsa ai që rrahu babë e bir ishte trafikant droge.

Në rast se ata do i kishim detyruar që mos hyjnë në zgjedhje, kjo do të ishte antidemokratike. Ata kanë pranuar humbjen pa hyrë në zgjedhje.

Ky nuk është problem i shtetit, as i qeverisë, por problem i opozitës. Ata e dinë se humbin zgjedhjet, sepse kanë një udhëheqje të korruptuar e kriminale. Ata kanë frikë nga drejtësia. Ata po bëjnë gjithçka që të kthejnë reformën në drejtësi. Ata i ka marrë me vete urrejtja, kanë humbur logjikën. Ne nuk shtyjmë dot zgjedhjet”, tha Rama.

7 komente në “Rama, mesazh Bashës: I jam lutur Lulit si Romeo-Zhuljetës, qofte te daja s’ka më. Del Vangjeli e qirje Nardi e kërkojnë shtyrje”

  1. Drejtesi says:

    Hahahahahaha qirje Nardi hahahahahahahahahaha.

  2. Puka says:

    Bravo Edo, lej ça thone Sali Serbi e Ilir Floriri se ato jane agjentet e Rusise, Serbise dhe Greqise. Se Luli eshte thjesht mikrofoni.

  3. Lizga says:

    BRAVO….te lumte……ec perpara…..

  4. buj says:

    A KE TI NDONJE MERITE PER KETE SITUATE ? APO NUK I NJEF VETES ASNJE KONTRIBUT QYSH NGA NIVELI DEPUTETVE EDHE DERI TE KURVAT QE MBAN NE KRYEMINISTRI, E DERI KE PEDERAST KOSOVA QE KE NXJERRE NE VITRINEN E DIPLOMACISE, A KE NOJ MERITE TI QE E BONE 4 VJET MINISTER NJE HASHASHMEN QE E VETMJA PUNE QE BERI ISHTE TYE SULMONTE TE VETET E TE MBILLTE DRROGE PER KETE VEND E KETE POLICI QE E DAMKOSI ME NJE PLAGE AQ TE THELLE QE DO DEKADA TE HIQET A KE NOJ MERITE TI QE NDAVE PUSHTET ME LULIN PARA 2 VJETESH? PSE E NDAVE ME KESHILLEN E KUJT? NA LE NE BALTE ATEHERE DO NA LESH PRAP TANI? NUK JE ME I MIRE SE LULI , LIKJA , MONIKA ,APO SALA … VERTET NE MMOS ME KEQ SE ATA JE NJE NGA ATA… MALLKUAR QOFSHI TE GJITHE!

  5. Tasha says:

    SI XHULI ROMEOS ,I NGATEROVE ROLET O EDO

  6. Pjero London says:

    Perpara Edi , leri legenat se nuk kane pune tjeter po ashtu Hollanden shtet kurve po prokupohen shume ,perse nuk flasin per kriminelat e tyre qe ka brenda dhe cannabis ne cdo cep rruge ,po ashtu ai gazetari I Bild jam I sigurte qe eshte paguar mire nga bythqirat tone nga kush dihet. Por keto persona qe kane informuar duhet te vihen perpara drejtesise,gjithashtu gazetari dhe gazeta Bild duhet te akuzohen per shpifje
    jane publikime qe demtojne shume opinoinin tone mbare Europen dhe personat qe behet flale .Vetem kur te ishte dhene nje verdict perfundimtar nga gjykatat Shqipetare mund te ishin publikuar .

  7. The Last Hurrah says:

    Hallall Zoti Kryeminister! Tregoju vendin ketyre qenve te rrugeve! Na vjen per te vjelle vetem duke i pare ne televizor keta hajdute dhe kriminele qe te vrasin naten dhe te qajne diten. Nuk i pame ne ata per 30 vjet vetem tym e flake. Keta (PD, LSI dhe shoke) jane tradhetaret me te medhenj qe ka patur ndonje here Shqiperia Am. Tradhetare ne palce…si guxojne qe shkojne dhe bejne lobim kunder shtetit te tyre per te mos hyre ne Europe! Ç’jane keta derdimena! Ç’jane keta katrane e zemer thyer????!!! Keta duan vetem anarki ne Shqiperi, nuk duan shtet! Ligji eshte vetem kur ju intereson opozites se duan te jene vete dhe ligji edhe Maliqi. Pse nuk ka nje ligj per tradhtare te tille ne Shqiperi, qe punojne vetem ne te kundert te interesave te Shqiperise?
    Zoti Kryeminister! Ju bej thirje, ne emer te popullit tone te dashur (#popullinukeshtedele), mos i lesho asnje çike pe! Shko vetem se ç’fare dikton Kushtetuta Shqiperise asnje pike dhe asnje presje te mos vihet e te mos hiqet! Patjeter qe e ke kuptuar edhe vet por ti je “The Last Hurrah” qe te beje Shqiperia perpara!
    Zoti Kryeminister -Faleminderit per gjithçka ben per Shqiperine, popullin dhe interesat e saj!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje