FOTOT: Arkipelagu i ishujve të Ksamilit, një perlë ende e pa zbuluar

7 Qershor 2019, 17:47Turizëm TEMA
FOTOT: Arkipelagu i ishujve të Ksamilit, një perlë ende e pa

I zhytur në një park natyror, dhe i rrethuar nga ujërat e kristalta të detit Jon, Ksamili është destinacioni më atraktiv bregdetar që ekziston në Shqipëri, dhe vetëm gjashtë milje nga Greqia (Ksamili do të thotë “gjashtë milje”).

Pranë këtij qyteti ndodhet Parku Kombëtar i Butrintit, një zonë e mbrojtur UNESCO, në majën më jugore të vendit, më pak se 20 kilometra nga qyteti i Sarandës.

Sikur të mos mjaftonte bukuria e këtij vendi, Ksamili është gjithashtu pjesë e një arkipelagu të vogël të përbërë nga  katër ishuj, që duke i pare ato, duken si parajsë në Tokë.

Katër ishujt shkëmbore, të pabanuar, të mbuluar nga një bimësi e dendur mesdhetare, me një rërë të bardhë në brigjet e tyre, ku mund të arrihet vetëm me varkë.

Të gjithë së bashku, këta ishuj nuk kalojnë sipërfaqen prej 10 hektarësh. Dy ishuj të tjerë janë të lidhur në kontinent nga një rrip i hollë rëre, pak si ato pamje që shihen në Maldive dhe Karaibe.

Por spektakli më interesant është ai që mund të admirohet në det: ujërat e freskëta dhe transparente, në të vërtetë, janë të banuara nga shumë delfinë.

Kjo perlë e fshehur, është ende e panjohur dhe frekuentuar nga turistët e huaj (shqiptarët e dinë shumë mirë këtë vend), por në pak vite me siguri do të përfshihet nga ‘’stuhia’’ turistike, duke pasur parasysh suksesin që Shqipëria shijon vitet e fundit.

Pas dekadave që Europa nuk kishte më një destinacion të tillë të kërkuar, e fundit kishte qënë Greqia në vitet 1990 , këtu në Shqipëri jemi dëshmitarë të një bumi të vërtetë turistik.

Për fat të mirë, në këto pjesë nuk ka ende hotele të mëdha, dhe zinxhirë hotelerish ndërkombëtare, por vetëm objekte të vogla familjare që janë gjithashtu mjaft të lira.

Natyrisht, muajt e verës janë më të shtrenjtë, por këtu klima është e shkëlqyer gjatë gjithë vitit dhe  për ata që vijnë jashtë sezonit.

Për të arritur në arkipelagun e Ksamilit, mënyra më e shpejtë është fluturimi nëpërmjet ishulli të Korfuzit,  që është vetëm disa milje larg detit, dhe  më pas me anë të një trageti të arrihet në Sarandë.

Meqenëse në Shqipëri është e domosdoshme të keni një makinë (të vetën, ose me qira), mund të merrni tragetin nga qytetet italiane të Trieste, Ankona ose Brindisi, për në portin e Durrësit dhe më pas të përshkoni rrugën përgjatë bregdetit.

Një pjesë e kësaj rruge ndër të tjera, është një ndër më të bukurat në Evropë dhe është absolutisht udhëtim I këndshëm. (ata)

3 komente në “FOTOT: Arkipelagu i ishujve të Ksamilit, një perlë ende e pa zbuluar”

  1. Henri i VII says:

    Kjo perle eshte ne duart e barbareve, duhen edhe 100 vjet qe te marre pamje europiane

  2. Nostalgjik i Sarandes qe ishte nje here e nje kohe says:

    E pazbuluar ka qene deri me 1990, kur nuk te lejonin te shkoje te ishujt e sidomos te ishulli dysh. Me mik kam mundur te shkoj te ishulli me i afert, qe arrin edhe duke ecur me kembe. Ushtari i shkrete rrinte ne diell, maje kodres, me kallashin gati.

    Magjike kane qene ishujt e Ksamilit ne gusht 1991, kur me ne fund munda te shkoj pa marre leje ne degen e brendhsme te Sarandes, s’kishte kembe turisti, as ndertime, as motora uji e varka te ndryshme, as restorante, as bare, as muzike ne kupe te qiellit, thjesht natyre. E bera me not rrugen nga nje ishull te tjetri, duke ndenjur nga gjysem ore ne çdo ishull. Vetem fare, asnje zhurme, vetem zerat e natyres, nje det i qete e i paster, asnje ndertim nuk e shemtonte bregun, plantacionet me agrume akoma nuk ishin shkaterruar, nje gjelberim fantastik, nje qetesi parajse. Kalova 5-6 ore ne det, dhe ne ishuj, duke notuar nga nje ishull ne tjetrin e duke u çlodhur… nuk kam per t’i harruar ato mbresa deri sa te vdes. Me vjen keq per ata qe lene parate ne plazhet e Ksamilit, i cili sot eshte shnderruar ne nje Disneyland te shtrenjte dhe te stermbushur, ku nuk afrohesh dot ne korrik e gusht…

    E quaj veten me fat qe e jetova ne Ksamil ate dite te gushtit 1991.

  3. Vlonjati says:

    NGA KALOHET PER KSAMIL ,SE ED RAMA KA 8 VJET QE FIERIN E KA IZOLUAR .ME QELLIM APO JO, DO E SHOHIM ME VONE KUR TE IKE NGA SHQIPERIA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje