Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takim me strukturat e LSI-së Tiranë, në prag të protestës së ditës së nesërme.
Kryemadhi tha se kjo protestë nuk do të jetë e partive, por do të jetë një protestë e qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, të cilët duan një të ardhme më të mirë për ta dhe fëmijët e tyre.
“Protesta e nesërme nuk është as protestë e LSI-së, as e PD-së, por është një protestë e qytetarëve të Tiranës, por edhe e gjithë qytetarëve të Shqipërisë që janë të gatshëm për të ardhur dhe për të protestuar. Sot qytetarët nuk kanë ndërmend të gjejnë armikun e klasës, as nuk kanë ndërmend të gjejnë imperializmin dhe revizionizmin, por mbi të gjitha qytetarët e Tiranës sot kanë ndërmend të garantojnë të ardhmen fëmijëve të tyre, të garantojnë mirëqenie për familjet e tyre, të garantojnë arsim të barabartë për fëmijët e tyre, të garantojnë shëndetësi të denjë për veten e tyre, të garantojnë një ekonomi të fortë, të garantojnë punë dhe mbi të gjitha të garantojnë siguri për të ardhmen e fëmijëve dhe për të ardhmen e Shqipërisë”, tha Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.
Kryemadhi theksoi gjithashtu se beteja e opozitës nuk është me uniformën e policisë dhe me institucionet e shtetit shqiptar, por është një betejë kundër krimit të organizuar. “Beteja jonë nesër nuk është as me uniformën e policisë, as me godinën e Kryeministrisë dhe as me godinat e shtetit shqiptar.
Të mos harrojmë që ata që vuajnë njëlloj si ne dhe si gjithë shqiptarët janë motrat dhe vëllezërit tanë që kanë gardhin rrethues që duhet të mbrojnë një kryeministër të ikur. Të mos harrojmë që godina dhe dhuna që ushtrohet ndaj tyre përsëri paguhen me paratë e taksapaguesve tanë. Mos harrojmë që çdo dhunë nuk i jep vlerë protestës, por përkundrazi i jep rolin e viktimës Edi Ramës.
Edi Rama nuk është viktima. Viktima janë shqiptarët. Edi Rama është emri dhe fytyra e krimit të organizuar dhe beteja jonë e pandalur dhe pa asnjë kompromis, nuk është as me Partinë Socialiste, nuk është as me institucionet e shtetit shqiptar. Beteja jonë është me krimin e organizuar, i cili ka fytyrën dhe emrin e Edi Ramës dhe kjo betejë nuk do të ndalet deri sa të çrrënjoset njëherë e përgjithmonë”, tha Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.
“Sot më shumë se kurrë unë jam e bindur se jemi në rrugë të mbarë. Pse jemi në rrugë të mbarë? Jemi në rrugë të mbarë sepse besoj e mbani mend të gjithë që në 27 qershor të 2017-s vetëm dy ditë pas zgjedhjeve të famshme të 25 qershorit, ish-kryetari i asaj kohe Petrit Vasili mbajti një konferencë për shtyp ku denoncoi krimin e organizuar që grabiste dhe dhunonte votat e shqiptarëve. Kur denoncoi që krimi i organizuar me paratë e trafikut të drogës bliheshin dhe intimidoheshin shqiptarët për të ndryshuar rezultatin në kutitë e votimit.
Dhe sot ja ku jemi. Vërtetë me një kosto shumë të madhe politike, shoqërore dhe ekonomike për Shqipërinë, sot ne jemi përballë një rrënoje e cila është në grahmat e saj të fundit, e cila po kërkon çdo ditë e më shumë sadopak oksigjen. Por ne e kemi vendosur, do ja heqim prizën. Nuk ka më asnjë moment dhe asnjë kompromis me një njeri i cili jo vetëm që ka punuar dhe po punon për grupin e tij të klientëve prej pesë vetash, por përkundrazi ka varfëruar shqiptarët. Nuk ka kompromis me askënd i cili jo vetëm që premtoi 300 mijë vende të reja pune, por largoi 500 mijë shqiptarë nga Shqipëria.
I cili rriti taksat, rriti çmimin e energjisë elektrike, rriti faturën e ujit, rriti koston e jetesës për shqiptarët, ndërsa rrogat përkundrazi i la aty ku ishin, duke zhvlerësuar lekun shqiptar dhe duke u krijuar shqiptarëve një pasiguri shoqërore, ekonomike dhe duke mos iu garantuar atyre të ardhmen e fëmijëve”, tha Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.
tranzicioni shqiptar??
–
nuk jam tifoz i ramutit moj baxhelle po ai per ty dhe Presidentin me te mire dhe dashnorin e cadres po punon dhe jo per shqiperine…qe te thuash, te mendosh apo besosh se shpellare si ty apo maloku bashkshort me kamarjerin e rinasit do shpetonin shqiperine eshte nje tmerr qe vetem te semuret psiqike do ta perballonin.
Pasi e vodhet kete popull gjate gjithe tranzicionit tani pa piken turpit po na tregoni qe perseri ju bastardet dhe hajdutet di te na “udhehiqni” per te dale nga ky trazicion qe ju e perdoret per tu pasuruar….hahahahahaha a ja q…robt ku kemi rene ne dore te malokve e te kosovarit nga Drenica e te baltaxhiut te Skraparit….kapni armet o popull dhe tja shkerdhejm Vilat ke Gjiri Lalzit qe i ndertuan me gjakun tuaj
Me ke.është lufta? Me.krimiin e organizuar? Po iki Rama nuk do ketë më krim të organizuar sepse vetë shteti.mund të jetë kriminal! Por yt shoq moj rrote kurve është presdient, Crë ka bere ai për të luftuar krimin e organizuar? Ti flet sikur Yt shoq është në burg dhe jo President! Ik moj qiu duke tjeter se na hapet barkun.me këtë thenie. Kaq budalla është populli Shqiptar atje ne Shqiperi që I beson juve! Bobo, sa mbrapa po shkoka!
BURGIMI JUAJ DHE I ILIR FLORIRIT DO SJELLI DELIKRACINE E VERTET
Pa u larguar edhe ju hajdutat e florit e shume e shume pasuriveve tjera nuke merre fude tranzicioni.Ju duhet largoheni se bashku me ortaket tuaj te partise komuniste te plakut,e te edvinit jeni te njejtit,nji mut i ndare ne tre pjese,ju jeni fatkeqsia e kombit,barbare te pa ngopur,ju jeni flliqsirat e njerzimit.sh mona ju e ortaket tuaj jeni ata qe po zgjatni pa fundesisht tranzicioni i vendit tone.
Fundi I tranzicionit ne Shqiperi do vije kur te shkojne pas hekurave zullumqaret qe kane 30 vjet qe na reopen te gjalle
I pari ne liste S Berisha we dogji ,shkaterroi , vrau, vodhi e vazhdojne te vjedhin falangat e tij duke bere jete lluksi e njemije e nje te tjera
Ilir Meta qe ka provuar ne menyre te rrufeshme gjithe shkallet e karrieres vetem Duke u perdredhur sa majtas djathtas e mbuluar pislliqet qe ka bere duke rrezuar o lene ne mes qeverite , hajdut I sofistikuar qe nga hici e pa punuar asnje dite , politika pjellore e ka bere milioner
Monika Kryemadhi zonja e pare qe per shkak te qeverisjen se Rames ka ngelur pa femije se I ka shpene jashte se ketu femijet e presidentit nuk qenkan te sigurte Vila nga te kater anet si politikane goje farmaqe e etur per pushter se I vjen keq per te varfrit qe kujtohet vetem kur vjen ne pushtet Hajdute e regjur
Lul Basha vertet Don Kishoti shqiptar hajdut si minister I rrugeve, hajdut I votave per bashkine e Tiranes vrases e me fund nese E Rama ka shperdoruar besimin e socialisteve e nese ka vjedhur edhe ai te denohet , por I fundit Ti zonje e pare qe bere mishmash vendin deno burrin tend e veten tende se ke 30 vjet qe udheheq pastaj fol per te tjeret
Shikoje mire filxhanin Mona se ke nje haber qeverie me 5 te kuqe : “ Me date 30 qershor do te jete turpi juaj i madh dhe braktisja juaj perfundimtare nga vete njerezit tuaj “ sepse do e kuptojne qe nuk u ofroni me asgje vecse fjalor te rendomte vetem me fjalet : oligark, krim, droge, bandit
Në fakt fundi i tranzicionit shqiptar nisi diten kur banda politike pd-lsi u largua nga parlamenti dhe 30 qershori është vazhdim i procesit te pastrimit te politikes shqiptare nga banditet politike dhe shkuarjes se Shqiperise drejt Demokracise se shumë pritur nga shqiptaret.