Lëvizja #KuToo vazhdon të rritet në Japoni, pas peticionit që iu paraqit qeverisë kundër praktikës që i detyron gratë të përdorin taka në punë.
Nisma u mor nga aktorja e pavarur dhe shkrimtarja Yumi Ishikawa dhe tashmë janë grumbulluar rreth 20 mijë nënshkrime, duke u bërë virale në mediat sociale vetëm për pak ditë.
Termi i përdorur për lëvizjen lidhet me fjalën japoneze “kutsu” që nënkupton këpucë dhe me fjalën “kutsuu” që do të thotë dhimbje.
Dokumenti i paraqitur në ministri flet haptazi për diskriminimin gjinor, duke përmendur fushatën e kohëve të fundit të “cool biz “, kërkesa e së cilës u miratua në verë nga ekzekutivi, ku një punonjësi tipik japonez i lejohet të mos veshë kravatë.
Bravo