Shitblerësit e dosjeve, ose opozita me afat të kaluar skandece

6 Qershor 2019, 22:15Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

Opozita e Lulzimit dhe e Monikës, është kthyer në gaz i botës, në turpin më të madh të këtij vendi. Kjo opozitë e gjendur sot në ditët e hallit, do të mbahet mend gjatë jo vetëm për skandalet e vjetra, por më tepër se gjithçka tjetër për pazaret e saj me dosjet, për pazaret me CD, për rrugën plot gunga që ka zgjedhur mes të cilës ka 6 muaj që kërkon paturpësisht edhe pushtetin.

Dosja “339”, është dosja që i ka kushtuar shtrenjtë Partisë Demokratike, por më e habitshme mbetet fakti se ku dhe si, i ka gjetur rrugët për “sigurimin” e saj, se ku dhe si i ka gjetur format dhe vlerat monetare për ta bërë atë, pjesë të aksioneve të saj opozitariste. Kjo opozitë me afat skandence të kaluar tashmë, pasi ka 6 muaj që shet dhe ble dosje, pasi ka 6 muaj që postbabales, monton dhe diskrediton vehten me CD të dala boje, mendon se ka ardhur koha që “të merret pushteti me dosjen 339”.

E kthyer në qesharake dhe plotësisht e pabesueshme, opozita e Lulzimit dhe e Monikës, pasi ka ezauruar gjithçka “bindëse” me djegien e mandateve dhe lojën e pistë me ndërkombëtarët, duket se ka nisur marifetin e botimeve të dosjes së blerë në mediat e huaja. Dhe nuk është habi që ka zgjedhur një media gjermane, apo dhe një gazetar që kungohet nga studio e televizioneve private të Tiranës.

Duke menduar se “publikimet e reja” të dosjes së blerë do të shërbejnë për të “ndezur” protestën e së shtunës, Lulzim Basha, ka preferuar të nxjerrë megafonët e tij të shpuar për të paralajmëruar “gjëmën e madhe” duke kërkuar madje nga Ilir Meta edhe shtyrjen e zgjedhjeve për 6 muaj. Llogaritë e Lulzimit natyrisht i bën Monika, dhe llogaritë e Monikës padyshim i bën Iliri, por një gjë është e sigurtë, zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor. Zgjedhjet do të bëhen, bashkitë do të fitohen, opozita përfundimisht do të dalë në pension politik. Shitblerësit e dosjeve , nuk mund të bënin tjetër, veçse lojën e kumbarit të tyre, opozita e skaduar nuk mund të bënte tjetër veçse të merrej me prokurorët dhe gjyqtarët e Plepave, me të cilët ka 30 vjet që ujdis punët e saj të molepsura.

Shitblerësit e dosjeve dhe CD, tashmë e kanë mbyllur llogarinë me shqiptarët, por edhe me ndërkombëtarët. Asnjë tundje gishti, asnjë paralajmërim, asnjë shikje dhe shpifje me “Niçe” dhe “Babale” nuk mund të ndalë këtë vend në turravrapin e sigurtë drejt BE. Ata që kanë 6 muaj që tundin dosjet e CD e shpëlara, duke i përdorur si “kartë magjike” por të blera shtrenjtë nga plepaxhinjtë, nuk mund tu imponohen në 2019 as shqiptarëve, dhe as një qeverie të ligjshme të dalë nga vota e lirë. 

Lufta e dosjeve, që po bëjnë sot opozitarët e plakur nga pesha e mëkateve në 30 vjet tranzicion, duket si lufta e Sanço-Pançove me mullitë e erës. Shitblerja e dosjeve , nga një opozitë me afat të kaluar skadence, është kthyer në kauzë të një grushti politikanësh që kurrë nuk janë votuar nga shumica e shqiptarëve, që kurrë nuk kanë patur legjitimitet kushtetues, pasi në afro 30 vjet i kanë kthyer partitë në prona private, madje që kurrë nuk janë votuar nga shumica e anëtarësisë tyre. Shitblerja e dosjeve sot, po u shërben vetëm atyre që për 30 vjet kanë punuar me dosjet e bashkëpunëtorëve të tyre, që për 30 vjet kanë shantazhuar me dosje bashkëpunëtorët e tyre, dhe që për fatin e keq, edhe sot e kësaj dite gjallojnë akoma në skenën politike.

2 komente në “Shitblerësit e dosjeve, ose opozita me afat të kaluar skandece”

  1. !!!!!!!! says:

    Kjo eshte e qart gazetaret e PD ja kan dhen informacionet ketj koqe gazetar plus ne ndimen e nje apo dy prokororve… KLODIANA LALA eshte prototipi i gjith kesaj rrumpalle me ndimen dhe mendimet e nje koqe qe ka pas shqiperia SUPER IDIOTI SALI qe kujton se do hulli po thuaj 90% te shqiptarve ne gremin….TURP TURP TURP…. DHE KRIM PER ATE GAZETARE DHE GAZETAR…… KURR DHE KURR NUK MUNDET TE MARRIN DRJTIM ME KETO INJORANT….

  2. dosja eshte shitur e pakta 100 mije euro.

    le ta hetojne po deshen. ose edhe me shume, por nje dosje e tille nuk leshohet pa aq leke.

    opozita per lesh do te shkoje jo 1-2-3 por 101 dosje te kete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje