Studiuesi Pirro Misha, ka qenë një nga të ftuarit e Provokacija-s natën e sotme me gazetarin Mustafa Nano.
Studiuesi ka folur në lidhje me krizën politike në vend dhe protestat e opozitës. Sipas Mishës dhuna apo thirrjet për kryengritje, nuk janë veprime që tregojnë për një demokraci të vërtetë.
Më tej Misha deklaroi se pas zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, do të duhet që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pasi populli duhet të shprehë vullnetin e tij gjithsesi.
“Unë mendoj që ka një gjë , është vështirë të japësh formula sepse secili nga ne është pjesë e subjektivizmit të vet.
Unë mendoj që Shqipëria do shkoj në zgjedhje deri në datën 30 qershor, zgjedhjet lokale do bëhen në mënyrë të panatyrshme, por menjëherë pas asaj ka nevojë për kompromise e për zgjedhje të parakohshme.
Sepse sidoqoftë populli pas kësaj që ndodhi, traume, duhet të shprehë vullnetin e vet, ti krijohen kushtet.
Shpresoj që pas këtij muaji të ketë një ulje të pasioneve.
E shoh Z. Basha nën presion të jashtëzakonshme dhe jo vetëm brenda partisë por edhe elementë jashtë politikës, të cilët kanë një fluturim të fantazirave të tyre”, tha Misha.
studiuesi i leshit te likes ka vendosur zgjedhje te parakoheshme.jane mbi 1 milion zgjedhes qe thone jo,vetem nese pd dhe lsi fitojne 1 bashki me shume se ne 2015.puthuni e ngusellohuni per vetplagosjen dhe pergatituni per 2021.
Respekte z. Prro por si studjues qe jeni kujt i thoni popull…..
Zapuuesve te astirit….?
Malokve te Xhelal Diteziut….?
Apo atyre 100 apo 200 militanteve inorante….?
Po jane dhe vandalet qe dine vetem ti vene zjarin vendut….
Zoti Pirro ne qofte se do te shikosh popullin nqse i mbledh Edi dije qe bulevardi do te mbushet deri te busti i Zogut.